• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Siria, marrëveshja me Iranin dhe tregtia në tryezën e diskutimeve të dy Presidentëve

19:56 : 24/04/2018
në BOTA

Siria, marrëveshja me Iranin dhe tregëtia janë çështjet më të mprehta të takimit në Uashington mes dy presidentëve, atij amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron. Kjo është vizita e parë shtetërore e një udhëheqësi të huaj gjatë administratës Trump dhe siç tha presidenti amerikan plotësisht e përshtatshme për shkak të lidhjes së fortë me një aleat të vjetër siç është Franca. Një ceremoni ushtarake në Shtëpinë e Bardhë i parapriu takimit mes dy udhëheqësve.

Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Uashington, presidenti francez u prit në Shtëpinë e Bardhë me një ceremoni ushtarake, që angazhoi 500 trupa të forcave të armatosura amerikane. Dy udhëheqësit shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, zonja e parë amerikane Melania Trump dhe bashkëshortja e presidentit francez Brigitte Macron.

Gjatë një fjalimi që pasoi ceremoninë pritjes, presidenti amerikan tha se vizita e presidentit Macron është dëmshi e marrëdhënies së qendrueshme me një vend aleat të vjetër të SHBA-së siç është Franca.

Trump: Është mëse e përshtatshme që ne po zhvillojmë vizitën e parë shtetërore me udhëheqësin e një aleati të vjetër të Amerikës, kombin krenar të Francës. Vizita juaj zoti president vjen në një moment vendimtar për aleancën tonë. Së bashku me miqtë tanë britanikë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca ndërmorrën një akt vendimtar si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit sirian. Dua t’ju falenderoj personalisht ju, popullin francez dhe ushtrinë e vendit tuaj për partneritetin.

Presidenti Macron tha populli francez ka patur gjithnjë ndjenja te sinqerta ndaj popullit amerikan. Sipas tij për Francën, Amerika përfaqëson mundësi pa fund dhe dy popujt ndajnë së bashku idealet e paqes dhe lirisë.

Lexo edhe:

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

Macron: Së bashku Franca dhe Shtetet e Bashkuara do të mposhtin terrorizmin. Dy vendet po përballen me të në forma të ndryshme. Ne së bashku do të përballemi me përhapjen e shpejtë të armëve të shkatërrimit në masë.

Pas ceremonisë së pritjes Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime zyrtare. Takimi dypalësh trajtoi çështje me rëndësi globale me të cilat ballafaqohen qeveritë e dy vendeve, përfshirë luftën në Siri, programin bërthamor të Iranit dhe planin e presidentit Trump për të imponuar tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.

Gjasat janë që zoti Macron të shfrytëzojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë për të bindur zotin Trump që të mos heqë dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti amerikan e ka quajtur vazhdimisht atë një marrëveshje të keqe.

Ai ka afat deri në 12 maj për të hequr dorë nga sanksionet ekonomike kundër Iranit si pjesë e marrëveshjes. Nga ana tjetër zoti Macron ka thënë se marrëveshja me Iranin nuk është e përsosur, por sipas tij mbi këtë çështje, nuk ka një “plan B.”

Ka të ngjarë gjithashtu që presidenti francez të bisedojë me zotin Trump mbi rëndësinë e qëndrimit të forcave amerikane në Siri. Zoti Trump ka folur për tërheqjen e amerikanëve nga Siria veriore. Por sipas zotit Macron kjo do të rriste rrezikun e braktisjes së Sirisë në duar e regjimit të Asadit dhe Iranit.

Në mbrëmje për nder të zotit Macron do të shtrohet një darkë shtetërore, ndërsa të mërkurën ai pritet të mbajë një fjalim përpara kongresit amerikan. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025
BOTA

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025
Para

Dasara Karaiskaj mesazh shoqes së ngushtë gazetare: Burrin ta dua shumë

TË GJITHA

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com