• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Departamenti Amerikan “rrëzon” Reformën e Ramës: Presioni politik pengon drejtësinë

14:03 : 22/04/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për Departamentin Amerikan të Shtetit, Reforma në Drejtësi në Shqipëri, të paktën për momentin e parë, ka sjellë më shumë amulli se sa zgjidhje. Kjo shprehje nuk gjendet e ndërtuar tekstualisht në këtë mënyrë në Raportin e publikuar pak ditë më parë, por gjithçka duket qartë në formulimin e ekspertëve amerikanë.

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”, thuhet në raport, pikërisht për periudhën kohore, kur kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca e tij përbetohen se kanë realizuar se ia arritën të sigurojnë bazën ligjore për një drejtësi të pastër.

Pavarësisht se Departamenti i Shtetit, nëpërmjet funksionarëve të saj në Tiranë, ka dhënë kontribut për realizimin e Reformës në Drejtësi, mesa duket, në këndvështrimin e tyre, rezultatet janë ende shumë larg.

Duke e analizuar në mënyrë literale paragrafin e mësipërm të Departamentit Amerikan të Shtetit, lexohet si drita e diellit se politika vijon të jetë shkaku kryesor i keqadministrimit të drejtësisë. Më pas, renditet frikësimi i gjyqtarëve dhe në rend të tretë konsiderohet korrupsioni, si problem i drejtësisë.

Lexo edhe:

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

Reforma në Drejtësi, për një pjesë të konsiderueshme të publikun shqiptar, ishte një manovër e maxhorancës socialiste për të vënë nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët. Ky perceptim, i cili tashmë gjendet i artikuluar në një formë të kamufluar edhe në raportin e Departamentit të Shtetit, ka faktet e tij të patjetërsueshme.

Qeveria vendosi nën kontroll të gjithë institucionet, e krijuar deri më tani, të drejtësisë së re. Kontrollon pa asnjë skrupull komisionin e Vetingut, i cili po kryen kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Me “neglizhencën e saj” me dashje, maxhoranca paralizoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Me një procedurë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, zgjodhi një Prokurore të Pëgjithshme të Përkohshme, por me njëë “përkohshmëri” të paqartë.

Nëpërmjet kontrollit mbi institucionet kryesore të drejtësisë, si edhe me Vetingun si një armë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, qeveria ka në dorë që të ushtrojë presion mbi këdo zyrtar të gjyqësorit që mund të guxojë të ndërmarrë nisma penale ndaj funksionarëve të maxhorancës. Rezultatet, që në këtë moment janë të qarta- nuk ka asnjë hetim dhe aq më tepër gjykim për zyrtarë të lartë qeverisës të Partisë Socialiste. Të vetmet goditje, të cilat duhet të verifikohen më tej nëse janë apo jo të faktuara, kanë ndodhur kundër disa ish-zyrtarëve të opozitës.

Krahas presionit politik, siç përmend Departamenti i Shtetit, gjyqësori është penguar për shkak të frikësimit. Është lehtësisht e dukshme se gjyqtarët dhe prokurorët janë shndërruar tashmë në një objekt shantazhi dhe presioni, jo vetëm dhe thjesht nga politika. Kundër tyre janë biznesmenë të fuqishëm, të shoqëruar nga oligarkë mediash, apo edhe pjesëtarë të grupeve kriminale, të cilët, për qëllimet e tyre, shndërrojnë sistemin e drejtësisë në tabelë qitjeje.

Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët trajtojnë çështjet e këtyre kategorive, janë nën presion jo thjesht kriminal, por edhe propagandistik. Në situatën e para-vetingut, asnjë prej gjyqtarëve nuk do të donte që emri i tij të përflitej, edhe pa të drejtë, për shkelje detyre apo korrupsion.

Dhe, natyrisht, problemi i radhës në gjyqësor, thotë Departamenti i Shtetit, është korrupsioni. Kjo pjesë është shumë e qartë për publikun shqiptar. Madje, aq e qartë, sa pjesa më e madhe e opinionit ishte pro Reformës në Drejtësi, pikërisht për të larguar nga detyra gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Lajme të lidhura

SPORT

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025
SPORT

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
AKTUALITET

Gazetari: Grave në burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja

22:21 : 15/07/2025
SPORT

Drita siguron turin e dytë të Ligës së Kampioneve, triumfon edhe në ndeshjen e dytë

22:13 : 15/07/2025
AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
Para

Ja kush është pronari i fabrikës së riciklimit që u shkrumbua në Kashar

TË GJITHA

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025

Gazetari: Grave në burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja

22:21 : 15/07/2025

Drita siguron turin e dytë të Ligës së Kampioneve, triumfon edhe në ndeshjen e dytë

22:13 : 15/07/2025

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com