• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Edi Ramës i kërkuan në Berlin “kokën” e Saimir Tahirit

12:11 : 26/04/2018
në POLITIKE

Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe sidomos me kancelaren Angela Merkel. Në të gjitha bisedimet Rama kishte një synim: t’i bindte bashkëbiseduesit të jepnin votën e tyre pro çeljes së negociatave.

Rama pati shumë takime të mërkurën: por më i rëndësishmi ishte ai me kancelaren Angela Merkel. Edhe pse miratimi i rekomandimit të komisionit për çeljen e negociatave do të kalojë nga parlamenti, fjala e kryetares së CDU-së do të luajë një rol të madh.

Por kancelarja gjermane nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro çeljes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.

“Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh,” tha Merkel të mërkurën para medias në Berlin. “Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë“, tha kancelarja më tej. Dita më e afërt për këtë bisedë do të jetë 17 maji, në Sofje, ku Merkel do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Lavdërime për vettingun

Lexo edhe:

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lavdërime mori kryeministri i Shqipërisë nga Gjermania sidomos për procesin e vettingut, në vazhdën e të cilit janë kontrolluar e vlerësuar qindra gjykatës dhe prokurorë e si pasojë kanë dhënë dorëheqjen qysh tani, vetëm disa javë pas fillimit, 21 gjykatës e prokurorë. “Ky ligj e forcon sistemin juridik, integritetin dhe seriozitetin e tij,” tha Merkel, e cila e inkurajoi Ramën që ta zgjeronte vettingun edhe te organet policore.

Kancelarja ofroi përkrahjen e Gjermanisë: “Gjermania dëshiron të japë mbështetje, Gjermania do të japë ndihmesë në mënyrë që ne të mund t’i shohim me të vërtetë përparimet që na nevojiten për të marrë një vendim në qershor”, tha Merkel.

Në qershor do të mbahet samiti i BE-së nën kryesinë e Bullgarisë, dhe aty do të merret vendimi, nëse rekomandimi i Komisionit për nisjen e bisedimeve do të mund të vijohet nga një vendim apo jo.

Për Edi Ramën negociatat duhet të kishin filluar një orë e më parë. Një dëshirë, të cilën ai e shprehu edhe në konferencën e përbashkët të shtypit me kancelaren e Gjermanisë.

Rezultatet e vettingut të gjyqësorit, ligji i të cilit u hartua me ndihmën e Gjermanisë dhe sipas Ramës është kthyer tashmë në një model edhe për vende të tjera, kanë bërë që Shqipëria të merrte këtë rekomandim pozitiv nga Komisioni. Tani Shqipërisë i nevojitet një shpërblim, argumenton Rama, pra çelja e negociatave, në mënyrë që vettingu i policisë të jetë po aq i suksesshëm.

Deputetët konservatorë skeptikë

Që Gjermania të japë votën për hapjen e negociatave, nevojitet miratimi i Kuvendit Federal. Ndërsa socialdemokratët janë treguar më të hapur dhe më të gatshëm për të përqafuar rekomandimin, shokët e partisë së kancelares Merkel janë më të rezervuar.

Pikërisht për të mënjanuar këto rezerva, Edi Rama, kërkoi ndihmë ku të mundte: Ai u takua me presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäublen, një nga figurat më të vjetra të partisë, fjala e të cilit është me peshë, si edhe pati një dëgjim pikërisht në komisionin e Bundestagut për Çështje të BE-së, që drejtohet pikërisht nga Günther Krichbaum, politikani CDU që u përfol aq shumë nga disa media në Shqipëri, pasi nuk iu bashkua euforisë që kishte kapluar Shqipërinë pasi komisioni dha rekomandimin. Rama pati edhe një darkë me deputetë nga grupi parlamentar CDU/CSU.

Vërejtje nga miqtë

Në mbrëmje, Rama pati një takim më të ngrohtë, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste. Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së. “BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj.”

Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025
BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
BOTA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025
AKTUALITET

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025
Para

Forcim kontrollesh për mbrojtjen e kufijve, ja çfarë do të ndodh në zonën Shengen

TË GJITHA

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com