• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mirëmëngjes me Edi Ramën! Shqipëria që ai sheh, nuk është e jona…

13:01 : 17/04/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga reklamimi. Për të nuk ka rëndësi produkti, por forma dhe mënyra si ia paraqitet pëblikut për konsum. Këto ditë, që kur zgjohet në mëngjes, agjentët “piaristë” të zyrës së tij, i servirin ndonjë video që tregon një person të punësuar. Çdo ditë me këtë merret. Kur nuk ka çtë thotë e shkruaj për punësimin, qëmton në ndonjë artikull të huaj, që në të shumtën e rasteve janë të financuar nga qeveria, që flet për bregdetin shqiptar, ndryshimet, apo bukuritë e rralla të vendit tonë, të denja për turizëm.

Shfaq ndonjë video apo foto që tregon zhvillimin e bujqësisë, por nuk pranon kurrë të vërtetën se në shumë zona rurale tokat mbesin të papunuara si pasojë e rritjes së kostos së punimit, frezimit dhe mbjelljes. Edhe në rastet kur ata pak fermerë mundohen të punojnë për të mbajtur disi gjallë ekonominë familjare, përdorin kuaj e gomerë për të lëruaruar arat. Parmendë në shekullin XXI… Po kjo Shqipëria e vërtetë nuk ekziston në mendjen e kryeministrit. Edhe nëse shfaqet, duhet sfumuar nga njerëzit me kollare dhe deputetet e artikuluara që flasin pa fund në studio televizive si një “përrua psiqik”, vetëm e vetëm për të sfumuar të vërtetën. Dy ditë më parë Rama kritikoi ashpër deputetët e tij se përse nuk shkojnë në zonat ku janë zgjedhur që tu tregojnë qytetarëve se sa mirë po punon qeveria. Më pas të gjithë këto takime, premtime dhe imazhe të zgjedhura të bëhen publike, për të treguar se e “vërteta” është ndryshe.

Gjithçka sipas kryeministrit Edi Rama duhet reklamuar, imponuar me forcë që njerëzia të ngulisë në kokë që nuk jetojnë aq keq sa mendojnë… Ka kapur problemin e papunësisë, sepse kudo që udhëton, edhe nëse në sallë ka njerëz të përzgjedhur nga stafi piarist i tij, gjendet ndonjë prej tyre që tregon të vërtetën e dhimbshme, mungesën e një pune, taksat e rritura, tarifat e shtuara të shërbimeve, mungesën e shpresës dhe ikjen masive të shqiptarëve, që degdisen në ndonjë vend të europës me shpresën se mund të fitojnë azil.

Këto të vërteta ai i di mirë, por i shpërfill, injoron e madje as nuk i ka në axhendën zyrtare të qeverisë. Nuk duhen thënë, paçka se ekzistojnë dhe janë halli i përditshëm i çdo qytetari në vend. Ata që ikin nga Shqipëria dhe kërkojnë azil, i konsideron si çdo qytetar tjetër i BE-së, si një kroat, rumun dhe bullgar që lëviz për punë nga një shtet në tjetrin. Por emigrantët shqiptarë nuk janë të tillë. Jetojnë të izuluar dhe mbajnë radhën për një pjatë supë që ofrohet nga vendet ku kanë kërkuar azilin. Mbesin me shpresën se një ditë do u aprovohet qëndrimi, por zhgënjehen pasi shumica është refuzuar. Ndodh edhe si rasti tragjik i Mario Majollarit, 28-vjeçarit që iu mohua azili në Suedi, pasi struktura të qeverisë shqiptare kishin dërguar një dokument zyrtar, ku shpreheshin se jeta e tij nuk rrezikohet nga gjakmarrja. U kthye në Shqipëri por u vra pikërisht nga gjakmarrja. Këtë radhë “Shqipëria imagjinare” që reklamon kryeministri (ku jetohet mirë dhe me rend të sigurtë), arriti deri aty sa të marrë edhe një jetë…

Lexo edhe:

Vendimi i Koçiut/ Florjan Binaj ironizon: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret!

Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po dëmtojnë ekonominë

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Koçiut/ Florjan Binaj ironizon: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret!

14:02 : 13/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po dëmtojnë ekonominë

14:02 : 13/10/2025
AKTUALITET

ILD: Nuk kemi nisur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka

13:56 : 13/10/2025
AKTUALITET

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Reforma zgjedhore e pamundur pa ODHIR”, Berisha: Rama kërkon ta katandisë vendin me 28 bashki

13:32 : 13/10/2025
BOTA

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025
Para

Plagosja në Vlorë/ Zbardhet ngjarja e plotë

TË GJITHA

Vendimi i Koçiut/ Florjan Binaj ironizon: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret!

14:02 : 13/10/2025

Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po dëmtojnë ekonominë

14:02 : 13/10/2025

ILD: Nuk kemi nisur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka

13:56 : 13/10/2025

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025

“Reforma zgjedhore e pamundur pa ODHIR”, Berisha: Rama kërkon ta katandisë vendin me 28 bashki

13:32 : 13/10/2025

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025

“Qiejt sot janë të qetë”, Trump: Ky është fundi i luftës e terrorit dhe fillimi i shpresës

13:23 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com