• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

“Rama flet për arrogancë nga frika se mos qytetarët sillen si kuksianët, vartësit që duhet të ndryshojë”

13:59 : 28/04/2018
në POLITIKE

Edi Rama sot në Asamable la të nënkuptojë se po qeveris keq se nuk ka opozitë. Pra fajin e ka apozita. Përtej sulmeve që priteshin në drejtim të saj, të cilat shtohen sa më shumë Rilindja ndien t’i kërcasin kockat nga mbipesha e krizave, Kryeministri ka kuptuar rrezikun që po e kanos.

Ky rrezik është arroganca. U përpoq mes ojnash retorike t’u thotë të vetëve, ndërroni sjellje! Meqenëse shefi i ekzekutivit duket i paqartë se çfarë është arroganca, duhet ta ndihmojmë të kuptojë.

Arroganca më e madhe është gënjeshtra. Të tilla, nga viti 2013 e sot ka pafund në raport me premtimet e veta. Funksionimi mafioz i segmenteve të shtetit është pëllitja e saj. Për disa vite i thamë Kryeministrit, vendi po bëhet hambar droge e nuk e pranoi kurrë. Do kishte shpëtuar vendin, veten dhe Tahirin po ta shkarkonte tre vjet më parë. Por jo, prapë fajin e pat opozita. Arrogancë është aleanca me të fortët, me të cilët ndyu jetën parlamentare.

Përsëri këso kohe akuzonte opozitën që kërkonte dekriminalizim. Arrogancë janë koncesionet e errëta, për të cilët qytetarët nuk u bindën kurrë. Arrogancë është boshatisja e vendit, sepse njerëzve u ka vdekur shpresa dhe mundësia për të jetuar me dinjitet. Arrogancë është manipulimi i reformës në drejtësi për të hequr njerëzit e Berishës dhe zëvendësuar me ata të Ramës. Arrogancë është kualiteti i ministrave që na qeverisin dhe gjuha e tyre. Fatmir Xhafa duket sikur është i pari i dheut, “dora e amerikanëve” mbi vatan, si dje hetues dorë e pamëshirshme e diktaturës.

Çdo fjalë e lëshon si plumb ndaj armikut dhe shpullë ndaj qytetarëve. Arrogancë janë ngërdheshjet e Arben Ahmetajt dhe kalkulimet e tij mbi ekonominë, që skalafitet si dhe Kullat e Erjon Velisë. Arrogancë janë hakërrimet e Mirela Kumbaros ndaj artistëve po shumë më tepër panagjeriket e saj publik. Arroganca nuk është vetëm gjuhë, por edhe sjellje, edhe qëndrim. Korrupsioni është arrogancë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Kryeministri e di si jetonin të vetët në vitin 2013, pa përfshirë ata që kishin shijuar pushtetin 1997-2005 dhe si jetojnë pas 5 vitesh qeverisje. Natyrisht, nëse mbetemi te komunikimi nuk akuzojmë dot për këtë Lindita Nikollën, Olta Xhaçkën, Niko Peleshin e Ditmir Bushatin, se Majko një ministri folklorike ka e nuk llogaritet, por të tjerët ama të bëjnë të rrahësh televizionin me shkop sa herë shfaqen. Këtë trajtim e meriton ekrani edhe na përcjell fjalimet e Taulant Ballës dhe shahirve të tjerë, që stërbalaken në metafora banale si poetët oficera gjatë realizmit socialist.

Arrogancë është pushteti okult i oligarkëve që marrin cdo tender dhe sillen si qehajaj në territorin e Republikës. Këta nuk i nominon opozita, veç një Vilma Nushi që nuk ja njeh kush fytyrën. Arrogancë është sjellja intimiduese ndaj mediave. Arrogancë është parimi haxhi qamilist “hallall me rrejtë kaurrin” d.m.th Europën për integrimin e fajësimi i opozitës se Gjermania shfaqet hezituese. Frika se mos qytetarët sillen të gjithë si kuksianët i ka shkaktuar Kryeministrit ankth por edhe vetëdije.

Receta për të mundur arrogancën nuk janë fjalimet, por eliminimi i shkakut. Kryeministri duhet të ndryshojë vetveten, vartësit, atë aradhe trukokallësh që i bëjnë hosana dhe i përkedhelin veshët me lavde krypur me nënshtrim. Arroganca e ka burimin tek Edi Rama. Ministrat seriozë, apo teveqelë janë instrumente të tij. Rama ka nevojë për terapi. Le ta fillojë çdo mëngjes para pasqyrës duke thërritur: Poshtë arroganca, poshtë arroganca!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
Para

Plas sherri për turnet e punës, shqiptari ‘masakron’ shefin

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com