• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trembet Rama, zjarr e dhunë për taksën e Rrugës së Kombit

13:23 : 31/03/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Protesta në Tunelin e Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës nuk është një revoltë lokale e një grupi banorësh të Kukësit. Bashkë me ta mund të ishte e gjithë Shqipëria, por për të mbushur radhët me mijëra protestues kishin menduar shtetasit Kosovarë që preken po aq sa çdo shqiptar, në mos më shumë, pasi janë përdoruesit më të rregullt të këtij aksi.

Kryeministri Edi Rama nuk ia doli që të injorojë reagimin popullor me batuta parlamentare. Ai e ka të qartë se çdo nismë që më shumë se xhepin prek dinjitetin e popullit, detyrimisht e çon në reagim masiv. Pikërisht asaj që Rama i trembet më shumë. Lehtësia me të cilën e mori këtë nismë, po bën që të kuptojë që ata gurë të hedhur në zyrat e konçensionarit dhe flaka pranë traut që mbledh taksën, është sulm ndaj qeverisë. Aq më shumë që kjo protestë nuk kishte nevojë për thirrjen me “bilbil” të partive politike. Kjo e tremb edhe më shumë kryeministrin, që në këtë rast nuk ka vend ku të kapet për të ironizuar opozitën e dobët. Kjo është një protestë e ngjashme me atë që erdhi pas premtimit të Ramas për të shkatërruar armët kimike të Sirisë.

Për disa ditë me radhë mijëra qytetarë të Tiranës qëndruan poshtë zyrës së kryeministrit që sapo kishte ardhur në pushtet. Në fund u detyrua të tërhiqej, duke shkelur edhe premtimin të pa menduar mirë që u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po a do tërhiqet edhe nga taksa e Rrugës së Kombit? Sinjalet e para janë që kreu i qeverisë po e merr shtruar, për të sfumuar protestën dhe frikësuar demonstruesit, duke u treguar ligjin dhe ndëshkimin. “Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin”-deklaroi Rama pas protestës së dhunshme në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Kjo është një taktikë e njohur, kur fillimisht protestuesve u tregohet ligji, por nëse demonstrimi, paqësor apo dhe me incidente do të vijojë, kryeministri do të duhet të mendohet shumë për të shmangur një revotë edhe më të madhe. Në një situatë të tillë nuk bëhet fjalë vetëm për një taksë rruge, por reagim për arbitraritetin e qeverisë, rritjen e taksave lokale, papunësinë dhe varfërinë. Nëse këta bashkohen dhe çështja “taksë” shërben si shkëndijë për një reagim më të madh, atëherë kreu qeverisë mund të shkojë drejt një tërheqjeje.

Pasojat në ekonomi

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

Nuk dihet ku është konsultuar kryeministri që vendosi këtë taksë në Rrugën e Kombit, pasi ekspertët e pavaruar të ekonomisë në kalkulime të thjeshta tregojnë se pasojat në ekonomi do të ndihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ky aks përdoret kryesisht për transport mallrash ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Veçanërisht në sezonin e daljes së produkteve bujqësore, kryesisht në zonën e Myzeqesë, me pagesën prej 22.5 eurosh për çdo kamion që parashikohet taksa në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të rritet kosto e çimit të produkteve.

Për pasojë do ketë rënie të konsumit, pikërisht nga kjo taksë, që më shumë është “tekë” e kryeministrit, në një aferë të dyshimtë të dhënies me konçension të Rrugës së Kombit. Gjithashtu pasojat do të jenë edhe në turizëm dhe bie “studimi” qeveritar, se një turist që shpenzon 1000 euro për pushime, nuk e ka problem të paguajë pesë euro në hyrje dhe po aq në dalje. Por efekti në këtë rast është psikologjik dhe nuk është aspak çudi që “turizmi patriotik” i shtetasve nga Kosova, të ndërrojë destinacion, duke kapur bregdetin e Malit të Zi, qoftë edhe si reagim nga kjo ndarje që u bëhet qytetarëve shqiptarë, brenda e jashtë kufirit.

Pse e mori këtë nismë kryeministri?

Prej të paktën tre vitesh Rama dhe qeveria e tij ankohej se e kishte të pamundur që të mirëmbante këtë aks dhe për këtë qëllim hapi letrat dhe vuri në zbatim atë që njeh me mirë: dhënien me konçension, ose PPP (Partneritetin Publik Privat). Një aferë me shumë dyshime, pasi në kontratë kompania që ka fituar konçensionin premtonte se në dy vitet e para do të ngrinte infrastrukturën e nevojshme në mirëmbajtjen e këtij aksi, por në të vetmin vend që që kompania investoi, ishte vendosja e disa kliaoskave dhe një trau elektronik që shërbente për vjeljen e taksës.

Kryeministri është munduar që këtë nismë ta kthejë në politike, duke u shprehur se po nxitet nga faktorët opozitarë. Dhe që në dalje të tij të parë, në ndihmë i erdhën vetë protagonistët e politikës. Mjaft ashpër reagoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila në një ditë pushimi si e shtuna ishte larg protestës, por pati komoditetin të komentonte. Ndërhyrja politike në një situatë të tillë, kur protesta në të vërtetë është e qytetarëve, ndohmon Edi Ramën në mënyrë indirekte.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025
SHENDETI

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025
AKTUALITET

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025
Para

Denoncon shkrimtari Agim Doçi: Rama provokoi protestuesit e Rrugës së Kombit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com