• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëzohet Xhafaj, kërkon nga DEA një oficer për Shqipërinë

11:46 : 23/03/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim me zëvendësdrejtorin e DEA (Agjencia për luftën kundër drogës), Anthony Ëilliams dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operacionale.

Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit duke u ndalur në masat dhe rezultatet e vitit 2017, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e vendit nga harta e vendeve, që kultivojnë kanabis. Ai prezantoi disa nga masat kyçe të programuara për të garantuar këtë standard edhe gjatë vitit 2018.

Ministri u ndal veçanërisht në punën e madhe të bërë nga strukturat e qeverisë dhe veçanërisht Policia e Shtetit, për të sensibilizuar fermerët dhe shoqërinë në tërësi, për pasojat negative që vijnë nga kultivimi i kanabisit.

Në vijim, ministri Xhafaj falënderoi DEA-n për bashkëpunimin dhe kërkoi një intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, i cili duhet të fokusohet në shkëmbimin më të shpejtë të informacionit, ndërmjet Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s, në Athinë. Ministri kërkoi të rritet kapaciteti i kësaj zyre, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifikimit të takimeve dhe operacioneve të përbashkëta, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s në Greqi.

Më tej, drejtuesve të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhje e punës së bërë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, identifikimit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtarisë dhe aseteve të tyre kriminale.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Zëvendësdrejtori i DEA-s dhe Drejtori i Operacioneve, z.Ëilliams u shpreh se “Plani i Veprimit dhe vetë operacioni “Forca e Ligjit”, është plani më i mirë i prezantuar ndonjëherë nga partnerët tanë të përbashkët, në luftën ndaj trafikut të drogës”.

Ai vlerësoi maksimalisht angazhimin e qeverisë dhe të Ministrisë së Brendshme shqiptare në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës, duke shtuar se “jemi të gatshëm të rrisim më tej bashkëpunimin mes agjencisë sonë dhe agjencive ligj-zbatuese në Shqipëri”.

Zoti Ëilliams gjithashtu përgëzoi policinë shqiptare për rezultatet mbresëlënëse të këtij viti lidhur me sekuestrimin e kokainës dhe heroinës në territorin shqiptar, duke i konsideruar ato një sukses të merituar të organeve ligj-zbatuese shqiptare. Ai theksoi se “serioziteti i qeverisë dhe juaji personalisht si Ministër i Brendshëm në luftën kundër drogës dhe rezultatet e arritura, janë shumë të vlerësuara prej nesh”.

Përfaqësues të DEA-s në nivel drejtues operacional, u shprehën të gatshëm për të gjetur mënyrat e duhura për një bashkëpunim më të efektshëm dhe të shpejtë në këtë nivel, sa u përket hetimeve të përbashkëta të trafikut të drogës dhe aseteve kriminale të përftuara nga ky aktivitet, mbështetjen me teknika të zhvilluara për ndjekjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Gjithashtu u diskutua lidhur me mbështetjen që DEA mund të ofrojë për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit për të zhvilluar hetime rreth transaksioneve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta.

Trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit ishte pjesë e diskutimeve. Të dy palët shprehën vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin, si një mesazh i qartë i përpjekjeve për rezultate konkrete dhe të prekshme në vijim.

Në përfundim, u zhvillua një takim pune i ekipit të Policisë së Shtetit, drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesve të Drejtorisë Operacionale dhe Zyrës Rajonale në Athinë, ku u diskutua rreth operacioneve të përbashkëta që janë në proces, ndërmjet dy agjencive, si dhe u prezantuan disa operacione të reja për të cilat u kërkua bashkëpunimi me DEA-n.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Si ta dalloni një femër që “vdes” të bëjë seks

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com