Një 52-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe gruaja e tij e plagosur, pasi u qëlluan nga grabitësit, teksa tentonin t’i ndalonin ata që të vidhnin minimarketin e vogël, të vetmin burim që mban me bukë familjen Buci.
Djali 6-vjeçar ka parë tmerr me sy, teksa ka parë që i ati të vritet para syve të tij nga grabitësit, që ishin veshur sport dhe me kapuç.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kamzë, ku hajdutët kanë hyrë në dyqan për të marrë xhiron e ditës, ndërsa kanë hasur në rezistencën e pronarit 52-vjeçarit Agim Buci. Ata kanë qëlluar drejt pronarit, i cili fatkeqësisht nuk mundi të shpëtojë dhe gruas së tij 44-vjeçare Meritës, e cila sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. “Dëgjuam krisma por s’i dalluam deri sa dëgjuam britmat e Meritës së shkretë që kërkonte ndihmë”, – thotë një mesoburrë që ka shtëpinë aty pranë. Pas përleshjes me armë autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë që thuhet se është një BMË e zezë. Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 500.000 lekë shpërblim për cilindo nga qytetarët që do të japë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve duke garantuar anonimatin e tij ndërsa numri që mund të telefononi është 069 41 10 299.
Fqinjët e familjes Buci kanë mbetur të tronditur nga krimi i rëndë ka bërë të ditur se Agimi ishte model. “E vranë për 300 mijë lekë te vjetër, pasi aq xhiro ditore bënte tek marketi i vogël. Ishte model, jemi të tronditur”, shprehen fqinjët.
Ngjarja
Kur kanë kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë në Kamzë, ku mbeti i vrarë 52- vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44 vjeç nga autorë ende të paidentifikuar, të cilët shkuan për ti vjedhur.
Nga sa mësohet, policia ka gjetur në vendngjarje vetëm një gëzhojë pistolete. Policia ka mundur të rindërtojë skemën e vrasjes.
Në marketin “Gerti” janë futur 2 persona me bluza sportive me kapuç dhe kapele. Njeri prej tyre ka pasur pistolete. Nën kërcënimin e armës ata kanë kërkuar paratë, por 52-vjeçari ka refuzuar dhe ka tentuar ta bllokoje grabitësin e armatosur, duke e kapur në bel.
Në atë moment ai është qëlluar në gjoks me armë. Bashkëshortja Merita ka tentuar ta mbrojë të shoqin, duke sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan. Thika u gjet ne vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua. Gruaja është plagosur në këmbën e djathtë me një plumb. Ndërkaq, bëhet sërish këqyrja e vendit të ngjarjes me dritë natyrale për të gjetur gëzhojën tjetër. Skenën e ka parë edhe fëmija 6-vjeçar i çiftit, i cili ndodhej në market. Marketi ishte në oborrin e shtëpisë së çiftit, ku jetonte me 4 fëmijët.
Marketi ka pasur kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.