• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

11 thënie nga Diana, princesha e ndjenjave

15:04 : 28/03/2018
në NDRYSHE

Lady Diana e solli të renë në monarkinë britanike qysh me martesën madhështore me Princin Trashëgimtar Charles, e para e atij formati që bëri xhiron e botës në vitin 1981.

Ajo jetoi dhe punoi në një periudhë kur radio, televizioni, spektakli, imazhi, moda dhe bukuria kishin filluar të “bënin ligjin” mbi botën dhe shoqërinë, duke sfiduar e kapërcyer kufijtë dhe barrierat ekzistuese.

Në këto rrethana cilësisht të reja, për të realizuar një mision të caktuar, aq më tepër me natyrë mbretërore, duhej patjetër që ta kishe me vete atë “pushtet të butë” në të gjitha format dhe formatet.

Falë hireve, sharmit dhe buzëqeshjes karakteristike, që pasqyronin një mirësi ngrohëse e të natyrshme shpirtërore, Lady Diana u bë vetëtimthi hipermagnet mediatik dhe publik; ishte personaliteti më i fotografuar në botë, e mbuluar nga media botërore në çdo hap të saj.

Kudo ku shkelte kishte festë, bujë dhe bukuri. Prania e saj nuk ishte më thjesht një lajm dhe sensacion, por ngjarje e vërtetë e madhe dhe e prekshme nga kushdo.

Lexo edhe:

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

Shumë shpejt, krahas statusit si ikonë e modës dhe bukurisë, Lady Diana u shfaq mbi të gjitha si nënë ideale e dy djemve të saj të vegjël, Princërve Williams dhe Harry; ky ishte një dimension i ri publik që i ngriti më lart se kurrë kuotat e simpatisë së gjerë publike për të jo vetëm në Britaninë e Madhe, por kudo.

Për ironi të fatit, Princesha u bë vetë “viktimë” e këtij suksesi mediatik pas divorcit të bujshëm që shkaktoi një tronditje të thellë në Buckingham Palace.

Por, pas atij divorci, shumë shpejt doli në pah arsenali i cilësive të saj të mëdha e të rralla për kohën dhe monarkinë.

Në vend të “luftës rozë” brenda Pallatit Mbretëror dhe rendjes pas kotësive në jetë, edhe pse ishte vetëm 30 vjeç, Lady Diana u shfaq me rrezatim dhe fisnikëri me një tjetër veti të rrallë që mbizotëroi në jetën e saj të shkurtër, angazhimin e gjithanshëm social dhe bamirës si kyçi i lumturisë së vërtetë njerëzore.

Asnjë nga peripecitë e shumta të jetës së saj private pas divorcit, as heqja e titullit zyrtar “Lartësia Mbretërore” dhe as “persekutimi” nga paparacët nuk e trembën dhe nuk e devijuan nga rruga dhe misioni fisnik në shërbim të njerëzimit dhe në veçanti të shtresave në nevojë.

Kauza e saj misionare nuk njohu kohë dhe kufi me nisma dhe udhëtime të shumta në vendet e Afrikës, Amerikës Latine, në terrene të minuara, në kopshte e çerdhe fëmijësh, në spitale dhe qendra mjekësore për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme, në kasollet e fëmijëve të varfër dhe gjetkë.

Ishte e para personalitet i shquar publik që qysh në mesin e viteve ‘80 theu një tabu të madhe të asaj kohe, duke vizituar në spitale e duke biseduar me të sëmurët nga SIDA.

Vetëm tri javë përpara vdekjes tragjike shkoi në Bosnje dhe në fushat e minuara ku takoi njerëz të thjeshtë të plagosur dhe viktima që sot janë rritur dhe e kujtojnë me dhimbje dhe admirim Princeshën, nënën dhe motrën e tyre të paharruar.

Nuk kaloi shumë dhe pas asaj vizite në Bosnjë, OKB-ja mori vendimin për çminimin e gjithë territorit nga minat.

Ajo e vuri pushtetin e saj mediatik në dobi të misionit të ri fisnik, ndihmës e mbështetjes për shtresat e pambrojtura dhe bamirësisë, të shoqëruar me përkrahjen e jashtëzakonshme të personaliteteve më të spikatura politike, përfshirë Nelson Mandelën dhe Papa Gjon Pali i II bashkë me super yjet e artit, muzikës dhe kulturës botërore.

Në rubrikat e shumta mediatike të këtij muaji Lady Diana është rishfaqur disa herë me Nënë Terezën, këtë Shenjtore të vogël në trup, por gjigande në shpirt, që ishte model dhe frymëzim i madh për të.

Për herë të parë pas Luftës së II Botërore, Lady Diana e afroi dhe lidhi familjen mbretërore ngushtësisht me njerëzit e thjeshtë dhe hallexhinjtë e të gjitha llojeve.

Megjithëse u nda nga jeta në moshën 36 vjeçare, kjo Princeshë e rrallë vlerash e kreu më së miri misionin e vet sublim, duke e modernizuar, humanizuar dhe demokratizuar monarkinë më të madhe në botë…

Në vijim, supershendticom, ka përmbledhur disa nga shprehjet më të bukura të saj, nga ajo që thirret “PRINCESHA DIANA”, kur në fakt është “MRETëRESHA E ZEMRAVE”…

1. “Të gjithë duhet të vlerësohen. Të gjithë kanë potencialin për të dhënë diçka.”

2. “Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.”

3. “Bëje atë që… zemra të thotë ta bësh.”

4. “Të gjithë duhet të tregojmë se sa shumë e duam njëri-tjetrin, dhe gjatë kësaj rruge, ta duam edhe vetën.”

5. “Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie.

Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.

6. “Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës.

7. “Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë.”

8. “Çdokush nga ne duhet ta shprehë se sa shumë përkujdesemi për njëri-tjetrin, dhe, në të njëjtën kohë, se sa shumë përkujdesemi ne për veten tonë”.

9. “HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim.

10. “Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe.

Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

11. “Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj.

Ama unë e di se duhet të fal dashuri.

Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë. Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025
SHOW BIZ

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025
SPORT

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025
Para

KPK ndërpret vetting-un për zyrtarin e Gjykatës e Lartë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com