• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Këto janë rregullat e reja për të gjithë ata që duan të ndryshojnë numrin e celularit

16:59 : 26/03/2018
në NDRYSHE, SOCIALE

AKEP, pas procesit të këshillimit publik të kryer më 26.12.2017-26.01.2018 si dhe diskutimeve me palët kryesore të interesuara, me Vendimin e Këshillit Drejtues nr.17, datë 16.03.2018, miratoi disa ndryshime në Rregulloren Nr.43 për Portabilitetin e Numrave. Ndryshimet e miratuara nga AKEP synojnë lehtësimin dhe optimizimin e procesit të portimit të numrave për konsumatorët dhe bizneset. Ndër ndryshimet kryesore të miratuara nga AKEP janë:

– Afati për realizimin e portimit do të jetë 24 orë nga kërkesa pajtimtarit, ose nga hedhja në sistem e kërkesës nga Operatori Marrës, krahasuar me 3 ditë pune që është aktualisht. Për numrat celularë operatori marrës do të njoftojë me SMS pajtimtarin për kohën e hedhjes në sistem të kërkesës së tij, e cila në çdo rast nuk duhet të jetë më vonë se 24 orë apo një ditë pune nga depozitimi i kërkesës nga pajtimtari tek operatori marrës.

– Numri Personal i Identifikimit do të jetë kriteri kryesor i identifikimit të pajtimtarit për procesin e portimit. Ky është është numri Unik që gjendet në të gjitha dokumentet e identifikimit të shtetasve Shqiptarë si Karta e Identitetit, Pasaporta apo dhe certifikata e lindjes dhe nuk ndryshon gjatë gjithë jetës. Përdorimi i këtij numri pritet të sjellë lehtësira në procesin e identifikimit dhe të shmangë problemet kur pajtimtari është regjistruar me mjet tjetër identifikimi tek operatori dhënës dhe me një mjet të ri identifikimi tek operatori marrës, pasi numri personal nuk ndryshon pavarësisht ndryshimit të mjetit të identifikimit. Numri Unik Personal ka përdorim të gjerë edhe në vende të tjera për procesin e portabilitetit si dhe nga Qeveria e RSH për shërbimet ICT dhe e-government.

– Mospërputhjet apo gabimet në emrin/mbiemrin e pajtimtarit në kërkesën për portim me bazën e të dhënave të operatorit dhënës, që ka qenë shkaku kryesor i refuzimit dhe zgjatjes së procesit të portimit për mijëra numra celularë, nuk do të përbëjë më kriter refuzimi të kërkesave për portim.

Lexo edhe:

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

– Kriter i vetëm i refuzimit të kërkesës për portim për përdoruesit me parapagim do të jetë mospërputhja e Numrit Personal të Identifikimit të dhënë në kërkesën për portim tek operatori marrës me numrin e Identifikimit në databazën e operatorit dhënës. Për përdoruesit me paspagim (kontratë) kërkesa mund të mos ekzekutohet për shkak të mos-përmbushjes së detyrimeve të pajtimtarit sipas kontratës ekzistuese të tij me operatorin dhënës. Në rast të problemeve të tilla, pajtimtarët do të kenë mundësi të kryejnë shumë shpejt saktësimet e duhura tek operatori dhënës nëpërmjet kartës së identitetit ose pasaportës dhe/ose përmbushjes së detyrimeve (përdoruesit me paspagim) tek operatori dhënës, dhe ky i fundit ka detyrim që brenda 1 ore pune nga saktësimi i të dhënave apo përmbushja e detyrimeve kontraktore të pranojë kërkesën për portim dhe të vijojë me procesin e ekzekutimit të kërkesës për portim.

– Monitorim i operatorëve dhe trajtimi i ankesave të pajtimtarëve për portimet: AKEP do të monitorojë nga afër performancën e operatorëve për portimet dhe cdo tre muaj do të publikojë tregues për perfomancën operatorëve individualë bazuar në statistikat e bazës qëndrore të të dhënave të portabilitetit. Gjithashtu, AKEP vendosi për caktimin e një personi kontakti në strukturën e tij për trajtimin dhe adresimin e ankesave të pajtimtarëve për portimin e numrit nëpërmjet komunikimit me personat përkatës të kontaktit të operatorëve për portabilitetin duke kryer dhe investigime për ankesat individuale të pajtimtarëve dhe veprimet e operatorëve. Në bazë të statistikave të ankesave të pajtimtarëve dhe bazës qëndrore të të dhënave, si dhe në raste individuale të problemeve me zbatimin e portabilitetit sipas përcaktimeve të ligjit 9918 dhe Rregullores së portabilitetit, AKEP do të kryejë inspektime/auditime tek operatorët përgjegjës. Bazuar në këto gjetje AKEP do të marrë masa proporcionale duke vendosur edhe penalitetet përkatëse sipas ligjit për operatorët që nuk zbatojnë portabilitetin e numrit ose që rezultojnë me shkelje të përcaktimeve të rregullores së portabilitetit. – Hyrja në fuqi e ndryshimeve:. Ndryshimet e miratuara nga AKEP më 16.03.2018 do të hyjnë në fuqi më datë 1.07.2018, për shkak të kohës së nevojshme për operatorët për të implementuar këto ndryshime në sistemet e tyre teknike dhe operacionale. AKEP gjatë vitit 2018 do të kryejë edhe përmirësime në sistemin (hardëare dhe softëare) të bazës qendrore të të dhënave të portabilitetit, të cilat synojnë rritjen e performancës së sistemit dhe operatorëve për portabilitetin e numrit. Këto përmirësime pritet të sjellin ndër të tjera:

– Krijimin e statusit ‘pezull’ të kërkesës për portim për përdoruesit me paspagim (kontratë), që kërkesa të pranohet (pra të mos refuzohet automatikisht) nga operatori dhënës por të ekzekutohet pas përmbushjes së detyrimeve përkatëse sipas kontratës ekzistuese të pajtimtarit me operatorin dhënës;

– Rritjen e kapaciteteve përpunuese të kerkesave për portim nga sistemi dhe operatorët për t’u përshtatur më mirë me kërkesat dhe dinamikat e tregut. AKEP gjykon se ndryshimet në rregulloren e portabilitetit do të ulin ndjeshëm pengesat e pajtimtarëve për portimin e numrit si dhe do të përshpejtojnë procesin e portimeve duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të ndryshimeve 1.07.2018.

Bazuar në ndryshimet e miratuara, AKEP ka filluar prej datës së sotme 26.03.2018 të ndjekë nga afër performancën e operatorëve dhe ankesat e pajtimtarëve për portimet, të cilët rekomandohet të komunikojnë direkt me AKEP për cdo ankesë në lidhje me portabilitetin, si më poshtë:  email: [email protected]; Tel :  ++355 4 2250926 (gjatë orarit zyrtar).

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
Para

Durres Property Massacre, Prosecution: Target 30 Mortgage and ALUZINI Officers

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com