• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një shikim përtej tunelit të Kalimashit

10:05 : 01/04/2018
në OP-ED

Dritan Hila-Përplasja në tunelin e Kalimashit ka dy anë medaljeje.

Njëra anë është politike. Cilido qoftë shkaku i protestës: elementë të PD apo popullsi e thjeshtë, e vërteta është se ndjeshmëria tek njerëzit është e lartë. Hyjnë edhe ata që janë të rreshtuar qartazi me të majtën. Për herë të parë hyra në profilin e kryeministrit, që komentonte ngjarjen e tunelit të Kalimashit dhe e vërtetova se shumë të njohur të mi, jugorë e veriorë, të cilët në rreshtimin e tyre janë të majtë, e kundërshtonin. Ndoshta kjo është pika e ujit që mbush gotën e zemërimit, por tashmë Rama ka ardhur koha që t’i bëjë pyetjen vetes se kë përfaqëson.

Në pesë vjet të qeverisjes së tij, ai ka zgjedhur qartazi krahun e të pasurve. A vjen kjo për arsye përtese të drejtimit të shtetit; a vjen sepse nuk ka ide dhe ia lë privatit barrën; apo për arsye korruptive, ky tashmë nuk është një problem i njerëzve, por i tij. Por ka ardhur koha që ai të vendosë se çfarë të hedhë në tregun e ekonomisë. Nuk mund të vazhdojë më me një ekonomi, e cila mbahet vetëm nga taksat, të cilat pastaj shpërndahen nëpër klientelën e tij, duke krijuar pozita oligopoli që po u marrin frymën njerëzve.

Ana tjetër e medaljes është ekonomike. Po sot, erdha për fundjavë pas kaq muajsh në bregdetin e Golemit. hotel “Fafa” ku ndenja për drekë ishte plot me kosovarë që kalojnë fundjavën. Hotel “Flower” po në këtë zonë duhej prenotuar ditë përpara se ishte gjithashtu i mbushur me kosovarë. Por ndërkohë pas protestës, klientët nga Kosova kanë anuluar prenotimet për javët e ardhshme. Tani shtrohet problemi, a u ka hyrë njeri llogarive kur merr këtë taksë nëse vendit i interesojnë 5 euro në grykën e tunelit që punësojnë 100 vetë, apo qindra e mijëra euro që harxhojnë edhe jashtë sezonit në bregdetin tonë, mijëra kosovarë të cilët punësojnë mijëra vetë, ku këta mijëra vetë krijojnë eksperienca që në verë të presin polakët dhe suedezët? Mesa duket, duhet të mbledhim mendjen që t’i bëjmë rrugët pa pagesë direkte për vendësit dhe me një taksë vjetore për të huajt, pavarësisht nëse futen një herë apo 100.

Ndërkohë, nuk mund të lihet pa cituar problemi i rrugëve. Pesë vjet pasi ka ardhur në pushtet e majta, ende nuk janë mbyllur rrugët që la të hapura Berisha. ‘By Pass’ i Fierit dhe Vlorës janë paguar nga dy herë dhe nuk po përfundojnë, rruga Tiranë-Elbasan po ashtu, duhet të përfundojë urgjent segmenti Tiranë-Milot ku makinat ecin me shpejtësinë e hapit të njeriut, si dhe të zgjerohen segmente të tjerë si ai Elbasan-Pogradec, që është atrofizuar komplet.

Lexo edhe:

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

Çfarë pritet nga Rama 4?

Ky vend të vetmen të ardhme që ka është turizmi, ndaj shtrohet urgjente modernizimi i rrjetit rrugor, i cili nuk mund të bëhet duke e pasur mendjen të nxjerrësh dhjamë nga pleshti, por me biznes-plane të qarta dhe afatgjata.

Lajme të lidhura

BOTA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
BOTA

Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon 5 avionë F-35 në Porto Riko

15:57 : 14/09/2025
AKTUALITET

Vetëvrasja e shqiptarit në qendrën e azilit në Angli, zbardhet raporti i hetimit: Nuk duhej çuar në anije

15:55 : 14/09/2025
AKTUALITET

Diellë-kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

15:45 : 14/09/2025
Para

FOTO/ David Guetta puthje pasionante me të dashurën në Miami

TË GJITHA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025

Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon 5 avionë F-35 në Porto Riko

15:57 : 14/09/2025

Vetëvrasja e shqiptarit në qendrën e azilit në Angli, zbardhet raporti i hetimit: Nuk duhej çuar në anije

15:55 : 14/09/2025

Diellë-kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

15:45 : 14/09/2025

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

15:38 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com