• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Viktor Orban “djali i keq” i Evropës

22:18 : 07/04/2018
në BOTA

Hungaria do të zhvillojë të dielën zgjedhje parlamentare, ku pritet që partia aktuale në pushtet, Fidesz të dalë fituese. Kryeministri Viktor Orban e ka bërë qëndrimin e tij kundër imigracionit temë qendrore të fushatës, duke alarmuar Bashkimin Evropian, i cili e ka akuzuar Hungarinë se po vë në rrezik parimet e demokracisë.

Përkrahësit e Kryeministrit Orban e shohin atë si kështjellën e fundit që po mbron vizionin e tyre për identitetin evropian.

“Brukseli do ta përziejë popullatën e Evropës, do ta zëvendësojë kulturën tonë dhe mënyrën tonë të jetesës,” është shprehur kryeministri.

Qindra mijëra emigrantë hynë në Hungari në vitet 2015 dhe 2016, pjesa më e madhe e tyre me synimin për të kaluar në Evropën Perëndimore. Kjo dyndje u pengua nga barriera kufitare që ngriti qeveria e Orban.

Bashkimi Evropian ka vendosur kuota me përqindje imigrantësh që pret të sistemohen nga çdo vend anëtar. Hungaria e ka refuzuar këtë politikë; Brukseli është përgjigjur me kërcënimin se do të marrë masa ligjore. Kjo përplasje ka shtuar mbështetjen e hungarezëve për politikat nacionaliste të qeverisë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

“Ne hungarezët e konsiderojmë si vlerë kombëtare faktin që prej 1100 vjetësh jetojmë në Pellgun e Karpateve në pjesën qendrore të Evropës si një shoqëri homogjene hungareze, e krishterë,” tha ministri i jashtëm i Hungarisë.

Në listën e personave të akuzuar nga partia Fidesz për komplote kundër Hungarisë është miliarderi amerikan me orgjininë hungareze, George Soros. Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

Opozita e akuzon Orban se po vepron si diktator.

“Sot liria nuk është në rrezik nga fuqitë e huaja. Sot tirania nuk po vjen nga Lindja, as Perëndimi, por prej vendlindjes së Orbanit,” thotë një anëtar i Partisë Socialiste dhe të Dialogut.

Zgjedhjet e së dielës i komplikon një faktor i paqartë: Partia Jobbik, dikur me pikëpamje të ekstremit të djathtë, e cila tani i është afruar qendrës, duke tërhequr pas vete pensionistët me premtime për kujdes më të mirë shëndetësor. Gjithashtu, ka shumë të rinj që nuk e gjejnë veten tek axhenda e Orbanit.

“Mendoj se qeveria nuk po lejon liri të mjaftueshme për mendim dhe unë nuk mund ta shoh të ardhmen time në këtë lloj mjedisi,” thotë kjo studente.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për këto prirje largimi nga demokracia. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar kryeministrin Orban, si “racist ksenofob”.

Por qëndrimi i tij i palëkundur kundër imigracionit dhe retorika e fortë i kanë dhënë Viktor Orbanit një përkrahje të qartë që pritet t’i sigurojë të dielën një mandat të ri qeverisës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025
SPORT

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025
AKTUALITET

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025
AKTUALITET

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025
AKTUALITET

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025
AKTUALITET

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025
Para

FOTO/ Sporti në zi, ndahet nga jeta papritur futbollisti

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025

Trump jep dritën jeshile, Kushner zhvillon planin amerikan për Gazën pas luftës

22:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com