• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tarifat rrugore çojnë në bojkotimin e prodhimeve të Shqipërisë

19:20 : 28/03/2018
në AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e tarifës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit”, ka ngjallur reagime të shumta tek bizneset kosovare.

Për këtë çështje edhe ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka dërguar një shkresë zyrtare homologut të tij, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Demian Gjiknuri.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është në pritje të një përgjigjeje nga homologu i tij shqiptar për të diskutuar edhe një herë rreth çmimit të tarifës, pasi sipas tij, çmimi është shumë i lartë dhe paraqitet barrierë për bizneset dhe qytetarët.

“Taksa është mjaft e lartë dhe kemi pasur shumë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët na kanë informuar se kjo tarifë mund të jetë pengesë për frekuentimin më të shpeshtë të Shqipërisë”.

“Prandaj, duke u nisur nga ky fakt dhe nga ankesa e shumë bizneseve, ne kemi kërkuar që të bëjmë një takim më homologun ministrin Gjiknuri, që të bisedojmë dhe të shohim se a ka mundësi të diskutohet kjo tarifë dhe të zbritet”, thotë Lekaj.

Lexo edhe:

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

Sipas vendimiti cili pritet të hyjë në fuqi në prill të këtij viti, të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”, në pjesën e Shqipërisë, e cila është e gjatë 114 kilometra, për kalim në dy drejtime do të paguajnë tarifën, e cila fillon nga 5 euro për motorët, 10 euro për veturat, deri në 45 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.

Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën ishte lëshuar në qarkullim në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova përfundoi ndërtimin e autostradës në vitin 2013.

Sipas shifrave zyrtare vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

Në shenjë pakënaqësie kundër këtij vendimi, disa kompani private nga Kosova që importojnë produkte nga Shqipëria, kanë protestuar në pikën kufitare në Vërmicë.

Besim Gashi, drejtor gjeneral në kompaninë “Besimi Comerce “ nga Shtimja, tregon se vetëm gjatë një dite rreth 80 automjete të rënda të nënkontraktuara nga kompania e tij, qarkullojnë në “Rrugën e Kombit” dhe tarifa rrugore prej 45 eurosh në të dy drejtimet, kompanisë se tij i kushton rreth një milion euro në vit.

Për këtë arsye, ai tregon se që nga sot ka bojkotuar prodhimet dhe importin nga Shqipëria.

“Nuk jemi kundër taksës, por për shkak të çmimit prej 45 eurosh, është jo normale. Që nga sot për shkak të kësaj bojkotojmë mallrat shqiptare. Krahasuar më vendet e rajonit është katër herë më e shtrenjtë”, thotë Gashi.

Edhe udhëheqës të Odës se Afarizmit të Kosovës, kanë thënë se taksa rrugore do dëmton shkëmbimet tregtare. Drejtori ekzekutiv në këtë Odë, Ismet Mulaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo taksë vetëm bizneseve do i kushtojë mbi 2 milion euro në vit, pa përfshirë këtu edhe ndikimet në turizëm dhe sektorë të tjerë.

“Problemet më të mëdha do të jetë për prodhuesit e Shqipërisë. Për shkak se kjo taksë do të rritë koston e biznesit kosovarë dhe bizneset kosovare do të shikojnë mundësinë që të gjejnë vende tjera për import”, thotë Mulaj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro.

Ndryshe, përveç tarifës rrugore që ka vendosur shteti i Shqipërisë edhe shteti i Kosovës do të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës, thotë ministri Pal Lekaj, duke treguar se kjo ministri është në procedurë të fizibilitetit, por që tarifa, sipas tij, do jetë simbolike dhe do përputhet më kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025
BOTA

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025
AKTUALITET

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025
AKTUALITET

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO

21:22 : 28/08/2025
AKTUALITET

Vrasje në Shkodër, shkak procesi i regjistrimit të tokave/ EMRAT

21:10 : 28/08/2025
AKTUALITET

Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

20:58 : 28/08/2025
Para

VIDEO/ Avioni izraelit përplaset me atë gjerman

TË GJITHA

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO

21:22 : 28/08/2025

Vrasje në Shkodër, shkak procesi i regjistrimit të tokave/ EMRAT

21:10 : 28/08/2025

Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

20:58 : 28/08/2025

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

20:45 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com