• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet me pensionet, ISSH: Dëmi i konstatuar vlerësohet në 2.9 miliardë lekë

13:51 : 12/04/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Abuzime të mëdha me skemën e pensioneve. Dëmi i konstatuar vlerësohet në 2.9 miliardë lekë. Shifra është bërë publike nga vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që njofton se ka nisur kontrollin dhe pastrimin e skemës.

Një proces që po konsiston në auditimin e pensioneve dhe përfitimeve të tjera, si dhe në informatizimin e proceseve të punës dhe dixhitalizimit të të dhënave.

“Përsa i përket ligjshmërisë së përfitimeve që iu lindin qytetarëve nga skema e sigurimeve shoqërore, është konstatuar një dëm ekonomik i konsiderueshëm, i cili llogaritet në rreth 2.9 miliardë lekë”, thekson ISSH.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën të ditur gjithashtu, se po vijon punën për pastrimin e skemës nga përfitimet e padrejta, duke u përqëndruar në disa mënyra kontrolli të dosjeve të pensioneve. Duke pasur parasysh që nga kjo skemë aktualisht përfitojnë rreth 560 mijë pensionistë, në total janë konstatuar rreth 5 667 dosje me probleme.

Sipas të dhënave, vetëm nga Drejtoria e Auditit në ISSH janë konstatuar rreth 3 970 dosje me shkelje, nga të cilat pensione me ndryshim datëlindjesh.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Berisha: Rama përdori licencat për mbjelle kanabisi për të manipuluar zgjedhjet

Shqipëri – Serbi/ Hysaj: Duhet vetëkontroll dhe qetësi në fushë

Pra, përfitues që kanë hyrë në skemën e përfitimit disa vjet para se t’u lindë e drejta, janë konstatuar gjithsej 1 998 raste, me përfitim të padrejtë në masën mbi 1.3 miliardë lekë.

Ndërsa për pensionet e përfituara në mënyrë të padrejtë, si rezultat i paraqitjes të dokumentave të parregullta janë konstatuar gjithsej 1972 raste, me një vlerë 881.356.601 lekë.

 

Shkeljet e konstatuara:

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën të ditur se kryesisht, ndër shkeljet e konstatuara për këtë kategori ka qenë ndryshimi i vjetërsisë në punë, duke i kaluar në kushtet e kategorisë së parë, si punë në nëntokë, fonderi etj, ndërkohë që kanë punuar në punë të kategorisë së tretë ose në kooperativa bujqësore, duke përfituar padrejtësisht pension disa vjet më parë sesa parashikohet në Ligj.

 

Në këtë kuadër, ISSH ka ndërtuar një sistem informatik të qendërzuar dhe sipas standarteve europiane, për informatizimin e të gjitha proceseve e punës, ku janë hedhur, veç të tjerave, rreth 90% e dosjeve të vjetra të pensionit, për krijimin e regjistrit kombëtar unik të pensioneve dhe pagimin online të tyre.

“Falë këtij sistemi, i cili funksionon online me regjistrin kombëtar të shtetasve, bëhet e mundur kontrolli i datëlindjeve në kohë reale për dosjet e pensioneve në të gjithë vendin. Ky proces bën të mundur konstatimin e menjëhershëm të rasteve kur rezultojnë abuzime me datëlindje ose gjeneralitete të ndryshme”, shpjegojnë ekspertët e ISSH-së.

Gjithashtu, hedhja e dosjeve të pensioneve në një sistem unik të qendërzuar nxjerr në pah rastet e personave që marrin më shumë se një përfitim. Nga ky proces janë konstatuar 108 raste përfitimesh të dyfishta, për të cilat janë kryer veprimet përkatëse të llogaritjes së dëmit financiar, si dhe denoncimet në prokurori.

Nga këto raste, janë evaduar 94 raste me dëm financiar 91 milionë lekë, ndërkohë që po vijon puna edhe për dosjet e mbetura. Për sa i përket përfitimeve që rrjedhin nga trajtimet e veçanta si minatorë, janë konstatuar 989 dosje me problem, me një dëm ekonomik prej rreth 455 milionë lekësh.

Paralelisht me verifikimin e emrave të përfituesve, sistemi informatik ka bërë të mundur verifikimin e të dhënave të gjendjeve civile të përfituesve për dosjet e hedhura në sistem, nga kanë rezultuar pensione të lidhura me ndryshim datëlindjesh 802 raste, me një dëm prej rreth 203 milionë lekësh.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Berisha: Rama përdori licencat për mbjelle kanabisi për të manipuluar zgjedhjet

12:25 : 02/06/2025
SPORT

Shqipëri – Serbi/ Hysaj: Duhet vetëkontroll dhe qetësi në fushë

12:23 : 02/06/2025
AKTUALITET

Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pas zgjedhjes deputet

12:14 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit

12:13 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vdekja e turistit anglez në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

12:02 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

11:51 : 02/06/2025
Para

Krahu i punës në Shqipëri, më i liri në rajon dhe BE

TË GJITHA

Denoncimi/ Berisha: Rama përdori licencat për mbjelle kanabisi për të manipuluar zgjedhjet

12:25 : 02/06/2025

Shqipëri – Serbi/ Hysaj: Duhet vetëkontroll dhe qetësi në fushë

12:23 : 02/06/2025

Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pas zgjedhjes deputet

12:14 : 02/06/2025

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit

12:13 : 02/06/2025

Vdekja e turistit anglez në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

12:02 : 02/06/2025

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

11:51 : 02/06/2025

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3000 €”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin/ Letra që ‘e dogji’

11:42 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com