• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadori Lu dënon veprimin e policisë: Nuk kanë të drejtë të arrestojnë qytetarët në mes të natës

21:24 : 05/04/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donal Lu ka komentuar për herë të parë taksën e vendosur nga qeveria Rama për Rrugën e Kombit, protestën e kuksianëve, dhe dhunën që shpërtheu.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lu tha se dhuna është e papranueshme, si nga qytetarët që duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave paqësore, por  e patolerueshme është edhe për policinë.

Kryediplomati amerikan, tha se policia nuk ka të drejtë të lëndojë njerëzit, apo të arrestojë masivisht njerëzit në mes të natës.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: E vërtetë, Ambasador, por në dy ditët e fundit, për shembull, keni parë djegien e tolleve në autostradën midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërtuar 9 vjet më parë. Keni parë protestën përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Dua t’ju pyes për vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion autostradën midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të pasur një tarifë toll prej 5 Euro për një drejtim për njerëzit, përfshi popullsinë në Kukës. Disa prej tyre, sipas Kryebashkiakut të Kukësit, janë 42% me ndihmë ekonomike, marrin 36 dollarë në muaj dhe duhet të paguajnë 12 dollarë për të dërguar një nxënës në shkollën e mesme të Kukësit apo për të shkuar në spital. Ç’mendim keni për këtë vendim?

Lexo edhe:

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

Ambasadori Lu: Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut.

Blendi Fevziu: Ambasador, këta njerëz mendojnë se qeveria iu shërben më shumë pesë a gjashtë të pasurve. Disa përdorin termin ‘oligarkë’ por unë nuk dua ta përdor sepse mendoj se nuk është real, që qeveria nuk i shërben popullsisë së vendit.

Ambasadori Lu: Rruga u ndërtua shumë kohë përpara se të vija në Shqipëri. Kam lexuar një pjesë të historisë për të, edhe historinë e ndërlikuar të koncesionit. Të jem i sinqertë, shumica e kësaj nuk përbën shqetësim për qeverinë e SHBA apo për mua. Ajo që më shqetëson është dhuna e mundshme. Prandaj më lejoni të bëj thirrje përsëri që protestuesit të jenë paqësorë, që qeveria dhe policia të qëndrojnë paqësorë, kjo është përparësia numër një për qeverinë e SHBA këtu.

Lajme të lidhura

Teknologji

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025
AKTUALITET

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

12:08 : 12/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

11:55 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Vendosët në krye të KAYO një mafioz”/ Noka-Vengut: Ardi Veliu i zhytur në vrasje dhe afera kriminale

11:49 : 12/11/2025
Para

VIDEO/Salianji: Rama duhet të ishte në qeli, kuksianët jashtë

TË GJITHA

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

12:08 : 12/11/2025

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

11:55 : 12/11/2025

“Vendosët në krye të KAYO një mafioz”/ Noka-Vengut: Ardi Veliu i zhytur në vrasje dhe afera kriminale

11:49 : 12/11/2025

“Kreuztanne” i Fate Velaj tashmë edhe në Panairin e Librit në Vjenë (BUCH WIEN)!

11:38 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com