• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U vetëvra me plumb në zemër, i ati i policit: Këta po na hetojnë dhe pulat? Iu fiksua një budallallëk dhe…

11:23 : 25/04/2018
në AKTUALITET

Një efektiv policie u vetëvra mëngjesin e djeshëm në ambientet e komisariatit të Fierit. Kastriot Fafaj nga fshati Seman i këtij rrethi i dha fund jetës me armën e shërbimit. 46-vjeçari, baba i dy fëmijëve u gjet i pajetë nga kolegët e tij. Mësohet se Fafaj, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit e ndërmori aktin ekstrem sapo kishte mbaruar shërbimin (ishte turni i tretë) në rrethana ende të paqarta. Menjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen e rëndë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit që çoi drejt vdekjes ish-kolegun e tyre. Burimet e mësipërme pohuan se Kastriot Fafaj sapo ka mbaruar turnin, kishte shkuar që të pushonte në fjetoren e policisë, pranë komisariatit (brenda rrethimit të Drejtorisë së Policisë). Paraprakisht mësohet se koleget kanë dashur të hyjnë në dhomën ku gjendej Kastrioti, por duke qenë se dera ishte e mbyllur, kanë nisur që t’i thërrasin nga dritarja.

Meqë 46-vjeçari nuk reagoi, kolegët e tij u detyruan që të shkelmonin derën, ndërsa u përballën me një skenë të rëndë. Mësohet se Fafaj kishte qëlluar veten me armën e shërbimit me puthitje në gjoks, ndërsa plumbi e ka kapur në zemër dhe për këtë arsye nuk është dëgjuar as zhurma. Deri më tani dyshohet se shkak i këtij akti të rëndë është bërë lëvizja e tij nga detyra, pasi një muaj më parë ai ishte inspektor në zonën e Semanit, ndërsa ishte emëruar në patrullë. Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit kishte mbi 20 vite në radhët e policisë, ndërsa ishte i martuar dhe baba i dy djemve. Disa orë pas ngjarjes ka reaguar babai i efektivit. Shyqyri Fafaj deklaroi se djali i tij ishte stresuar shumë nga kërkesat për vetingun në radhët e uniformave blu.

REAGIMI I BABAIT
“Im bir ka qenë shumë i ndërgjegjshëm. Vetëm se e ka ngarkuar dega, a Ministria e Drejtësisë për dokumentet e vetingut. Kërkonin ca gjëra që nuk iu takonte fare. Më thoshe mua kur ke hyrë në Greqi dhe kur ke dalë nga Greqia. Unë nuk isha në kërkim nga shteti, pse t’ia kërkonin çunit? Çunit t’i kërkonin punën që kishte si polic. Për këtë u vra ai. Iu fiksua një budallallëk i tij dhe prandaj vrau veten. Im bir ishte shumë i pastër. Nuk përzihej me këto gjëra. Ishim të ndarë, unë isha vetëm, por unë e ndihmoja me shumë gjëra”, – tha i ati i 46-vjeçarit.

Ai këmbëngul se i biri e ka ndërmarrë aktin ekstrem, pasi ishte i stresuar. “Nuk e di se çfarë iu duheshin degës pasaportat e mia, se hyja në Greqi dhe se dilja. Unë jam pensionist, hyja e dilja ku të më donte qejfi, 2 ditë, 3 ditë, një javë, një muaj. Çuni ishte i ndarë. Vetëm kjo është, asgjë tjetër, atij iu ngarkua truri. Më kërkonin mua sa lekë merr pension. Ai ishte një çun që nuk përzihej me asnjëri. Kastrioti donte të pozicionohej në një vend tjetër pune. Një gjë të tillë ai e kishte kërkuar vetë. Ai vrau veten për shkak të kërkesave të vetingut”, pohoi Shyqyri Fafaj.

I pyetur nëse 46-vjeçari a e kishte shprehur ndonjëherë shqetësimin e tij, Shyqyri Fafaj u shpreh: “Kishte folur me mua se po i kërkonin gjëra të parëndësishme, që nuk kishin lidhje me punën e tij. Se mirë që ishte në atë punë, por atë duhej t’i kërkonte vetingu, pra, atë çfarë ka lidhje me punën, jo sa lopë e dele ka babai e sa shes e sa blej unë prodhime bujqësore. Kjo nuk ka lidhje me vetingun. Unë jam fermer si gjithë të tjerët. Si po na hetojnë këta edhe pulat?! Kjo e rëndoi djalin tim dhe ma çuan drejt këtij fundi të dhimbshëm, sepse u treguan të papërgjegjshëm ata që merren me këtë punë”.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Real Madrid nuk do Neymar, ky është lojtari që kërkon

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com