• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ky është njeriu që mund të nisë luftëra

17:34 : 18/03/2018
në BOTA

Pas shkarkimit të Sekretarit të Shetit, Rex Tillerson të martën, shumë vende kanë filluar të kthejnë vëmendjen tek i emëruari i presidentit Donald Trump që do ta zëvendësojë atë, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Iranin, Korenë e Veriut apo Rusinë, analistët thonë se pikëpamjet e Mike Pompeos janë më të ngjashme me ato të Presidentit Trump sesa ato të Tillerson, dhe ashtu si Presidenti, Pompeo favorizon forcën ushtarake amerikane mbi diplomacinë.

Ndryshimi po vjen në politikën e jashtme amerikane, por bisedimet me Korenë e Veriut janë ende në rrugën e duhur. Rex Tillerson tha në fjalimin e tij lamtumirës pas shkarkimit nga detyra se kjo u arrit falë angazhimit të tij.

“Së pari duke punuar me aleatët, ne tejkaluam pritshmëritë e pothuajse të gjithëve me fushatën e presionit maksimal ndaj Koresë së Veriut”, tha Tillerson.

Pasardhësi i tij i pritshëm, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, njihet për qëndrimet e tij më të ashpra në një sërë çështjesh të politikës së jashtme.

Lexo edhe:

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

“Unë fola javën e kaluar për faktin se Koreja e Veriut është gjithnjë e më pranë aftësisë për ta vënë Amerikën në rrezik”, tha Drejtori i CIA-s.

Bazuar në deklaratat e tij të kaluara mbi Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin, shumica e analistëve thonë se Pompeo, një i diplomuar i Akademisë Ushtarake West Point, ka të ngjarë të mbështetet më shumë në forcën ushtarake amerikane dhe më pak në marrëveshjet ndërkombëtare sesa Tillersoni.

“Unë mendoj se Pompeo është më agresiv, më i ngjashëm me Trumpin, më afër asaj që unë e do ta quaja valë të re të nacionalizmit amerikan. Dhe ne po shohim se si vendet në të gjithë botën po bëhen më nacionaliste”, thotë analisti Ariel Cohen nga Këshilli Atlantik.

Nëse konfirmohet nga Senati, Pompeo mund të përballet shpejt me dy prova të mëdha: takimin e planifikuar Trump-Kim dhe afatin kohor për të ripërtërirë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ligjvënësit demokratë dhe shumë ish diplomatë mendojnë se emërimi i Pompeot e bën më të mundshëm tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Iranit. Kjo, thonë ata, mund të rrezikojë takimin Trump-Kim.

“Nuk ka asnjë diskutim që tërheqja nga një marrëveshje e ligjshme që po funksionon, nuk do të krijonte avantazh në negociatat me Korenë e Veriut. Përkundrazi, kjo do të nxiste udhëheqësin e Koresë së Veriut të ngrejë pyetjen: ‘Si mund të nënshkruaj një marrëveshje me një President, i cili është i gatshëm të shkelë çdo marrëveshje të mëparshme?’”, tha ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, Thomas Countryman.

Në lidhje me Rusinë, Pompeo është treguar më i ashpër se sa Presidenti Trump, duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

“Është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur në lidhje me përfshirjen ruse në përpjekjet për vjedhur informacion dhe për të patur një ndikim në demokracinë amerikane”, tha Pompeo.

Analistët pajtohen se Mike Pompeo ka admirimin dhe respektin e Presidentit Trump. Kjo do t’ia lehtësojë atij punën nëse ai bëhet kryediplomati i ardhshëm i Shtetet e Bashkuara.

Etiketa: AmerikaLuftaMike Pompeo

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

13:38 : 18/09/2025
BOTA

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

Ukraina zgjeron industrinë e armëve: Aleancë e re me Gjermaninë dhe SHBA-në

08:19 : 13/09/2025
BOTA

Të paktën 40 palestinezë të vr*rë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

16:28 : 12/09/2025
BOTA

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

15:27 : 06/09/2025
Para

Kodet që trafikantët përdorinin për drogën, “vajza e bukur, rrushi pa fara…”

TË GJITHA

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnjë

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com