“Madridi është i pathyeshëm”, është titulli i medias sportive “AS” për fitoren e aktit të parë në Gjermani kundër Bayern Munich. Ndërsa sportivja tjetër spanjolle pranë Real Madrid, “Marca”, e titullon “Kampionët tashmë me sytë nga Kievi”, suksesin e sotëm të Los Blancos.
Ndërsa “Mundo Deportivo”, media sportive pranë Barcelonës, në artikullin për ndeshjen shkruan në titull: “Hap gjigant i Real Madrid në Munisch”