• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjakmarrje në shekullin XXI…, drama e “shkruar” e Marios

20:29 : 11/04/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

E parandjeu vdekjen dhe në Zyrat e Emigracionit në Suedi kërkoi azil, me pretendimin kryesor se në vendlidjen Shqipëri, i rrezikohej jeta nga gjakmarrja. Ky motiv, nuk qe aspak bindës për autoritetet suedeze që as e morën në konsideratë, duke e konsideruar një trillim të 28-vjeçarit Mario Majollari, pasi sipas tyre nuk mund të ishte e vërtetë koncepti gjakmarrje në vitin 2018, në një vend që mëton të bëhet pjesë e BE-së. E deportuan dhunshëm dhe pas pesë ditësh mbërritje në Shqipëri, Mario u qëllua me tre plumba, duke mbetur i vdekur në vend.

Autori i dyshuar i shpallur në kërkim është Kastriot Gjuzi dhe mendohet se e vrau të riun në shenjë gjakmarrje, pasi këtu e 18 vite më parë, babai i Marios, që sot po vuan burgimin e përjetshëm i kishte vrarë vëllanë. Avni Majollari, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e Ilir Gjuzit, vëllait të Kastriot Gjuzit dhe Amarildo Nelaj (ky i fundit kushëri me ish-bashkëshorten e tij), ngjarje e ndodhur në vitin 2000. Krimi në atë kohë ndodhi në rrugën Tiranë-Dajt, ku Gjyzi dhe Nelaj mbetën të vdekur në vend pasi u qëlluan me armë kallshnikov nga Artur Mujollari. Pesë vite më vonë arrestohet në flagrancë me armë pa leje dhe më pas dërgohet në burg, pasi gjykata kishte vendosur për të burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë.

Me ligj, gjithçka mund të quhej e mbyllur, vrau, dhe përjetsësisht nuk do shohë më lirinë, por pasojat e konceptit të gjakmarrjes ende “rriteshin” në familjen Gjuzi. U gjet nata e së martës në një rrugicë pa dritë, jo larg hyrjes së pallatit për të shuar përgjithnjë jetën e 28-vjeçarit. Në raste të tilla policia ngre pistat e para dhe hap dosjet për të zbuluar të shkuarën e viktimës, për t’i gjetur ndonjë të kaluar të errët dhe vendosur më pas etiketimin: “u vra për larje hesapesh”… Por rasti i Marios ishte ndryshe, nuk kishte asnjë të kaluar kriminale dhe i vetmi “hesap” që do të lante, ishte mëkati i babait të tij. Me lot në sy fqinjët e viktimës shprehin vetëm fjalë të mira. Një djalë i qetë që pononte si kuzhinier në restorante brenda dhe jashtë vendit, por ora për të ikur nga kjo jetë i erdhi shpejt, nga një dorë që mund të jetë e lumtur, se mori gjakun e të vëllait.

Në kohën kur babai i tij kreu krimin, Mario nuk kishte mbushur as dhjetë vjeç. Një fëmijë që vuan pasojat e veprimeve të të atit. Dhe jeta e tij, për kaq pak sa jetoi ishte vetëm dramë. Në moshën dy vjeç prindërit u divorcuan, madje edhe një nga shkaqet kryesore të konfliktit të babait të tij Avni Mujollari me dy viktimat Gjizi dhe Nelaj ishte për shkak të konflikteve bashkëshortore. Po Mario e deshi jetën, nuk lëvizte i armatosur, nuk kapërceu kurrë pragun e policisë as për ndonjë sherr mes të rinjsh, por “mekati” i madh se u rrit me prindër të divorcuar dhe la jetën sepse këtu e 18 vite më parë babai i tij kishte marrë dy jetë. Ky lajm ndoshta nuk do të mbërrijë kurrë në Zyrën e Emigracionit në Suedi, aty ku me vulën “nuk aprovohet” azili, u vulos njëkohësisht edhe vdekja e Mario Mujollarit…

Lexo edhe:

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025
AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025
SHOW BIZ

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
Para

Monedha elektronike, ja çfarë do të ndodh me bitcoin pas një dekade

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com