• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Currila, 1 milion USD investim bëhet baltë. A do të hetojë Arta Marku, Vangjush Dakon?

11:58 : 07/04/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në mesin e muajit Mars 2018, disa reshje të pakta shiu zbuluan se investimi mbi 1 milion dollarë para 3 vitesh për rehabilitimin e Kodër-Currilave në Durrës ishte një shpenzim i kotë. Në mos, korruptiv.

Balta dhe dhera të shumta bllokuan njërin prej korsive të aksit rrugor Durrës-Currila, duke u shndërruar në një denoncim për investimin e qeverisë shqiptare, të realizuar nga Bashkia e Durrësit, e drejtuar prej Vangjush Dakos. Sasia e lëndës inerte shkatërroi rrjetën plastike që ishte vendosur për mbajtjen e dherave, e vetmja gjë që është bërë nga investimi i kushtueshëm.

Në Prill 2015, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos, për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Kodër-Currilave.

Rama deklaronte në atë kohë, në kuadër të fushatës elektorale, se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në këtë zonë. “Falë kësaj ndërhyrjeje të qeverisë shqiptare, këtu kemi një transformim rrënjësor, janë mbjellë 50 mijë fidanë dhe brenda një harku 2-3 vjeçar do të kemi një pamje të transformuar të një kodre të gjelbëruar dhe një larmi bimësie, që do të jetë vërtet një atraksion i rëndësishëm për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër. Një vijë shëtitjeje që synojmë ta zgjasim e ta çojmë deri tek Kodra e Vilës, për t’i dhënë qytetarëve të Durrësit, një kilometër shëtitore të re”, tha kryeministri në atë kohë .

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Ndërsa Dako, duke qëndruar në të njëjtën linjë triumfaliste të shefit të tij, Rama, u shpreh në atë kohë se “kjo kodër i është rikthyer qytetarëve të Durrësit si një vend shëtitjeje e argëtimi. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Mjedisit, për ta shtrire këtë projekt deri te Kodra e Vilës, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të Durrësi ta shijojnë atë, edhe si një pistë vrapimi”.

Por pas 3 vjetësh, pikërisht në kohën kur Rama dhe Dako kishin premtuar se pamja e Kodër-Currilave do të ishte transformuar për mirë, pak reshje shiu nxorrën bllof fjalët e tyre, shoqëruar me shkatërrimin e plotë të këtij investimi, të deklaruar në letra në vlerën e mbi 1 milion eurove.

Mëngjesin e datës 19 Mars 2018, balta argjilore mbërriti deri në rrugë, si pasojë e erozionit të tokës në Kodrën e Currilave. Për tre ditë, punonjësit e pastrimit të Bashkisë Durrës u munduan të pastronin dëmin, i cili do të përsëritet sa herë që do të ketë reshje shiu.

Investimi i dështuar 1 milion dollarë në Kodër-Currila dyshohet se fsheh një aferë korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës. Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë publik nëse nga Prokuroria e Durrësit të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projetit, Bashkia Durrës.

Ky rast është një prej atyre që vë në provë edhe vullnetin e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, për të dëshmuar se ajo mund të hetojë edhe eksponentë të së majtës që qeveris vendin.

Në një intervistë televizive të pak ditëve më parë, Ambasadori Amerikan Donald Lu u shpreh se “pret që të shohë nga Arta Marku të nisë hetime edhe nga e majta”. Publiku dhe qytetarët durrsakë janë në pritje nëse Kryeprokurorja do të nxisë vartësen e saj në Durrës, Donika Prela, të nisë hetimin për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Tre vëllezër qëllojnë dibranin, 23-vjeçari niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com