DASHI
Gjate kësaj jave do kaloni dite te bukura dhe te mbushura me çaste te lumtura ju te dashuruarit. Secili do beje me te mirën qe emocionet te jene te forta. Beqaret nuk duhet te fillojnë menjëherë një lidhje me persona qe thjesht i tërheqin fizikisht sepse do pendohen pamase për zgjedhjet qe mund te bëjnë. Ne planin financiar do jete një periudhe goxha e vështirë. Mund te rimëkëmbeni ne fundjave vetëm nëse merrni masa shume strikte dhe nëse dikush ju mbështet. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë dhimbje koke momentale apo skuqje sysh nga pagjumësia. Ne pune bëni me te mirën dhe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Me familjaret po u sollët si duhet do keni një marrëdhënie te qete.
DEMI
Klima yjore do ju nxite te tregoheni te pakujdesshëm gjate kësaj jave dhe ka rrezik te flirtoni me te tere dhe kur te keni partnerin pranë. Sado liberal te jete ai, kjo gjë nuk do i pëlqejë dhe do keni probleme serioze. Beqaret do kenë plot njohje te reja dhe interesante, por për asnjë moment nuk do ju rrahe zemra aq fort sa për te filluar një lidhje. Me mire le te presin edhe pak. Për financat do jete një jave me fat dhe mund te hiqni edhe para mënjanë për te siguruar te ardhmen. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm dhe do keni energjinë qe keni dëshiruar gjithmonë. Ne pune do kaloni sfida te vështira dhe do ju duhet sa me shume durim. Ne familje klima do jete elektrizuese.
BINJAKET
Jave intensive dhe e mbushur me momente te zjarrta do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje ndonjëherë mund te bëheni posesive e xheloze te mëdhenj, por ne momente te tjera do jeni pasioante dhe do kaloni momente fantastike me partnerin. Beqaret duhet t’ua vene veshin këshillave te miqve sepse vetëm ashtu do e gjejnë personin e ëndrrave. Kjo jave do jete interesante. Buxhetin mos pretendoni ta përmirësoni me ane te lojërave te fatit sepse keni për t’u penduar. Shëndeti ne disa dite do lere për te dëshiruar. Gjithsesi shmangni qetësuesit sepse do keni dëme me vone. Ne pune do ju mungoje realizmi dhe ka rrezik te merrni vendime te gabuara. Ne familje mos u tregoni autoritare sepse do keni debate te forta.
GAFORRJA
Dëgjojeni me shume kujdes partnerin gjate kësaj jave dhe mundohuni te mos i dilni kundër për asgjë. Nëse toleroni here pas here do keni një marrëdhënie shume me te mire se bashku. Beqaret ndryshe nga sa e imagjinonin, këtë periudhe do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe keni për ta pare qe gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do jete edhe me e kënaqshme. Shëndeti do jete i shkëlqyer nëse kujdeseni si duhet për veten dhe mbroheni nga i ftohti. Edhe për punën konfigurimi i yjeve duket i mire. Çdo plan qe keni bere do ju plotësohet. Jeta familjare do jete shume normale.
LUANI
Jeta juaj ne çift mund te ketë edhe probleme gjate kësaj jave dhe kjo për shkak te parave. Do ngatërroheni me partnerin dhe mund te kuptoni një tjetër ane te tij. Kujdes me fjalët. Beqaret, nen ndikimin e madh te Hënës, do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë një problem qe do ju dale ditët e para do ju behet mësim për sjelljen me tutje me to. Shëndeti duhet pasur shume kujdes sepse edhe ndonjë shqetësim i vogël mund te zmadhohet nëse nuk tregoni kujdes. Ne pune do keni goxha ngarkese, megjithatë me përpjekje dhe vendosmëri mund t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
VIRGJERESHA
Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e mire këtë jave. Do gjeni mirëkuptimin për gjithçka dhe do ndiheni me te qete se me pare. Ne disa momente do ndiheni edhe xheloze, por duhet te mundoheni ta mbani veten qe mos keni debate. Beqaret do i kalojnë te gjitha pengesat qe do ju dalin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do jeni shume me te kujdesshëm dhe do dini ta mbani situatën nen kontroll. Shëndeti duhet pasur kujdes sidomos nëse keni pasur me pare shqetësime me zemrën. Konsumoni me shume peshkun dhe shtoni sasinë e qepës dhe hudhrës. Ne pune do merrni një promocion qe do ua beje zemrën t’iu flakërojë. Familja pa probleme.
PESHORJA
Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet tej mase këtë jave. Do mendoni për surpriza gjithë kohës dhe do argëtoheni pafund pranë njeri-tjetrit. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm qe ta gjejnë partnerin ideal. Ne fakt ëndrra e tyre do plotësohet vetëm ne fundjave. Ne planin financiar pritet te ketë disa përmirësime dhe kjo fale një promocioni qe do merrni ne pune. Përfitoni për te shlyer fillimisht borxhet. Shëndeti here pas here do jete i trazuar. Do keni shqetësime nga shpina, muskujt, barku, koka, megjithatë nuk priten gjera alarmante. Ne pune do mund t’i realizoni një e nga një te gjitha projektet fale mbështetjes se pakushtëzuar te yjeve. Jeta familjare do jete shume e ngrohte.
AKREPI
Do jeni shume te pamatur gjate kësaj jave dhe do kërkoni me zë te larte me shume liri e pavarësi nga partneri. Ne fakt me këtë sjellje do e përkeqësoni tej mase marrëdhënien tuaj pasi partneri nuk është munduar asnjë moment te përfitojë nga ju. Me mire sesa është sjelle ai nuk keni për te gjetur tjetër, mendojeni mire këtë. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te nxituar nëse kane dyshime. Me mire le te presin momentin e përshtatshëm. Me financat nuk do keni aspak vështirësi apo probleme nëse shpenzoni me kujdes. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla, por qe do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Ne pune do ju duhet te zgjidhi disa probleme delikate. Durimi dhe kthjelltësia do ju ndihmojnë pa mase. Familja pa asnjë problem.
SHIGJETARI
Dita e pare e javës do jete disi e zbehte për te dashuruarit, por me pas situata do ndryshoje rrënjësisht. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje, por rrethanat do jene te tilla qe ta favorizojnë atë. Buxheti do jete shume me i mire nga me pare. Do jeni ne gjendje edhe te hiqni disa para mënjanë duke siguruar kështu një periudhe kohe. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire, por për sytë duhet te tregoni me tepër kujdes. Ne pune do jeni energjike dhe do mund te realizoni me sukses disa projekte gjigande. Bravo edhe për këmbënguljen dhe guximin. Ne familje mund te ketë disa konflikte, por pa pasoja.
BRICJAPI
Mjedisi yjor do ndikoje shume negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Do jeni dyshues e posesive, çka mund te sjelle debate te forta. Po nuk ndryshuar\t shpejt sjellje keni për te pasur probleme me vone. Beqaret do kenë mundësi te përjetojnë momente emocionuese fale një takimi qe do realizojnë ditën e mërkurë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe. Shpenzoni me maturi dhe duke menduar edhe për te ardhmen. Shëndeti do ketë goxha shqetësime, por me e sikletshmja do jete diarreja. Ne pune do keni nevoje te bëni ndryshime te planeve ne mënyrë qe te arrini me shpejt objektivat. Me familjaret do keni goxha probleme dhe nuk do ndiheni te qete.
UJORI
Këtë jave do jeni me te afërt me partnerin tuaj dhe do arrini te merreni vesh me te për gjithçka. Do kërkoni edhe falje për disa gabime dhe do zgjidhni disa pengje qe ju kane munduar prej kohesh. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire sot dhe te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar do bjere kambana e alarmit për shkak te disa gabimeve qe keni bere. Merrni masa sa pa qene vone. Shëndeti ne disa momente do ketë shqetësime. Shpesh do e ndieni stomakun te fryre, prandaj duhet te kujdeseni për ushqimet. Ne pune do jeni shume ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Kjo do ju shtyje te tentoni edhe gjera shume te vështira. Familja si përherë.
PESHQIT
Kjo do jete një jave e qete dhe pa probleme për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ne fakt atë person shume here e kane ëndërruar dhe ja qe ëndrra do ju behet realitet. buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do e menaxhoni situatën. Po u treguat te kujdesshëm nuk do keni për çfarë te qaheni. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Jo vetëm qe nuk do keni shqetësime, por do ndiheni edhe ne forme.