• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

ANALIZA/ “Tahiri u rikthye në Kuvend pas sinjaleve që ka marrë Rama për ta arrestuar deri në qershor kur merret vendimi për negociatat”

15:35 : 19/04/2018
në OP-ED, POLITIKE

ANDI BUSHATI/ Rikthimi i ish ministrit të brendëshëm në sallën e parlamentit shërbeu si një mizanskenë e mirë për të ndriçuar shumë nga ngjarjet dhe personazhet e dramës që po luhet kohët e fundit.

Ndoshta qe një rastësi, por ish krahu i djathtë i kryeministrit, njeriu tek i cili Rama kishte pasur më shumë besim dhe tani ka dyshimin se mund të jetë “një vemje e padenjë për racën njerëzore”, u shfaq në kuvend ditën kur aty po celebrohej rekomandimi i Brukselit për hapjen e negociatave. Shumë burime diplomatike nga kancelaritë e rëndësishme, i kanë shpënë sinjal Edi Ramës se Këshilli i Ministrave të BE nuk mund t’a miratojë këtë rekomandim, nëse shumica në pushtet vazhdon t’a ruajë imunitetin për ish ministrin e brendëshëm. Ndaj koincidencë apo jo, rishfaqja e njeriut të “policisë që deshëm”, në këtë seancë të shënuar, ishte simboli më i mirë për të treguar se sa të lidhura fort janë rruga europiane e Shqipërisë dhe ndëshkimi i atyre që jemi mësuar ti quajmë peshq të medhenj.

Mësimi i dytë ka të bëjë më mënyrën se si u soll kryeministri Berisha me këtë prezencë të parajalmëruar. Pasi kishte botuar në Facebook lajmin se ish krahu i tij i djathtë po e kërcënonte Edi Ramën, “lideri historik” xhiroi një film të vërtetë në seancën e sotme. Ai u çua nga salla, shkoi tek vendi i Tahirit dhe filloi t’i përmendë Habilajt, duke u kujdesur që më parë të ndizte kamerën e telefonit dhe t’a transmetonte live sherrin e paramenduar.

Situata u bë sa groteske, aq edhe komike. Paramendoni se në ç’vend të qytetëruar mund të ndodhë, që një ish kryeministër, të sillet si një velinë instagrami, dhe të filmojë veten në zënkën që e ka inskenuar më parë? Imagjinoni se ç’efekt mund të ketë tek publiku i thjeshtë ky lloj të konceptuarit të politkës si spektakël?
Në ato çaste u duk se më e rëndësishme se ajo që do të thoshte, për Berishën vlente show që ai do të bënte. Se më shumë sesa mesazhi, ai ishte i interesur t’u tregonte njerzve, se qe vetë i pari që shkoi t’i thyente hundët, sy më sy, mikut të Habilajve.

Kjo prirje për ta shouizuar politikën, për t’a shfaqur atë urgjentisht në rrjetet sociale, për t’u fokusuar më tepër tek shtrirja e audiencës, sesa tek thellimi mbi problemin, ngre një pyetje: A mos edhe opozita është prekur nga virusi ramist i perceptimit të politikës si spektakël?

Lexo edhe:

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

Dhe kur këtë e bën Sali Berisha, dilema bëhet edhe më e mprehtë: Mos ndoshta PD-së më shumë i intereson të shfaqet sikur lufton Tahirin, sesa të arrijë qëllime dhe objektiva konkrete?

Mësimi i tretë gjendet në atë që shumëkush e etiketoi si kërcënimin e drejtëpërdrejtë të Tahirit për kryeministrin. Megjithëse ish ministri e mohoi më pas këtë interpretim, huazimi i shprehjes së Ramës “Ska bir nëne dhe bir kurve të më pengojë mua të flas” ruan gjithë ambiguitetin e një gjuhe të dyfishtë. Dhe ai forcon hipotezën se Rama po e mbron ish krahun e tij të djathtë nga fika se ai disponon materiale kompromentuese për atë vetë.

Përndryshe nuk ka arsye tjetër se si të shpjegohet këmbëngulja në ruajtjen e imunitetit, duke përdhosur vetë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e këtij pushteti. Përndryshe nuk ka arsye tjetër që do ta detyronte kryeministrin edhe në sy të Mogherinit, të përdridhej duke thënë se prokuroria nuk i kishte servirur fakte të tjera.
Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Tahiri lëshoi njëherë kërcënimin se qe i gatshëm të fliste, kur dha intervistën në “Opinion” në prag të arrestimit. Ai e përsëriti edhe njëhrë atë që shumëkush e perceptoi si shantazh, tani, kur po përflitet një kushtëzim ndërkombëtar që e lidh imunitetin e tij me hapjen e ardhshme të negociatave.
Prandaj, shfaqja e paralajmëruar e ish ministrit të brendëshëm në parlament qe një rast i mirë për të n’a dëshmuar se sa i lidhur është fati i tij me të ardhmen europiane dhe se si kjo çështje, që shpesh opozita i jep trajtat e spektaklit, po përjetohet si një makth nga Edi Rama.

Lajme të lidhura

SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
HOROSKOPI

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025
SPORT

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025
Para

Pasagjerja vdiq pas incidentit të avionit në SHBA, hetuesit: Ja pse ndodhi shpërthimi në motor

TË GJITHA

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com