• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruga e Kombit/ Ja si “oligarkët” e Ramës do të fitojnë miliona euro

18:09 : 25/03/2018
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Mesditën e së dielës, Ministria e Energjitikës bëri një përpjekje të dështuar për të justifikuar vendosjen e taksës së qarkullimit në “Rrugën e Kombit”, pas reagimit të ashpër qytetar dhe të opozitës.

Duke filluar nga dita e dielë, 25 mars, çdo automjet që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, do të paguajë 5-20 euro.

Kjo taksë do t’i paguhet bashkimit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha, e cila u shpall fituese e kontratës konçensionare, në gusht të vitit 2016.

Konçensionari merr përsipër mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugës për 30 vjet dhe, për këtë shërbim, ata do të tarifojnë qytetarët që shfrytëzojnë Rrugën e Kombit, e cila është ndërtuar me paratë e taksapaguesve. Pas vitit të tretë të kontratës, konçensionari do të marrë edhe rreth 30 milionë euro subvencion nga qeveria shqiptare.

Lexo edhe:

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

Në bazë të kësaj kontratë, një pjesë të fitimit nga taksa, si edhe nga fondet qeveritare, do të merren, ndër të tjerë, edhe nga kompania “Kastrati”, me administrator Shefqet Kastratin, si edhe Salillari shpk, në pronësi të Pëllumb Salillarit. Këta të fundit, tashmë konsiderohen si dy prej “oligarkëve” të rinj pranë kryeministrit Edi Rama. Ata shmangin taksat bëjnë ligje dhe përfitojnë koncensione në ortakëri me kryeministrin Rama për të varfëruar shqiptarët, duke pasuaruar xhepat e tyre dhe të qeveritarëve në mënyrë abusive, babëzitëse dhe korruptive.

Kastrati, me origjinë nga qyteti i Kukësit, falë kësaj kontrate konçensionare, pritet të marrë fitime të majme nga bashkëqytetarët e tij.

Banorët e Kukësit e kanë kundërshtuar prej kohësh këtë taksë, duke deklaruar se pagesa do të izolojë qytetarët e zonës veriore, të cilët përbëjnë pjesën më të varfër të Shqipërisë.

Gjithashtu, kjo taksë rëndon buxhetin e bizneseve që operojnë në Kukës, si edhe bizneset dhe qytetarët kosovarë, të cilët kanë komunikim të vazhdueshëm me Shqipërinë.

Por, këto çështje nuk u trajtuan në njoftimin justifikues të ministrisë së Gjiknurit, publikuar mesditën e së dielës. Në deklaratë shënohen vetëm teknikalitetet e kontratës konçensionare, si edhe ritheksohet fakti që tarifa bazohet në një Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në këtë mënyrë, ministri Gjiknuri mundohet të shpërndajë peshën e përgjegjësisë mbi këtë taksë, e cila mund të shoqërohet me kosto elektorale për Partinë Socialiste. Por asgjë smund të bëjë Damiani për ta ulur këtë kosto për sa kohë që ëshët pjesë e tepsisë së Kryeministrit dhe oligarkëve kastrati dhe Salillari të cilët fitimet e tyre do I marin nga taksat e shqiptarëve dhe xhepat e varfër të Kuksianëve.

Përtej tarifës rënduese për qytetarët, e cila është e para e llojit të saj në Shqipëri, fitimi i kontratës konçensionare është e dyshimtë.

Konçensioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit u fitua nga konçensionari i përbërë nga bashkimi i kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha, në gusht të vitit 2016.

Tenderi i parë për këtë rrugë, i fituar nga një kompani turke, u anulua nga Komisioni i Prokurorimit Publik, me një vendim të kontestueshëm. Pas ri-tenderimit, fitues u shpall bashkimi i 4 kompanive, një prej të cilëve edhe “Kastrati sha”. Kjo kompani, e cila është aktori kryesor në tregun e naftës në Shqipëri, së fundmi është përfshirë edhe në tregun e ndërtimit, nëpërmjet të cilit ka marrë lejen edhe për ndërtimin e disa kullave pranë qendrës së Tiranës.

Ja këto janë tarifat që do të varfërojnë shqiptarët që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.

Tarifat për kalimin në Rrugën e Kombit
Klasa 1( motor) – 2.5 euro
Klasa 2 (veturë) – 5 euro
Klasa 3 (autobus – kamionçinë – 11.2 euro
Klasa 4( kamion i mesëm) – 16.2 euro
Klasa 5 (kamion i rëndë) – 22.5 euro

Lajme të lidhura

BOTA

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025
SPORT

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
BOTA

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit për sot

08:10 : 14/06/2025
SPORT

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

08:06 : 14/06/2025
Para

Aromë lufte, Greqia paralajmëron: Do shtypim këdo që na cënon sovranitetin

TË GJITHA

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit për sot

08:10 : 14/06/2025

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

08:06 : 14/06/2025

Furgoni me pasagjerë përplaset me “Benz”-in në aksin Fier-Lushnjë, 7 të plagosur

08:05 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com