Nga Boldnews.al
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish-deputetin Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për veprën penale të “Fallsifikimit të formularëve….”, për shkak se ka deklaruar të dhëna të rreme në formularin e ‘Dekriminalizimit”
. Shkëlqim Selami u shkarkua nga detyra e deputetit në Dhjetor 2018, për shkak se prekej nga ligji për “Dekriminalizimin”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila në atë kohë kërkoi ndërprerjen e mandatit të tij, si pasojë e mos-deklarimit të problemeve penale në të shkuarën e tij. Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme e referoi rastin në Prokurorinë e Tiranës, e cila zhvilloi hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit të formularëve…”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
“Boldnews.al” publikon të plotë gjetjet e Prokurorisë së Përgjithshme për ish-deputetin Shkëlqim Selami. Këto të dhëna kanë shërbyer për ngritjen e akuzës zyrtare ndaj tij, të mërkurën, dt. 21 Mars 2018.
Më poshtë është kërkesa e plotë e Prokurorisë së Përgjithshme, drejtuar KQZ:
Në Prokurorinë e Përgjithshme, pranë “Sektorit të Verifikimit të Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, është paraqitur kërkesë ngaKomisioni Qëndrori Zgjedhjeve nr. 3752/1 prot. datë 19.12.2016, duke kërkuar verifikim tëthelluar tëtë dhënave të formularit të vetëdeklarimit për subjektin deklarues z. Shkëlqim Bashkim Selami me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se:
- Shkëlqim Selami si subjekt deklarues, referuar ligjit nr 138/2015,“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në të cilin ka pasqyruar të dhëna si me poshtë: Në të dhënat personale të deklaruara, rezulton se ka përdorur dhe mbiemrin Selamemini, të cilin e ka ndryshuar më pas me vendim gjykate në Selami.
Në pyetjen 3 të formularit të vetëdeklarimit, deklaron se në vitin 2007 ka qenë në hetim nga Gjykata e Brindisit, në Itali për një vepër penale (pa e specifikuar), por me vendim të formës së prerëështë shpallur i pafajshëm. Në pyetjen 4 të formularit, deklaron se është ndaluar nga policia e Brindisit për verifikim në vitin 2007 dhe më pas është liruar. Po në pyetjen 8 të formularit, ka deklaruar se ka jetuar në Athinë, Greqi për periudhën dhjetor 1990-prill 1991 për punë.
Të gjitha pyetjeve të tjera iu është përgjigjur me “JO”, pra duke deklaruar se nuk ka asnjë dënim gjyqësor të formës së prerë ose jo përfundimtar të dhënë nga një autoritet shqiptar apo i huaj dhe se ndaj tij nuk është marrë asnjë masësigurimi shtrënguese, në fuqi ose jo, Gjithashtu deklaron se nuk ka pasur asnjë urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e një vepre penale.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas ushtrimit të nismës për verifikim të të dhënave nga Prokurori i Përgjithshëm, sipas nenit 7 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka përcjellë për verifikim të thelluar formularin e vetëdeklarimit të shtetasit Shkëqim Selami, deputet i Kuvendit të Shqipërisë me shkresën nr.3752/1, datë 19.12.2016.
Nga KQZ kërkohet të verifikohen deklaratat lidhur ndalimet e parashikuara në nenin 2, pika 2 të ligjit 138/2015, për vepra penale të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pasi nuk ka kompetencë për të kryer verifikime të thelluara për saktësinë e të dhënave në formular për këto vepra penale.
Sektori i Verifikimit të Integritetit ka vijuar punën për verifikimin e të dhënave të formularit të vetëdeklarimit. Me shkresën nr. 1238 prot. datë 19.12.2016 ky sektor i ka kërkuar informacionZyrës Ndërlidhëse tëPolicisë Italiane në lidhje me subjektin vetëdeklaruesz. Shkëlqim Selami vendime për dënime penale (kopje vendimi), masa sigurimi personale, urdhra kërkimi ndërkombëtarë, apo vendime dëbimi në shtetin Italian.
Ky institucion me shkresën nr. 100B-320-2 prot.datë19.12.2016 na informon se sipas të dhënave të nxjerra nga arkiva në përdorim ngapolicia për llogari të shtetasit Selami Shkëlqim lindur më 03.12.1967 rezulton se:
Në datë 24.10.1994 në ngarkim të këtij subjekti është vendosur masa e sigurimit, arrest në burg n. 953/94 e n. 163/94 caktuar në datë 3.10.1994 nga GIP i Gjykatës së Brindisit për veprën penale, “Organizatë kriminale me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale të shtetasve ekstrakomunitarë”;
Në datë 1.09.2006 nga Kuestura e Brindisit, Zyra e Kufirit Detar ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” n. 953/94 – n.1613/94 RG GIP të Gjykatës së Brindisit për veprën penale, organizatë kriminale me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale të shtetasve ekstrakomunitarë në territorin e një shteti;
Në datë 07.09.2006 është liruar.
I pandehuri është arrestuar në datën 31.08.2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “arrest në burg ”të datës 03/10/1994;
Masa e sigurimit është dhënë në ngarkim të z. Selami pasi është hetuar bashkë me persona të tjerë për veprën penale parashikuarnga neni 416 kodit penal italian “Organizatë kriminale me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale në Itali të shtetasve ekstrakomunitarë”.
Gjatë procedurës së verifikimit u pa e nevojshme që, në zbatim të nenit 78 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative të thirrej personalisht subjekti vetëdeklarues, z. Shkëlqim Selami për të sqaruar informacionin e deklaruar prej tij dhe të dhënave që disponon Sektori i Verifikimit të Integritetit.
Subjekti sqaroi nuk e ka ditur që ka qene i dënuar apo i kërkuar në Itali. Në2007 nëBrindisi e ka ndaluar policia dhe i kanë bërëprezent akuzën “për një veprimtari në 1994, për trafik të qenieve njerëzore”.Ka qenë i ndaluar në burg 4 ose 5 ditë dhe pa shkuar në gjykatë çështja u zgjidh. Akuza ishte për trafik të qenieve njerëzore por u pushua.
“Sektori i Verifikimit të Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në Prokurorinë e Përgjithshme, pas procesit të verifikimit, ka konkluduar se Subjekti rezulton se ka pasur një masë sigurimi personalee cila është ekzekutuar, për veprënpenale të“Organizatës kriminale, me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale të shtetasve ekstrakomunitarë” i parashikuar dhe nga legjislacioni shqiptar në nenin 110/a, të Kodit Penal “Trafikimi i personave të rritur”.(nen që përfshihet në nenin 2, pika 1, gërma a))
Rrjedhimisht, gjendemi përpara ekzistencën së kushteve, për përfshirjen e subjektit në fushën e veprimit të nenit 2, pika 2, gërma a) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ku thuhet shprehimisht se ..(citojmë nenin)