• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Të gjithë të besuarit e Arta Markut, ja kush tërheq fijet e Kryeprokurores (Emrat)

10:48 : 03/04/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Lexo edhe:

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

Nga Boldnews.al

Mbi 3 muaj në krye të detyrës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka shënuar emrin e saj në aspektin publik, në përgjithësi vetëm për lëvizjet në stafin drejtues të institucionit. Në javët e para në zyrën e kreut të Akuzës, Marku u angazhua me vrull për të larguar nga pikat kyçe të institucionit ata që njiheshin si “njerëzit e Adriatik Llallës”.

“Boldnews.al” sjell një panoramë të stafit drejtues, me të cilët po punon Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. Ata janë një lloj përzierje ndërmjet prokurorëve që kanë qenë të afërt me ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila njihet edhe si mikeshë e Arta Markut, me prokurorë që kanë punuar edhe me Llallën, si edhe disa prurje të reja.

Alketa Zifla, Drejtori i Kabinetit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme është personi i parë që u afrua në stafin e Arta Markut. Zifla, prej shumë vitesh prokurore në Fier, u transferua para dy vjetësh në Tiranë, me firmë të Adriatik Llallës. Zifla është një prej mikesha të pakta të Arta Markut në institucionin e prokurorisë. Si prokurore, Zifla nuk mbahet mend thuajse për asnjë hetim të rëndësishëm. Ajo u katapultua në pozicionin e lakmuar në Prokurorinë e Përgjithshme, falë lidhjes së hershme shoqërore me shefen e saj.

Besnik Cani, një prokuror me përvojë si drejtues prokurorie, aktualisht është këshilltari më i afërt, për çështjet ligjore e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Cani u emërua drejtues i Prokurorisë së Fierit nga Ina Rama. Pas saj, edhe Adriatik Llalla e emëroi fillimisht drejtues në Prokurorinë e Shkodrës, ku Cani ka bashkëpunuar me shefen e tij aktuale, dhe më tej në Prokurorinë e Elbasanit. Vitin e fundit të mandatit të Llallës, Besnik Cani ishte prokuror i thjeshtë në Tiranë. Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, Cani i bashkohet stafit të saj të ngushtë.

Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme prej më shumë se 10 vitesh, rikthehet në pozicion Drejtori. Sot është në krye të Drejtorisë së Inspektimit. Ai ka qenë drejtor i Hetimit në kohën e Ina Ramës dhe, brenda radhëve të Prokurorisë në atë kohë konsiderohej si “Prokurori i Përgjithshëm në hije”.

Adnan Xholi, aktualisht drejtor i Drejtorisë Gjyqësore, ka qenë një prej prurjeve kryesore të Adriatik Llallës në fillim të mandatit të tij. Xholi, prokuror në disa prokurori rrethesh dhe për disa vite edhe në Prokurorinë për Krime të Rënda, ishte drejtues në Lezhë, në kohën kur Adriatik Llalla e emëron Drejtor të Hetimit. Këtë pozicion e ka mbajtur për më shumë se 4 vjet. Pas emërimit të Arta Markut, ai qëndron në të njëjtin pozicion, vetëm se me emërtesë drejtorie të ndryshuar.

Arqile Koça, drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, është një prokuror me rreth 20 vite karrierë në Prokurorinë e Përgjithshme. Koça u konsiderua si një zgjidhje emergjente nga ana e Arta Markut, e cila e emëroi në pozicion drejtori pasi largoi nga ai post Rovena Gashin, një prej njerëzve më të afërt të Adriatik Llallës.

Ylli Pjetërnika, një magjistrat i ri, u transferua nga Tropoja pranë Prokurorisë së Tiranës me firmë të Adriatik Llallës. Sot ai është këshilltar në kabinetin e Kryeprokurores së Përkohshme.

Rita Gjati, ish-drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, është bërë pjesë e stafit të ngushtë të Arta Markut. Aktualisht ajo është pjesë e grupit të prokurorëve që po kryen vlerësimet e prokurorëve që më pas i përcillen Komisionit të Vettingut. Gjati u largua nga drejtimi i prokurorisë në Kukës, me firmë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi kërcënoi publikisht “me prerje koke” dhe me “kanun”, familjarin e një personi nën hetim.

Dritan Rreshka, aktualisht drejtues i Prokurorisë më të madhe në vend, të Tiranës, është një prej prokurorëve që ka qenë pjesë e grupit të parë që krijuan Task-Force-n kundër Korrupsionit. Ai kishte raporte shumë pozitive me Ina Ramën, e cila e emëroi shef të Task-Forcës së Tiranës. Me ardhjen e Adriatik Llallës, ai largohet nga ky pozicion, por i ofrohet detyra e Shefit të Kabinetit. Rreshka nuk e pranon këtë detyrë. Dy vjet më pas, Llalla e komandon si Shef të Antikorrupsioni në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ai nuk mundi të marrë emërimin, për shkak të refuzimit nga ana e Presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani.

Donila Prela, mikeshë e ngushtë e Arta Markut, është caktuar si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Njeriu më i besuar i Kryeprokurores së Përkohshme ka në dorë hetimet për 613 kg kokainë, të kapur para disa javësh. Gjithashtu, Prela menaxhon hetimet për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitaj. Së fundmi, është folur në media se po kryen hetime edhe për ish-titullarin e saj, Adriatik Llalla, por ky informacion vijon të jetë i pakonfirmuar zyrtarisht. Pavarësisht këtyre hetimeve të rëndësishme, Prela e Durrësit duket se nuk ka ndërmend të nisë asnjë hetim për kryebashkiakun e qytetit, Vangjush Dako, i dyshuar si i përfshirë në disa veprimtari kriminale, që nga lejet e ndërtimit, e deri te bashkëpunimi me grupe kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve. “Boldnews.al” ka siguruar informacione nga Prokuroria e Kavajës se ndaj Prelës ka disa raporte të SHISH, për dyshime të përfshirje të saj në veprime korruptive.

Ardian Nezha,  drejtues i Prokurorisë së Elbasanit deri fundjavën e kaluar, kur u detyrua të japë dorëheqjen, ka qenë për një kohë të gjatë prokuror te Krimet e Rënda. Ai ka hetuar disa dosje të rëndësishme, por u largua nga Adriatik Llalla për në Prokurorinë e Pukës. Asnjëherë nuk u mësua publikisht arsyeja e këtij “internimi”. Kolegët e tij në Krimet e Rënda janë të mendimit se ai është larguar për shkak të përfshirjes në disa situata korrupsioni. Gjithësesi, këto pretendime nuk janë të provuara dhe ndaj Nezhës nuk ka pasur hetim penal për korrupsion.

Alketa Nushi emërohet nga Arta Marku drejtuese e Prokurorisë së Kukësit. Nushi ka qenë prej shumë vite pjesë e prokurorisë së Matit. Nuk gëzon reputacion në radhët e kolegëve përsa i përket aspektit profesional. Emërimi i saj si drejtuese lidhet me njohjen personale që ka me Kryeprokuroren e Përkohshme. Nushi iu bind urdhërit politik për arrestimin e protestuesve kuksianë, të cilët kundërshtojnë tarifën qeveritare të Rrugës së Kombit.

Lajme të lidhura

BOTA

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school
BOTA

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025
Para

Merkato e nxehtë në shtëpinë e Juventusit, "lumë" ofertash për mesfushorin italian

TË GJITHA

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com