Në tensionimin e seancës në Kuvend është përfshirë edhe deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.
Në një moment ajo është filmuar nga një prej ministrave të qeverisë (kjo kuptohet nga këndi i videos) teksa i heq tapën shishes së ujit dhe ia hedh Ramës.
Nga ana tjetër, një prej ministreve dëgjohet të thotë “aaa bravo, aaa budallaqe”.
Pas seancës, Mehmetaj ka reaguar edhe për një deklaratë të Taulant Ballës, i cili tha se Kryemadhi e Basha i përdorin gratë dhe vajzat në Kuvend për interesat e tyre.
“Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin! Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju! Ti shko kërko motrën!…”