• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gaz lotsjellës në Kuvend, pengohet votimi për Demarkacionin

12:10 : 21/03/2018
në RAJONI

Gazi lotsjellës është kthyer në Kuvendin e Kosovës. Në momentin kur po pritej të votohej për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është hedhur gaz lotsjellës në Kuvend nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktualisht Kuvendi është në pauzë.

Kuvendi i Kosovës ​po vazhdon me seancën e jashtëzakonshme, e cila sipas agjendës, do të duhej të ketë si epilog procedimin për votim dhe ratifikim të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Por, sapo ka filluar seanca, është kërkuar një pauzë për t’i dhënë kohë harmonizimit të një pike të projektligjit për ratifikimin e demarkacionit, procedurë që kjo që pritet të zhvillohet në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme.

Votimi për demarkacionin pason debatin prej rreth nëntë orëve që u zhvillua të martën në seancën e jashtëzakonshme, e cila përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Lexo edhe:

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Paraprakisht gjatë këtij viti, në tri raste Kuvendi ka ndërprerë seancën duke mos proceduar me votimin për demarkacionin, për shkak të mungesës së votave të nevojshme për ratifikim. Andaj, edhe sot, mbetet nën pikëpyetje nëse numri prej 80 votave të deputetëve, apo dy të tretave të numrit të përgjithshëm, është arritur të sigurohet që të procedohet me votimin.

Para fillimit të seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

“Ka ardhur momenti që ta përfundojmë këtë dramë dhe ajo do të përfundojë ditën e sotme. Do ta votojmë marrëveshjen për shënjimin e vijës së kufirit, e cila do të thotë forcim të sovranitetit dhe në të njëjtën kohë forcim të partneritetit me Bashkimin Evropian, liberalizim të vizave dhe hapje të perspektivës së qytetarëve dhe shtetit drejt integrimeve të Bashkmimit Evropian” tha Veseli.

“Nuk do të lejojmë që për ego të askujt, për gabime të askujt që ky mund i yni, kjo sakrificë e qytetarëve tanë të shkojë kot”, theksoi ai.

Kurse shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë në favor të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që t’ua mundësojnë qytetarëve të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Aktualisht, marrëveshja për demarkacionin po mbështetet nga partitë në pushtet, si Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, si dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, pavarësisht këtij fakti, brenda këtyre subjekteve politike ka deputetë që po e mbajnë në dilema dhe pikëpyetje votën e tyre për apo kundër Demarkacionit, me çka po e mbajnë të komplikuar edhe gjithë procesin e ratifikimit të marrëveshjes.

Kurse kundër marrëveshjes janë pozicionuar Lëvizja Vetëvendosje, Grupi i Deputetëve të Pavarur si dhe Lista Serbe.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm.

Mungesa e ratifikimit, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Dështimi eventual i ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, besohet se do të krijonte pasoja të mëdha politike për Kosovën, qoftë për kah dështimi i marrëveshjes me Malin e Zi apo edhe me humbjen e rastit për liberalizimin e vizave, ngase ratifikimi mbetet kusht i Bashkimit Evropian për hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës për lëvizjen e lirë, pa viza.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

21:11 : 21/08/2025
RAJONI

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

20:49 : 21/08/2025
AKTUALITET

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht

20:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

20:26 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa

20:03 : 21/08/2025
Para

“UFO-t ekzistojnë, ja çfarë do të ndodh kur ata të vijnë në tokë”

TË GJITHA

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

21:11 : 21/08/2025

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Foto ilustruese

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

20:49 : 21/08/2025

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht

20:34 : 21/08/2025

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

20:26 : 21/08/2025

Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa

20:03 : 21/08/2025

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com