Kur vjen puna për të diskutuar rreth ëndrrave që shohim, njerëzit ndahen në grupe në lidhje me atë se a besojnë apo jo në atë që ëndrrat duan të na thonë.
Për shekuj, shkencëtarët, filozofët, artistët dhe autorët kanë menduar se për për çfarë qëllimi na shërbejnë ëndrrat dhe nëse interpretimi i tyre mund të na thotë me të vërtetë diçka kuptimplotë për veten tonë, personalitetin dhe jetën tonë të përditshme.
Shumica e njerëzve besojnë se ëndrrat janë mënyra se si truri ynë përpunon informacionin që merr gjatë ditës ndërkohë që njëkohësisht na argëtojnë dhe lejojnë që trupi dhe truri ynë të marrin gjumin e nevojshëm.
Kjo sigurisht, ka kuptim dhe është një mënyrë e arsyeshme për t’iu përafruar kuptimit të ëndrrave, por nuk është mënyra e vetme.
Ka të tjerë të cilët që besojnë se ëndrrat bëjnë më shumë se sa thjesht përpunim të informacionit dhe na mbajnë të zënë gjashtë deri në tetë orë në natë.
Disa njerëz besojnë se ëndrrat janë mënyra të pavullnetshme të mendjes për të të dërguar mesazhe për veten dhe për mënyrën e lidhjes me botën që të rrethon. Ti mund të shohësh prova të kësaj në kulturat botërore, në të cilat ëndrrat kthehen në burime mençurie dhe udhëzime.
Sigurisht, nëse ndalojmë duke menduar, nuk ka arsye përse të mos jemi të gjithë të saktë në mënyrën tonë për të nxjerrë teori kur vjen puna tek ëndrrat që shohim.
Në fund të fundit, një interpretim është gjithmonë një interpretim dhe asgjë më shumë: “një shpjegim apo një mënyrë për të shpjeguar” diçka.
Për shembull, ndërkohë që 5 ëndrrat e zakonshme që do të shpjegojmë në vijim mund të duken të thjeshta dhe/apo mjaft të drejtpërdrejta, secila prej tyre është e ndërtuar mbi modele të përsëritura të cilat, nëse i përjeton, tregojnë shumë për punët e brendshme të mendjes tënde.
Ëndrron sikur po bie
Nëse je një person që sheh në ëndërr veten duke rënë nuk je i vetmi. Kjo ëndërr është ajo më e zakonta në ato të raportuarat dhe mund të ndodhë në çdo moshë dhe në çdo kohë.
Nëse ëndërron sikur po bie, kjo do të thotë se i merr seriozisht çështjet e kontrollit. Ti madje mund të jesh dikush që shpesh etiketohet si “i fiksuar pas kontrollit” nga ata që të njohin më së miri.
Gjithsesi, kjo natyrë e jotja është diçka që ti përpiqesh shumë ta mbash nën kontroll.
Ti nuk i mban domosdoshmërisht të tjerët të lidhur pas standardeve të tua rigoroze, kështu nuk do që ata të ndihen të paragjykuar, por kur vjen puna për jetën tënde, të qënit nën kontroll është kritike për ju.
Kur ëndërron veten duke rënë, pjesa e personalitetit tënd që është e drejtuar dhe e mbështetur nga kontrolli po thërret për ndihmë sepse për momentin ndihet e komprometuar.
Shanset janë se ka një situatë në jetën tënde që po të bën të ndihesh sikur je jashtë kontrollit dhe për një person si ti, kjo është e vështirë që të pranohet.
Merr frymë thellë dhe kujtoja vetes se jo çdo gjë në jetë mund të menaxhohet nga aftësitë e tua prej eksperti dhe së shpejti do të flesh më mirë sërish.
Ëndërron sikur të bien dhëmbët
Mendohet se të gjithë shikonin ëndrra të këqija duke u rënë dhëmbët dhe ndërsa kjo është një ëndërr shumë e zakontë, sigurisht nuk është një ëndërr që e shikojnë të gjithë!
Të ëndërrosh sikur po të bien dhëmbët do të thotë se je një person i cili nuk mund të durojë kur vjen fjala për thashetheme. Je një tregues historish i lindur dhe të pëlqen që e gjithë dhoma të ketë vëmendjen ndërsa bashkëndan detajet më të fundit që ke arritur të zbulosh përpara se të gjithë të tjerët.
Kjo është shumë mirë, por nëse je komplet i ndershëm me veten, ka kohë kur ti e tepron me gjërat dhe ndan informacione apo thashetheme që duhej t’i mbaje për vete.
Kështu kur të vësh re se vizitohesh nga ëndrra në të cilat po të bien dhëmbët sërish, ki kujdes.
Kjo është mënyra e mendjes tënde për të të bërë të ditur se duhet të jesh më i ndërgjegjshëm për mënyrat karizmatike dhe pa limite me të cilat po i tregon historitë! Ruaji ca edhe për vete!
Ëndërron sikur je i/e zhveshur në publik
Nëse ëndërron sikur shfaqesh i zhveshur në publik, je ai lloj personi i cili vuan shumë me vetë-vlerësimin dhe vetëbesimin.
Të ëndërrosh sikur shfaqesh lakuriq është mënyrë e mendjes për t’i dhënë pjesës tënde të përsonalitetit që është e turpshme, e frikësuar dhe e pasigurt, një vend ku të mund të marrë frymë.
Ndërsa të rriturit në botën reale, shpesh detyroheshin t’i ndrydhnin këto aspekte të personalitetit nga frika se, në një farë mënyre, do të gjykoheshin nga të tjerët si të dobët.
Nëse po ëndërron sikur je i zhveshur, ndodh sepse nuk ke qenë duke i pranuar, mbështetur dhe edukuar plotësisht pasiguritë e tua të rrënjosura thellë.
Ëndërron sikur ke super fuqi
Nëse shikon ëndrra në të cilat zotëron super fuqi, siç është aftësia për të fluturuar apo për të shmangur plumbat me duar, ke një personalitet të ndritshëm dhe shumë të fortë.
Ëndrrat në të cilat je i aftë të bësh atë që njerëzit nuk munden janë një mënyrë për të shfaqur ulërimën e luanit brenda teje, madje edhe kur të duhet të flesh.
Njerëzit që ëndërrojnë sikur kanë super fuqi kanë shumë besim tek vetja, janë krenarë, të shoqërueshëm dhe në rastin më të keq ata mund të jenë fëmijë arrogantë.
Këta janë shpirtra të qejfit, aventurierë dhe janë lloji i njerëzve të cilëve të gjithë të tjerët duan t’u afrohen!
Ëndërron katastrofa natyrore
Nëse sheh në ëndërr katastrofa natyrore si tsunam, uragane dhe tornado, je një person, personaliteti i vërtetë i të cilit është shpesh në konflikt direkt me personin publik që e paketojnë me kujdes dhe e prezantojnë me botën e jashtme.
Mund të përceptohesh si i butë, i qetë dhe i ngadalshëm në zemërim, por e vërteta është se ti lufton me një fitil të shkurtër dhe mërzitesh lehtë.
Je në dijeni të faktit se këto tipare të personalitetit nuk adhurohen edhe aq nga të tjerët dhe të qënit i adhuruar nga të tjerët është e rëndësishme për ty, e cila është gjëja që di të bësh më mirë për të fshehur disa anë se kush je në të vërtetë.
E vërteta është se mund të jesh një person që acarohet dhe mërzitet dhe SËRISH mbetesh një person të cilët njerëzit duan ta kenë pranë.
Asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse u shfaq njerëzve që do atë që je në të vërtetë dhe mundet gjithashtu të t’i largojë atë ëndrra të frikshme!