• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, nisin hetimet ndaj Facebook-ut

21:56 : 26/03/2018
në BOTA

Komisioni federal amerikan i Tregtisë njoftoi të hënën se po heton lidhur me praktikat e kontrollit të privatësisë nga ana e gjigandit të medias sociale, Facebook. Vendimi vjen pas raportimeve se të dhënat personale të dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook-ut u kompromentuan nga kompania britanike e profilizimit të votuesve “Cambridge Analytica”.

Njoftimi i agjencisë së konsumatorëve i uli çmimet e aksioneve të Facebook-ut me 2 për qind të tjera, pasi një rënieje prej 14 për qind javën e kaluar që e uli vlerën në treg të kompanisë me 90 miliardë dollarë.

Agjensia federale normalisht nuk i njofton hetimet e saj, por ajo e konfirmoi nisjen e hetimit pas disa raporteve në shtyp javën e kaluar.

Shefi i përkohshëm i zyrës së mbrojtjes së konsumatorit Tom Pahl tha se: “Agjencia federale është plotësisht e përkushtuar të përdorë të gjitha mjetet e saj për të mbrojtur privatësinë e konsumatorëve. Në krye të tyre qëndron zbatimi i veprimeve kundër kompanive që dështojnë të respektojnë premtimet e tyre lidhur me privatësinë, përfshirë një marrëveshje të përbashkët amerikano-evropiane mbi privatësinë, ose që angazhohet në akte të padrejta që shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme për konsumatorët në shkelje të garancive ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve amerikane”, tha ai.

Praktikat e privatësisë në Facebook janë vënë në pikëpyetje në të dy anët e Atlantikut, pas zbulimeve se kompania “Cambridge Analytica” kishte marrë informacion të fshehtë rreth përdoruesve të Facebook-ut nga studiuesi britanik Alexsandr Kogan, i cili ishte autorizuar nga gjigandi i medias sociale për të mbledhur të dhënat si pjesë e një studimi akademik.

Lexo edhe:

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

Zoti Kogan krijoi një aplikacion në të cilin 270 mijë përdorues të Facebook-ut ofruan informacione rreth vetes së tyre. Në tërësi, për shkak të lidhjeve të gjera të miqve në facebook dhe bashkëpunëtorëve të 270,000 përdoruesve të faqes së internetit, 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut mund t’ju jenë komprometuar të dhënat e tyre personale.

Britania ka hapur një hetim ndaj kompanisë “Cambridge Analytica” si dhe ka konfiskuar të dhëna nga selia e saj në Londër.

Ministrja gjermane e drejtësisë Katarina Barley u takua të hënën me zyrtarë të Facebook-ut. Ajo bëri thirrje për rregulla dhe ndëshkime më të rrepta për kompani si Facebook-u.

Vetë gjigandi i medias sociale tha të hënën se mbetet “tejet i vendosur” për të mbrojtur informacionet e njerëzve dhe se do t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit amerikan Federal të Tregtisë.

Të dielën shefi i Facebook-ut Mark Zuckerberg u kërkoi falje përdoruesve për “shkeljen masive të besimit” nga kompania e tij. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

12:38 : 12/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

12:22 : 12/10/2025
Lajmet e Dites

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025
SPORT

Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

11:46 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Duhet stërvitje me shqipen”, Rama i bën kritika gjuhësore ministres së re të Shëndetësisë

11:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025
Para

Kim Kardashian për grimierin shqiptar: Nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë...

TË GJITHA

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

12:38 : 12/10/2025

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

12:22 : 12/10/2025

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025

Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

11:46 : 12/10/2025

“Duhet stërvitje me shqipen”, Rama i bën kritika gjuhësore ministres së re të Shëndetësisë

11:39 : 12/10/2025

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025

Kishin kthyer një apartament në Durrës në “çerdhe” prostituci, arrestohen dy kineze, në kërkim një tjetër

11:13 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com