• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ristani: Në partitë e djathta s’ka kufizim me statut për kryetarin

16:22 : 23/04/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Statuti i ri i Partisë Demokratike nuk arriti t’i qetësojë kritikët e Lulzim Bashës, të cilët kërkuan kufizimin e mandatit të kryetarit kur ai humb zgjedhjet. Ndër tre partitë e mëdha në Shqipëri, Partia Demokratike është e vetmja që e parashikon largimin e liderit nga drejtimi i saj, nëse humbet zgjedhjet.

Por Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani thotë se ndryshimet e reja janë bazuar mbi modelet e CDU-së gjermame dhe konservatorëve anglezë, duke ia lënë anëtarësisë përmes një anëtar një votë të drejtën për t’a votëbesuar apo jo një kryetar, qoftë ky edhe humbës. Ndërsa shkarkimi i tij bëhet me propozim të gjysmës së Këshillit dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

“Dorëheqja është akt moral e personal. Në partitë e djathta s’ka kufizime në statut. Kemi menduar që kryetari do kalojë ne filtrin e anëtarësisë dhe nëse anëtarësia s’e votëbeson apo jo është në dorën e saj. E gjithë anëtarësia pret që PD të marrë pushtetin dhe nëse kryetari çon në humbje, anëtarësia s’e voton. Ne mjafton të garantojmë një set rregullash për të garantuar garë të ndershme dhe barazi mes anëtarëve që do garojnë dhe është në dorën e anëtarësisë nëse do një kryetar që çon në humbje ose jo”.

Ristani shpjegon edhe ndryshimet në kryesi, forum i cili nuk do të ketë më 57, por 27 anëtarë. Ai mohon përjashtimin e figurave aktuale, pasi të gjithë mund të jenë pjesë e garës.

“Do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet  vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën  e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”.

Lexo edhe:

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve refuzon të flasë për emra të përveçëm kur pyetet për rikthimin e Jozefina Topallit në Këshill Kombëtar dhe thotë se më shumë sesa emrat, rëndësi kanë parimet.

“Ishte shumë e drejtë që ish – kryetarja e Kuvendit të jetë në këshill, ishte propozim racional dhe shumë i drejtë, por statuti s’ka të bëjë me emrat”.

Vetë ish-nënkryetarja e demokratëve Topalli tha se një përcaktim i tillë ka qënë në statutin e PD-së. Të paktën në dy çështje, atë për përfshirjen në Këshillin Kombëtar të ish-kryetarëve të kuvendit, si dhe për tkurrjen e numrit të anëtarëve të kryesisë duket se grupi i punës e ka parë të udhës që të shkohet tek përcaktimet statutore në kohën kur PD-ja drejtohej nga Sali Berisha./Klan/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

11:09 : 04/11/2025
AKTUALITET

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025
AKTUALITET

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

10:26 : 04/11/2025
Para

Vuçiç: Ushtria të jetë gati në çdo moment për t’iu përgjigjur çdo agresioni…

TË GJITHA

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

11:09 : 04/11/2025

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

10:26 : 04/11/2025

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

10:21 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com