• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një reflektim për katastrofën demografike të vendit

08:08 : 25/03/2018
në OP-ED

Kur ditë më parë media publikoi lajmin se një grup prej 39 personash kishin trafikuar rreth 1.000 shtetas shqiptarë drejt perëndimit me shuma që varionin nga 5-12.000 USD, askush nuk e mori si një fakt përtej kronikës së zezë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë që shtetas shqiptarë kanë paguar diku tek 10 milionë dollarë për t’u arratisur, por për faktin se nuk ndalon hemorragjia dhe psikoza e ikjes dhe mungesa e shpresës aq e madhe, saqë ikanakët paguajnë një pasuri të tërë vetëm që të ikin.
Le të flasim me shifra.

Në vitin 1990 Shqipëria kishte 3.3 milionë banorë. Në vitin 2017 mendohet të ketë 2.7 milionë. Ndërkohë 1.4 milionë janë jashtë. Sllobodan Milosheviçi u dënua për gjenocid për dëbimin e një shifre më të vogël shqiptarësh, diku tek 1 milionëshi. Këtu askush nuk mban përgjegjësi nga kjo klasë politike, e cila ka 28 vjet në fuqi. Në çdo vend tjetër ikja në të tilla përmasa e shtetasve të një kombi, në mungesë të luftës, epidemisë apo zisë së bukës, do të ishin dënuar për gjenocid.

Sipas censusit të fundit cituam që jemi diku tek 2.7 milionë, por këta janë ose të mitur, ose të moshuar. Sot krahu i punës ka emigruar dhe mendjet më të mira ikin jashtë. Pallate të tëra në Tiranë tashmë ose janë bosh, ose banohen vetëm nga pleq. Ndërkohë, kryeministri në një nga shpjegimet e veta arrogante për fenomenin, ka deklaruar që të iki kush të dojë, sepse ne do ta bëjmë Shqipërinë me këta që do të rrinë. Mirëpo këta që i kanë mbetur janë fasha joproduktive e shoqërisë. Me siguri ka parasysh skemën që të marrë borxhe dhe mbas tij, le të bëhet qameti. Mirëpo puna është se qameti nuk është me dekada larg, por në prag të derës.

Kur doja të bëja emisionin e ditës së mërkurë me temë për emigracionin, kërkova në listën e komisioneve parlamentare të partive dhe ajo që më shokoi ishte se grupi i socialistëve emrin më të dëgjuar ka Elisa Spiropalin. Edhe kjo jo për ndonjë studim shkencor, por për punë të tjera. Kusuri ishin tërësisht anonimë. Një nga të paktët deputetë të vjetër, më tha me humor se edhe vetë anëtarët e komisioneve iu ngatërrojnë emrat. Kjo tregon se kryeministrit nuk ka kush t’i flasë dhe japë mend, lere pastaj të ketë guximin ta ndalojë.

Në krahun tjetër është opozita më trularaskë në historinë e pluralizmit. Imagjinoni që lajmi më i përfolur ishte ‘romanca’ e Fevziut me Berishën. Ndërsa kanë një javë që merren me mbrojtjen e kryetarit të bashkisë së një province, i cili ka bërë kërdinë në prona.
Mendjet më të mira profesionale të këtij kombi, të majtë dhe të djathtë, ndajnë mendimin që vendi është në rënie të lirë. Ndërkohë, klasa politike ndodhet në delirin e narcizmit të vet dhe fundi duket i pashmangshëm. Të dhënat e akademikut Kosta Barjaba, sociologu më i mirë i vendit, tregojnë se deri më sot nga Shqipëria çdo vit largohen dyfishi i shtimit natyror të popullsisë.

Lexo edhe:

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

Tani jemi në fazën kur nuk ka më njerëz që largohen, thonë shifrat e tij. Kushdo burrë shteti serioz do të kishte shpallur emergjencë kombëtare, pasi vendi po kthehet në azil pleqsh, por askush nuk e ka mendjen.

Ata që njohin gjeopolitikën dhe mënyrën si funksionon ajo, e dinë se konfirmimi i faktorit shqiptar në fundshekullin e shkuar nuk ka lidhje me legjendat nacionaliste, por me faktin e thjeshtë të demografisë. Katërfishimi i popullsisë nën sundimi e Hoxhës dhe asaj kosovare matanë kufijve, sollën ridefinimin e kufijve të Ballkanit. Fuqitë e mëdha janë të zhveshura nga mitologjia ballkanase dhe e ndajnë tokën në bazë të frymëve të popullsisë.

Sot në të dyja anët e kufirit po përjetojmë zbrazjen e vendit. Nëse nuk merren masa emergjente, nuk do të jetë e largët dita që të bëhemi rishtas shprehje gjeografike. Dhe ashtu si dikur, faji nuk ka për të qenë i Bismarkut të ri, por yni, i atyre që nuk folën dhe atyre që nuk dëgjuan./dritare.net

Lajme të lidhura

BOTA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025
Para

Neymar te Manchester City? Ja çfarë i këshillon Messi

TË GJITHA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com