• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Daçiç: Vuçiç thotë se është irrituese për fuqitë e mëdha

19:35 : 24/04/2018
në RAJONI

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se zgjidhja për çështjen e Kosovës mund të arrihet vetëm me kompromis, “por bindja se Serbia me forcë do të mund të detyrohet ta pranojë Kosovën, këtë zgjidhje e bën më të largët”.

 

Shefi i diplomacisë serbe i ka thënë “Tanjug” se ministria që ai drejton i ofron mbështetje logjistike presidentit Vuçiç në të gjitha përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje dhe se për herë të parë në historinë e Serbisë po udhëhiqet betejë e organizuar diplomatike për ruajtjen e interesave serbe, dhe se aktualisht është duke u zhvilluar betejë për të zvogëluar numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën.

 

Në vërejtjen se në muajt e fundit ka bërë deklarata në formë ultimatumi lidhur me çështjen e Kosovës, sikur thotë, se do të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit, Daçiç tha se “sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka asnjë rast që të respektohet vetëm një pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, siç është rasti me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Kjo është arsyeja pse unë thashë: ‘ose vlen gjithçka, ose nuk vlen asgjë’! Dhe unë qëndroj prapa kësaj”, tha Daçiç.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Ai shton se, nuk është i sigurt se deri ku është arritur në rrugën deri te një zgjidhje. “Mendoj se nuk janë të sigurt as ata që po i udhëheqin këto negociata. Por, është e rëndësishme të bisedohet”, tha Daçiç.

Qëllimin që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të reduktohet “nën 100”, Daçiç e shpjegon si shifër figurative, por sqaron se qëllimi i ofensivës diplomatike të Serbisë nuk është që të arrihet te një numër i caktuar, por, siç thotë ai, të tregojë se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk është i përfunduar dhe se mund të shkojë në drejtimin tjetër.

“Në Kombet e Bashkuara janë 193 anëtarë, dhe numri duhet të arrihet nën gjysmën e atij numri. Presidenti Vuçiç vazhdimisht më thotë se kjo që po bëjmë është tmerrësisht e bezdisshme dhe irrituese për fuqitë e mëdha, sepse për ata kjo është punë e kryer. Mirëpo, për ne nuk është e përfunduar, prandaj po punojmë në atë drejtim”, shpjegon Daçiç.

“Nuk do të jetë një betejë e lehtë, sepse ne punojmë vetëm, kurse Prishtina ka mbështetjen e fuqive të mëdha. Megjithatë, është e habitshme që në të kaluarën askush nuk është marrë me këtë. Po mendoj se shumë prej tyre mezi kanë pritur që kjo çështje sa me parë të zgjidhet, në mënyrë që Kosovën ta heqin nga rendi i ditës”, tha shefi i diplomacisë serbe.

I pyetur nëse Serbia, pas mbrojtjes në UNESCO, ka diplomaci të përgatitur që të përballet edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet në rrethana gjithnjë e më vështira, Daçiç tha se, ministria e drejtuar nga ai i ofron mbështetje logjistike presidentit Vuçiq, duke shtuar se “për herë të parë në historinë e Serbisë po zhvillohet një betejë e organizuar diplomatike”.

“Shumë gjëra nuk i bëj publikisht për shkak të presionit të madh të vendeve të huaja. Kur një fuqi e madhe i dërgon protestë çdo vendi që tërheq njohjen e Kosovës, atëherë pyesni, çfarë partnerësh strategjikë dhe miq jemi, nëse na bëjnë këtë. Po zhvillohen beteja të vështira, por nuk mund të bëhet beteja nëse nuk jeni i vendosur ta fitoni”, tha Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se ka arsye për të luftuar, “sepse Serbia ka hyrë në bisedimet e statusit neutral në Bruksel, dhe se qëllimi i mirë dhe konstruktiviteti i Beogradit në negociatat me Prishtinë është keqinterpretuar, nëse mendohet se zgjidhja e problemit është njohja e pavarësisë së Kosovës”.

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

20 përfitimet në shëndet nga uji me limon. Ja pse duhet ta konsumoni përditë

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com