Njerëzit mund të mendojnë se lufta ndaj obezitetit nuk lidhet me vullnetit absolut, por kërkimet mjekësore thonë të kundërtën. Sipas BBC, këto pesë faktorë që ndikojnë në peshën tuaj mund t’ju habisin kur t’i zbuloni.
1. Mikrobet e zorrëve
Tim Spector është një profesor që ka studiuar rastin e dy binjakëve, ku njëri peshonte 41 kg më shumë si tjetri. Pasi ndoqi progresin e tyre për 25 vjet, Tim tregoi se një prej ndikimeve në peshë janë mikroorganizmat e vegjël, që jetojnë thellë në zorrë.
“Çdo herë që hani diçka, ju jeni duke ushqyer njëqind trilion mikrobë. Ju nuk ushqeni vetëm veten. Sa më i madh të jetë diversiteti, aq më i dobët është njeriu,”– tha ai. Duke pasur një dietë të shëndetshme dhe të ndryshme, e pasur me burime të ndryshme të fibrave, është treguar se ka krijuar një gamë më të larmishme të mikrobeve të zorrëve. Ai paralajmëroi se njerëzit në Britani hanë gjysmën e fibrave që duhen.
Fibrat më të mira janë:
-drithërat e mëngjesit
-frutat
-perimet si brokoli dhe karrota
-bizelet dhe fasulet
-arrat
2.Lotaria e gjeneve
Shpesh pyesim veten përse shëndoheshemi edhe duke pirë ujë, ndërsa të tjerë hanë të gjithë gjërat në shtëpi e nuk shtojnë 1 kg. gjithcka lidhet me gjenet, të cilat ndikojnë në organizëm.
Gjenet e veçanta mund të ndikojnë në oreksin e një personi, sa ushqim dëshirojnë të hanë dhe çfarë lloj ushqimi mund të preferojnë. Gjenet mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si djegim kalori dhe nëse trupat tanë mund të trajtojnë me efikasitet yndyrën.
Mendohet se një në çdo 1.000 njerëz mbart një version të defektit të gjenit MC4R, i cili punon në tru për të kontrolluar urinë dhe oreksin. Njerëzit me një defekt në këtë gjen kanë tendencë të jenë më të uritur dhe kanë nevojë për ushqime më të larta yndyre.
3.Sa është ora?
Ka një të vërteta tek shprehja e vjetër që thotë: “Mëngjes si një mbret, drekë si një zot dhe darkë si një i varfër”, por jo për arsyet që mund të mendoni.
Eksperti i obezitetit, Dr. James Broën thotë se sa më vonë ne hamë, aq më shumë mundësi ka që ne të marrim peshë. Jo sepse ne jemi më pak aktiv gjatë natës, siç besohet zakonisht, por për shkak të orëve të trupit tonë të brendshëm.
“Trupi është i vendosur për të trajtuar më shumë kalori gjatë periudhës së ditës, kur është dritë sesa natën kur është errësirë”, thotë ai.
Gjatë natës trupat tanë përpiqen të tresin yndyrnat dhe sheqernat duke ngrënë shumicën e kalorive para orës 19:00.
4. Mashtrimi i trurit tuaj
Ekipi i ‘Insights Behavioral’ zbulon se britanikët nuk e kanë idenë se sa hanë dhe kaloritë e marra nënvlerësohen me 30-50%.
Shkencëtari Hugo Harper sugjeron një disa mënyra për të ndryshuar ndërgjegjësimin e sjelljes tuaj me ushqimin, që të zhdukni kaloritë e tepërta.
Nëse e dini që më vonë ju hahet, mbani gjithmonë ushqime të lehta në kuzhinë si fruta të shëndetshme. Mos gaboni të merrni një pako biskota e të uleni para televizorit sepse do merrni kilogramë të tepërt, pa u menduar.
Gjithashtu kontrolloni pijet pasdite. Në vend të një filxhani të mbushur me cokollatë, zgjidhni caj dhe linjat tuaja do jenë në formën e duhur.
5. Hormonet
Suksesi i ndërhyrjes kirurgjikale bariatric nuk është vetëm për të krijuar një stomak të vogël, por edhe për të ndryshuar hormonet.
Aktiviteti ynë kontrollohet nga hormonet tona dhe është zbuluar se kirurgjia bariatrike, i konsideruar si trajtimi më efektiv i obezitetit bën që të bien hormonet që na bëjnë të ndihemi të uritur.
Por kjo ndërhyrje zvogëlon stomakun deri në 90% dhe kryhet vetëm tek njerëzit që kanë BMI, të paktën 35.