• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Meta i jep dekoratën “Nënë Tereza” senatorit italian Pier Ferdinando Casini

13:38 : 23/04/2018
në POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi senatorit italian, Pier Ferdinando Casini, Dekoratën “Nënë Tereza”.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta vlerësoi personalitetin e spikatur të Casini si politikan që mishëron vlerat më të larta të parlamentarizmit, dialogut dhe demokracisë.

“Senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e iniciativave të ndryshme parlamentare italiane në dobi të forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. Po kështu ai ka qenë një avokat i vazhdueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin tonë”, – tha Presidenti i Republikës.

Më tej, Presidenti Meta theksoi se Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane, që ka ndikuar dukshëm në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Si President i Dhomës së Deputetëve, por edhe si Kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian, Senatori Casini ka ndihmuar për forcimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe krijimin e një atmosfere të shkëlqyer bashkëpunimi mes dy parlamenteve. Një kontribut tjetër i vyer ka qenë mbështetja që zoti Casini i ka dhënë ndërtimit të Qendrës Spitalore Universitare dhe Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, që sot është ndër më të vlerësuarat në vendin tonë dhe ku studiojnë shumë studentë italianë”, – shtoi Presidenti Meta.

Lexo edhe:

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

Duke u ndalur te viti mbarë kombëtar i të Skënderbeut, Presidenti Meta theksoi se intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë, sepse të veçanta dhe jetike ishin për Skënderbeun aleancat e tij përtej Adriatikut në periudhën më të lavdishme të popullit dhe kombit tonë.

“Këto lidhje kaq të forta vazhduan edhe më pas përmes arbëreshëve tanë, të cilët përtej Adriatikut gjetën mikpritjen dhe bujarinë e jashtëzakonshme, jo vetëm për të jetuar të lirë, por mbi të gjitha për të ruajtur traditat e tyre, gjuhën dhe kulturën e tyre, ritet e tyre fetare dhe figurën e lavdishme të Skënderbeut për disa shekuj dhe për ta risjellë në Shqipëri në prag të Rilindjes kombëtare, e cila do të sillte pavarësinë e Shqipërisë. Po kështu, pas viteve 90’ Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, – u shpreh Presidenti Meta, teksa shtoi se shqiptarët kanë treguar aftësitë dhe talentin e tyre kudo në punë, sipërmarrje, sport, kulturë.

“Mjafton të përmendim edhe fituesin e fundit të “Sanremos”, Ermal Metën, për të kuptuar se sa të forta, të ndërlidhura, të pandashme e të natyrshme janë marrëdhëniet shqiptaro-italiane sot”, – tha Presidenti i Republikës.

Zotit Pier Ferdinando Casini i akordohet Dekorata “Nënë Tereza” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të personalitetit të tij të spikatur, si politikan që mishëron vlerat më të larta të parlamentarizmit, dialogut dhe demokracisë; një urë lidhëse e miqësisë së përhershme italo-shqiptare, përvoja dhe vizioni i të cilit kontribuuan për forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe mbështetës i vendosur i integrimit euroatlantik të Shqipërisë”

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, ish-Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ish-Kryeministri Sali Berisha, deputetë, përfaqësues të trupi diplomatik dhe të institucioneve të tjera.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025
RAJONI

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

12:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
Para

Efektet e marijuanës në trurin e të rinjve zvogëlohen 72 orë pas përdorimit

TË GJITHA

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

12:59 : 17/07/2025

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

12:42 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com