• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Dasma e Skënderbeut, celebron budallëkun kombëtar në pushtet

12:59 : 25/04/2018
në OP-ED

Nga Ergys Mërtiri

Një dasmë e madhe kombëtare u celebrua këto ditë në Kaninë, ku u martua për së dyti heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me gruan e tij Donikën. Deputeti Fate Velaj, ishte organizator i këtij eventi, duke pretenduar se kjo ka qenë një ëndërr e tij e hershme, se organizime të tilla bashkojnë jugun me veriun, ndërsa shërbejnë edhe për ti dhënë zhvillim turistik zonës.

Shteti shqiptar në këtë rast po tall menderen, jo vetëm me heroin e vet kombëtar, por edhe me paratë e taksapaguesve. Shfaqje të tilla karnavaleske janë qesharake dhe nuk i shkojnë nivelit të vlerës simbolike që bart subjekti i përdorur.
Por përveç kësaj, një breshëri mesazhesh qesharake na lenë pa fjalë lidhur me qellimet dhe mënyrën e organizimit. Nuk e di se ç’nevojë ka ky shtet të bashkojë jugun me veriun, për sa kohë nuk nuk shohim ndonjë përçarje që na rrezikon kohezionin kombëtar! Për më tepër, bashkëjetesa e qëllimeve patriotike me ato turistike përbëjnë një lloj shartese që ta trazon keq aparatin tretës!

U pretendua gjithashtu se dasma po improvizonte atë çfarë duhet të ketë qenë ajo në atë kohë, duke pretenduar që eventi bart edhe vlera historike, muzeale të një natyre etnografike. Në fakt, veshjet e “dasmorëve” ishin veshje popullore siç na kanë ardhur në fillimshekullin e XX, e po kështu edhe muzika dhe zakonet ceremoniale, gjë që afërmendsh nuk kanë lidhje me kulturën shqiptare të para 600 viteve. Mesa duket kultura shqiptare është vënë në ngrirje frigoriferike për 5 shekuj me rradhë dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë popull.

Në fakt, kjo duket e vërtetë. Nga Skënderbeu deri tek Fate Velaj, nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe tek shqiptarët. Njësoj si atëherë kur arbërit jepnin jetën për prijësit, edhe sot, shqiptarët japin taksat e tyre për tekat e udhëheqësve. Siç u shpreh vetë, kjo ceremoni ka qenë një ëndërr e vjetër e deputetit artist Velaj dhe ja ku u bë e mundur me paratë e shtetit, plot 25 milion lekë!

Lexo edhe:

U ble 30 milionë euro por nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 5 vite, Reali largon futbollistin

Gaza/ 39 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që fondet publike të derdhen pa kursim për të realizuar një ëndërr personale, megjithëse krejt idiote, të një deputeti. Vërtetë shkoi shtrenjtë, por ama ia vlejti: Fatja u kënaq pa masë. Kjo dallohej qartë në fotot e dasmës që kishin dalë yll fare!

Lajme të lidhura

SPORT

U ble 30 milionë euro por nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 5 vite, Reali largon futbollistin

09:28 : 20/07/2025
BOTA

Gaza/ 39 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave

09:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

09:20 : 20/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Motori përplaset me makinën në Sarandë, plagoset i riu

09:08 : 20/07/2025
SPORT

Tare takohet me agjentin e Jasharit, Milani pranë marrëveshjes me Club Brugge

09:08 : 20/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj transferohen në Tiranë

08:58 : 20/07/2025
Para

U hetua për drogë në Spanjë, Gjykata liron pasurinë e pronarit të 'Porcelanosa'

TË GJITHA

U ble 30 milionë euro por nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 5 vite, Reali largon futbollistin

09:28 : 20/07/2025

Gaza/ 39 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave

09:21 : 20/07/2025

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

09:20 : 20/07/2025

EMRAT/ Motori përplaset me makinën në Sarandë, plagoset i riu

09:08 : 20/07/2025

Tare takohet me agjentin e Jasharit, Milani pranë marrëveshjes me Club Brugge

09:08 : 20/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj transferohen në Tiranë

08:58 : 20/07/2025

VIDEO/ Juljan Shehu shënon një eurogol në javën e parë të kampionatit polak

08:49 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com