• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Eksportuesit letër Guvernatorit dhe qeverisë: Deuroizimi po na shkatërron, ekonomia 14 miliardë lekë humbje

14:00 : 27/04/2018
në EKONOMI

Eksportuesit i janë drejtuar zyrtarisht qeverisë shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë për shqetësimin e tyre të rënies së fortë të euros, të shkaktuar nga nisma e deuroizimit. Një dukuri që po shkatërron këtë industri dhe po i shkakton 14 miliardë lekë humbje ekonomisë shqiptare.

Në një letër drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe për dijeni të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Qendrës Shqiptare të Eksporteve dhe Albanian Food Industry, Alban Zusi rendit pasoja që kanë eksportuesit dhe ekonomia shqiptare nga rënia drastike e euros, me mbi 4% në më pak se tre muaj.

“Siç e kemi paralajmëruar që në krye të herës, sapo u deklarua publikisht strategjia e deeurozimit, kishte pritshmëri që veprimet e ndërmarra në kuadër të saj apo dhe thjesht efekti psikologjik të ndikonin në treg në zhvlerësimin e euros përkundrejt monedhës vendase, duke dëmtuar kështu industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitancat”, hapet letra e Qendrës Shqiptare të Eksporteve.
Me të dhëna të detajuara, Zusi ka analizuar impaktin e rënies së euros në sektorë të ndryshëm, si eksportet, turizmi, remitancat dhe firot në buxhet nga rënia e të ardhurave.

“Do të mungojnë afro 7 miliard lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm. Do të mungojnë afro 3.5 miliard lekë nga remitancat. Do të qarkullojnë afro 3.5 miliard lekë nga turizmi.

Pra, në total në ekonominë vendase do të qarkullojnë afër 14 miliard lekë më pak. Për efekt fiskal, do të kemi afër 25 % të munguar në buxhetin e shtetit, pra afër 3.5 miliard lekë (26 milion euro) më pak në buxhetin e shtetit vetëm për vitin 2018”, theksohet në letrën e eksportuesve.

Lexo edhe:

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

Qendra Shqiptare e Eksporteve dhe Albanian Food Industry kërkon nga institucionet shtetërore që të reagojnë mbi këtë situatë, duke ofruar edhe asistencë për menaxhimin e saj.

 

Letra e plotë e Qendrës Shqiptare të Eksporteve dhe Albanian Food Industry

Siç e kemi paralajmëruar që në krye të herës, sapo u deklarua publikisht strategjia e deeurozimit, kishte pritshmëri që veprimet e ndërmarra në kuadër të saj apo dhe thjesht efekti psikologjik të ndikonin në treg në zhvlerësimin e euros përkundrejt monedhës vendase, duke dëmtuar kështu industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitancat.

Në veçanti, në kategorinë e eksporteve, si kategori tepër e dëmtuar, do të permendnim fermerët të cilët pësojnë një dëm te dyanshëm: iu ulen të ardhurat e realizuara nga eksportet fatmirësisht të rritura ndjeshëm në këto tre vitet e fundit, por njëkohësisht do iu ulen çmimet e shitjes së produkteve të tyre, veçanërisht qumësht dhe mish, për shkak të produkteve më të lira të importit, si rrjedhojë e euros të zhvlerësuar.

Ekzaktësisht siç e paralajmëruam, në fakt impakti ndodhi, madje me keq nga ç’e prisnim, pasi në harkun e më pak se tre muajve euro u zhvlerësua kundrejt lekut me afër 4%. E thënë ndryshe, nëse euro do të qëndrojë në këto nivele përkundrejt lekut, ekonomia shqiptare do të ketë keto impakte gjatë vitit 2018:

  1. Do të mungojne afro 7 miliard lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm
  2. Do të mungojne afro 3.5 miliard lekë nga remitancat
  3. Do të qarkullojnë afro 3.5 miliard lekë nga turizmi.
  4. Pra, në total në ekonominë vendase do të qarkullojnë afër 14 miliard lekë më pak.
  5. Për efekt fiskal, do të kemi afër 25 % të munguar në buxhetin e shtetit, pra afër 3.5 miliard lekë (26 milion euro) më pak në buxhetin e shtetit vetëm për vitin 2018.
  6. Nëse do të merrnim në konsideratë që po kjo shumë do të jetë dhe xhiro e munguar e bizneseve te tjera te lidhura qoftë me industrinë e eksporteve, atë të turizmit apo të impaktuara drejtpërdrejt nga blerjet e shtesës së popullsisë që jeton në sajë të remitancave, të gjitha këto efekte dyfishohen. Ndërkohë, po të llogarisim koston për hapjen e një vendi pune të barabartë me afro 2 milion lekë, vetëm për këtë vit nga mungesa e këtyre të ardhurave për sipërmarrjet e prekura, do të kemi aftësi të reduktuar për hapjen e të pakten 3500 deri në 7000 vende të reja pune. Duke mos llogaritur këtu edhe reduktimet e mundshme apo shkurtimin e personelit, për shkak të rënies së konkurrueshmerisë dhe të xhiros së biznesit të sipërmarrjeve eksportuese por dhe atyre të lidhura me to.
  7. Besoj se shifrat e lartpërmendura janë sinjifikative dhe të mjaftueshme për të krijuar një ekip pune për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky zhvlerësim i përshpejtuar i aftësive eksportuese të vendit tonë dhe rënies së parave në qarkullim për gjithë ekonominë.
  8. Qendra Shqiptare e Eksporteve (Albexport) dhe Albanian Food Industry (AFI) janë të gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe burimet e nevojshme në funksion të një analize të shkaqeve të dinamikës së zhvlerësimit të euros, të flukseve hyrëse të pashpjegueshme të kësaj monedhe në tre muajt e parë të vitit që si rregull janë dhe muajt me qarkullimin më të ulet të biznesit, dhe veçanërisht në propozimin dhe hartimin e hipotezave që mund t’i ndalin këto dinamika dhe t’i kthejnë ato në kahun pozitiv të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies sociale.
  9. Gjithësesi, në funksion të analizave dhe studimeve që ne jemi duke bërë për këtë fenomen do të donim nga Banka e Shqipërisë të na vinte në dispozicion strategjinë e deeurozimit me qëllim vlerësimin e opsioneve të parashikuara ne te për rastin e një fenomeni të ngjashëm me këtë që po ndodh.
  10. Në pritje të këtij dokumenti mbetemi në dispozicion tuaj, të hapur për çdo kërkesë për informacion, vlerësime dhe sugjerime për masat që do ndërmerrni./ekonomix/

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
BOTA

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025
SPORT

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
Para

Njehsimet e diplomave, ja si do të ndryshojnë afatet për plotësimin e dokumentacionit

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com