• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA në luftë kundër Sirisë pas sulmit kimik? Presidenti Trump: Vendimi për 48 orë

20:43 : 09/04/2018
në BOTA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dënoi sulmin e dyshuar kimik në Siri dhe tha se do të marrë “vendime të rëndësishme” brenda 24 deri 48 orëve të ardhshme për mënyrën se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara.

 

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë Trump i tha kabinetit se SHBA do të gjejnë se kush është përgjegjës për sulmin: Siria, Rusia, Irani apo “të gjithë bashkë”.

“Po e shikojmë këtë çështje shumë fort, shumë seriozisht”, tha ai. Presidenti amerikan e quajti sulmin “monstruoz”.

Po të hënën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë një veprim ushtarak kundër Sirisë, pas komenteve të Presidentit Donald Trump se ata që ndërmorën sulmin kimik të së shtunës do të paguanin një çmim të lartë.

Lexo edhe:

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

“Gjëja e parë që duhet të shqyrtojmë është se përse ende përdoren armë kimike kur Rusia ishte garantuesi për heqjen e të gjitha armëve kimike”, tha Mattis sot gjatë një takimi në Pentagon me sheikun e Katarit al-Thani.

Ai u tha gazetarëve se SHBA po “punojnë me aleatët dhe partnerët nga NATO-ja në Katar dhe gjetkë për ta trajtuar këtë çështje”.

Mbrëmë vonë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron dënuan ashpër sulmet kimike në Siri dhe ranë dakord se qeveria siriane e Presidentit Bashar al-Assad duhet “të mbahet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut”.

“Ata ranë dakord të shkëmbejnë informacion mbi natyrën e sulmeve dhe të koordinojnë një përgjigje të fortë dhe të përbashkët”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë rreth telefonatës midis dy udhëheqësve, raporton VOA.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot rreth sulmit të supozuar, pasi shumë vende kërkuan një seancë urgjente.

SIRIA DHE RUSIA AKUZOJNË IZRAELIN PËR SULM AJROR
Ndërkohë, Siria dhe Rusia thonë se dy aeroplanë luftarakë izraelitë që vepronin në hapësirën ajrore libaneze kryen sot në mëngjes një sulm kundër një baze ajrore në Sirinë qendrore.

Ushtria izraelite nuk e komentoi sulmin në bazën e njohur si T4 në provincën Homs.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se 14 veta janë vrarë, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të forcave iraniane.

Në muajin shkurt Izraeli akuzoi forcat iraniane se po shfrytëzojnë bazën për të dërguar avionë pa pilotë në territorin e Izraelit.

Fillimisht mediet shtetërore siriane thanë se një sulm me raketa ka ndodhur të hënën në një bazë ajrore në provincën e Homsit në Siri, duke lënë një numër viktimash.

Zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulm në Siri.
“Megjithatë, po vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe të mbështesim përpjekjet diplomatike për t’i mbajtur përgjegjës ata në Siri dhe gjetiu për përdorimin e armëve kimike”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Christopher Sherwood.

Siria vazhdimisht ka mohuar përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit që filloi në vitin 2011, përfshirë edhe sulmin e fundit të dyshuar të së shtunës në para lagjet e Damaskut të kontrolluara nga kryengritësit, që la pas vetes 40 të vrarë.

Presidenti Trump përdori rrjetin Twitter të dielën për të thënë se “do të ketë një çmim të lartë për t’u paguar”, për atë që ai e quajti “sulm të çmendur kimik” të shtunën.

Në një akt të rrallë kritikash të forta në adresë të udhëheqësit rus, presidenti amerikan deklaroi se “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës” për mbështetjen që i japin “kafshës Asad”.

Ai kërkoi më tej nga Siria hapjen e zonës për personelin mjekësor dhe verifikues.
Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë pohimet për sulm kimik duke theksuar se “përhapja e tregimeve të rreme për përdorimin e klorit dhe substancave të tjera helmuese nga forcat qeveritare (siriane) vazhdon”.

“Ne kemi paralajmëruar disa herë së fundmi për provokime të tilla të rrezikshme”, thuhet në deklaratën e Moskës. “Qëllimi i një spekulimi të tillë mashtrues, pa asnjë argument, është mbrojtja e terroristëve dhe përpjekje për të justifikuar përdorimin e forcës nga jashtë”.

Irani tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara, synojnë arsyetimin e veprimeve të reja ushtarake amerikane.

Një vit më parë, pas një sulmi me armë kimike në Siri, presidenti Trump urdhëroi goditjen më 59 raketa Tomahawk në Siri, duke vënë në shënjestër një bazë ushtarake prej nga ishin ngritur avionët që kishin kryer sulmin kimik.

Presidenti Trump nuk tha se si do të përgjigjet Amerika pas sulmit të së shtunës. Por këshilltari për sigurinë kombëtare Thomas Bossert tha për rrjetin ABC News, se “asnjë opsion nuk mund të përjashtohet”.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

09:54 : 26/07/2025
BOTA

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025
AKTUALITET

U lëndua në përpjekje për të shuar zjarrin në Delvinë, rëndohet gjendja e 42-vjeçarit

09:39 : 26/07/2025
SPORT

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025
BOTA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025
Para

Joni Peçi ‘thumbon’ këngëtaret: Nëse do kishin punë në profesionin e tyre s'do merreshin me..

TË GJITHA

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

09:54 : 26/07/2025

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025

U lëndua në përpjekje për të shuar zjarrin në Delvinë, rëndohet gjendja e 42-vjeçarit

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com