• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si të përfitoni bursa studimi në shtetin italian

14:45 : 09/04/2018
në AKTUALITET

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Itali, tashmë mund të aplikojnë për bursa deri në 30 prill të këtij viti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) i ofron këto bursa studimi, në favor të studentëve të huaj, ku përfshihen dhe shqiptarët, për vitin 2018-2019, me synimin për të favorizuar bashkëpunimin në fushat e kulturës, shkencës dhe teknologjisë.

Në rast se aplikantët shpallen fitues, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga këto bursa nga 1 tetori 2018 deri më 30 shtator 2019. Drejtoresha e Patronatit Inas Albania, Beskida Aliaj bën me dije për “Gazeta Shqiptare” se bursat e studimit ofrohen për kryerjen e programeve të studimit, formimit dhe /ose punë kërkimore pranë instituteve italiane shtetërore ose të njohura ligjërisht. Fituesi i një burse MAECI do të marrë një pagesë mujore prej 900 euro të paguara çdo tre muaj në llogarinë rrjedhëse të mbajtur nga ai në një bankë italiane. Pagesa e bursave mund të bëhet pas regjistrimit në institucionin e përzgjedhur dhe përfituesi i bursës dorëzon dokumentacionin e kërkuar sipas afateve administrative të nevojshme.

Kësti i fundit i pagesës do të paguhet vetëm pasi të përcaktohet përparim i mirë në rrugën akademike të zgjedhur. Vlen të theksohet se kjo bursë mbulon vetëm ndjekjen e kurseve brenda territorit italian. “Për listën e ofertave të ofruara duhet të konsultoni edhe faqen e internetit : https://studyinitaly. esteri. it. Llojet e kurseve për të cilat mund të paraqisni kandidaturën janë kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale); kurse trajnimi profesional, artistik dhe muzikor (AFAM); doktoraturë; projekte studimi në bashkëpunim si dhe kurse për gjuhën dhe kulturën italiane”,-thekson Aliaj. Aplikimet për përzgjedhjen e bursave do të duhet të dërgohen ekskluzivisht përmes e-mailit, duke hyrë në Portalin “Study in Italy” ku regjistrimi behet me një username (emri i përdoruesit) dhe password (fjalëkalim). Fituesi i një bursë MAECI do të marrë një bursë mujore prej 900 euro të paguara çdo tre muaj në llogarinë rrjedhëse të mbajtur nga ai në një bankë italiane.

Kurset e ciklit të dytë (master)
Bursat për kurse universitare mund të kenë një kohëzgjatje prej 6 ose 9 muajsh. Për t’u regjistruar për vitin e parë të programit të ciklit të dytë në Itali, kandidati duhet të ketë përfunduar kursin e nivelit të parë në vendin e tij të origjinës; për të qenë në gjendje të regjistrohet në vitin e dytë, kandidati duhet të jetë në gjendje të mirë me provimet e vitit të kaluar. Edhe bursat për kurset e formimit profesional, artistik dhe muzikor (AFAM) mund të kenë një kohëzgjatje prej 6 ose 9 muajsh. Për t’u regjistruar për një AFAM në Itali, aplikanti duhet të zotërojë titujt e studimit të kërkuara nga institucioni i zgjedhur.
Doktoratura kërkimore
Bursat e studimit për doktorantët e punës kërkimore mund të kenë një kohëzgjatje prej 6 ose 9 muajsh. Për t’u regjistruar për një AFAM në Itali, duhet të zotëroni titujt e studimit të kërkuara nga institucioni i zgjedhur dhe letrën e pranimit nga universiteti italian.

Projekte studimi në bashkëpunim
Gjithashtu, edhe bursat për projekte studimore në bashkëpunim mund të kenë një kohëzgjatje prej 6 ose 9 muajsh. Kandidati që dëshiron të përfitojë nga një bursë për të kryer një projekt studimi në bashkëpunim do të duhet të bashkëngjisë bashkë me kandidaturën programin e kërkimit, duke treguar emrin dhe kontaktet (e-mailin) e profesorit mbikëqyrës të kërkimit shkencor, përpos edhe letrave të pranimit të institucionit pritës. Ky lloj i bursave mund të caktohet për aktivitetet kërkimore në organet publike kërkimore (CNR, ISS, INFN, INAF, ISPRA etj.), në bashkëpunim me universitetet shtetërore publike. Për disa programe master ose Institucionet AFAM, regjistrimi është subjekt i testeve të pranimit. Kandidatët janë të ftuar të kontrollojnë me institucionin e zgjedhur ose AFAM nëse është planifikuar një test pranimi.

Lexo edhe:

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

Kurse të gjuhës dhe kulturës italiane
Bursat për kurset e gjuhës dhe kulturës italiane janë të destinuara vetëm për studentët që ndjekin një kurs italishteje në nivel universitar dhe kanë një kohëzgjatje prej 3 muajsh. Kandidati duhet të bashkëngjisë me kërkesën një certifikatë që provon kompetencën e gjuhës italiane duke filluar nga niveli A2.

Kushtet e pranimit
Aplikimet mund të dorëzohen nga ata që do të përmbushin kërkesat e mëposhtme në afatin deri me datë 30 prill të këtij viti. “Mund të konkurrojnë për bursë studimi studentët me nënshtetësi të huaj rezidentë jashtë shtetit dhe italianët rezidentë jashtë shtetit, që zotërojnë një titull studimi (diplomë) e vlefshme për regjistrimin në kurset në Institutin e përzgjedhur”,-thekson Aliaj. Kjo e fundit bën me dije se mund të paraqesin kërkese për bursë studimi për kurs masteri/ Trajnimi i lartë artistik dhe muzikor (AFAM) / kurs gjuhe dhe kulturës italiane, kandidatët e moshës jo më shumë se 28 vjeç. Ndërsa aplikantët e moshës deri në 30 vjeç në datën e skadimit të këtij njoftimi mund të aplikojnë për një bursë për një program doktorature PhD, në një kohë që kandidatët deri në 40 vjeç mund të aplikojnë për një bursë për realizimin e një projekti të përbashkët.
Të interesuarit gjatë aplikimit duhet të bashkëngjisin me kërkesën, një certifikatë që provon kompetencën e gjuhës italiane duke filluar nga niveli B2. Për regjistrimin në kurse universitare që zhvillohen tërësisht në anglisht, nuk kërkohet njohja e gjuhës italiane, ndërsa në rast frekuentimi të një kursi në gjuhën angleze, kandidati duhet të bashkëngjisë me kërkesën një certifikatë që provon kompetencën e gjuhës angleze duke filluar nga niveli B2. “Vetëm për kurset për gjuhën dhe kulturën italiane, kandidati duhet të bashkëngjisë me kërkesën një certifikatë që provon kompetencën e gjuhës italiane duke filluar nga niveli A2”,-thotë drejtuesja e INAS Albania.

Rinovimi i bursës
Ata që kanë marrë një bursë MAECI në vitin akademik 2017-2018 mund të aplikojnë për vazhdimin ose përfundimin e një kursi shumëvjeçar të studimit. Rinovimi eventual i bursave u jepet vetëm kandidatëve që vërtetojnë se kanë ecuri të mirë me provimet e fitimit të parashikuara për çdo vit akademik. Mund të aplikojë për frekuentim në një kurs program të ciklit të vetme për vitin akademik 2018-2019 vetëm ata që në vitin akademik 2017-2018 kanë marrë një bursë MAECI për kursin e njëjtë. Rinovimi eventual i bursave u jepet vetëm kandidatëve që vërtetojnë se kanë ecuri të mirë me provimet e fitimit të parashikuara për çdo vit akademik.

Papranueshmëria
Punonjësit e Zyrave të Administratës Publike Italiane dhe pasardhësit e tyre të shkallës së parë përjashtohen nga dhënia e bursave. Këto të fundit nuk jepen për ndjekjen e programeve të studimeve bachelor (cikli i parë) ose programe të ciklit të vetëm, me përjashtim të rinovimeve si dhe nuk jepen për ndjekjen e kurseve në institucionet e huaja, me seli në Itali ose jashtë saj, as në institute private, qendra ose laboratore kërkimore, të cilat nuk janë të njohura nga Ministria e Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimeve italiane.
Aplikacionet e paraqitura nga kandidatët, që nuk përmbushin kushtet e kërkuara nuk do të merren në konsideratë.

Përzgjedhja e kandidatëve
Aplikimet do të shqyrtohen nga një komitet i themeluar nga Përfaqësia Diplomatike përgjegjëse në territor. Bursat do të jepen në bazë të një vlerësimi krahasues të kandidatëve të paraqitur, të kërkesave dhe kritereve që kanë të bëjnë me meritat dhe / ose përsosmërinë e kurrikulës së kandidatit. Më tej, përfaqësia diplomatike kompetente do të publikojë renditjen e fituesve në faqen e saj të internetit. Fituesit e bursave të ofruara nga qeveria italiane mund të përfitojnë nga përjashtimi i pagesës së tarifave të shkollimit dhe tarifave universitare, sipas dispozitave ligjore për autonominë e universiteteve. Fituesit e bursave përfitojnë nga një siguracion shëndetësor, që mbulon shpenzimet për sëmundje ekskluzivisht për kohëzgjatjen e bursës së paguar nga MAECI. Ndërkohë sëmundjet që varen nga kushtet ekzistuese fizike ose patologjike përjashtohen nga mbulimi i siguracionit shëndetësor

Pagesa e bursës
Fituesi i një burse MAECI do të marrë një bursë mujore prej 900 euro të paguara çdo tre muaj në llogarinë rrjedhëse të mbajtur nga ai në një bankë italiane. Pagesa e bursave mund të bëhet pas regjistrimit në institucionin e përzgjedhur dhe përfituesi i bursës dorëzon dokumentacionin e kërkuar sipas afateve administrative të nevojshme.
Kësti i fundit i pagesës do të paguhet vetëm pasi të përcaktohet përparimi i mirë në rrugën akademike të zgjedhur. Bursa mbulon vetëm ndjekjen e kurseve brenda territorit italian.

Ndihma nga Patronati INAS Albania
“Patronati INAS ALBANIA, jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave dhe deri në mbylljen e tyre për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona. Të gjitha shërbimet tona janë FALAS, pa asnjë lloj pagese. Edhe mbas fitimit të së drejtës për studime në Itali, INAS CISL ALBANIA, ndihmon studentët shqiptarë, nëpërmjet strukturave që ka në të gjithë Italinë, deri në akomodimin e plotë të tyre si edhe në plotësimin e dokumenteve për leje qëndrimin italian nga zyrat e Patronato Inas Cisl që ndodhen të shpërndara në të gjithë Italinë”,-shprehet Aliaj për GSH.

Ku mund të aplikoni?

Llojet e kurseve për të cilat mund të paraqisni kandidaturën:
– Kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale)
– Kurse trajnimi profesional, artistik dhe muzikor (AFAM);
– Doktoraturë
– Projekt studimi ne bashkëpunim
– Kurs për gjuhën dhe kulturën italiane
Kohëzgjatja dhe afati
– Bursat për kurse universitare mund të kenë një kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) ose 9 (nëntë) muajsh.
– Kandidaturat online duhet të transmetohen, duke përdorur Portalin “Study in Italy “, brenda orës 14.00, më 30 prill 2018.

Kriteret e pranimit

– Mund të konkurrojnë për bursë studimi studentët me nënshtetësi të huaj rezidentë jashtë shtetit dhe italianët rezidentë jashtë shtetit , që zotërojnë një titull studimi (diplomë) e vlefshme për regjistrimin në kurset në Institutin e përzgjedhur
– Mund të paraqesin kërkese për bursë studimi për kurs masteri apo trajnim i lartë artistik dhe muzikor (AFAM) / kurs gjuhe dhe kulturës italiane, kandidatët e moshës jo më shumë se 28 vjeç
– Aplikantët e moshës deri në 30 vjeç në datën e skadimit të këtij njoftimi mund të aplikojnë për një bursë për një program doktorature PhD
– Kandidatët e moshës deri në 40 vjeç në afatin e kësaj thirrjeje mund të aplikojnë për një bursë për realizimin e një projekti të përbashkët
– Kandidati duhet të bashkëngjisë me kërkesën një certifikatë që provon kompetencën e gjuhës italiane duke filluar nga niveli B2
– Për regjistrimin në kurse universitare që zhvillohen tërësisht në anglisht, nuk kërkohet njohja e gjuhës italiane
– Në rast frekuentimi të një kursi në gjuhën angleze, kandidati duhet të bashkëngjisë me kërkesën një certifikatë që provon kompetencën e gjuhës angleze duke filluar nga niveli B2

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025
AKTUALITET

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025
Para

Përfaqësuesit e biznesit: Nga ora 11:00- 12.00 të ulim qepenat, protestojmë derisa Rama të ikë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com