• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

ARSIMI SI POLIGON I POLITIKËS

12:26 : 12/12/2017
në BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

 

 

Nga Sokol GJONI

Të pohosh që gjendja në arsimin shqiptar është shumë e keqe, madje në shkallë alarmante, nuk ke thënë asgjë përtej një klisheje të mërzitshme dhe një kakofonie cingëritëse për dikasterin e arsimit, i cili përpiqet ta sfumojë përmes pompozitetit të shfaqjeve burleske të ministres. Të panoramosh realitetin e paperspektivtë në të cilin kridhet arsimi shqiptar, është as më shumë dhe as më pak një buzëqeshje stërmunduese për ministren dhe stafin e saj të zhytur në miopinë e politikave zhvillimore mbi arsimin. Nëse përpiqesh të kuptosh zymtësinë e këtij realiteti, mjafton një vështrim i shpejtë në aktet nënligjore që nxjerr dikasteri përkatës dhe aty lehtësisht mund të qartësohesh në filozofinë që ndiqet, duke orientuar sistemin arsimor drejt politizimit të tejskajshëm.

Nu ka si të ndodhë ndryshe, kjo për faktin se nëse të gjithë pajtohemi se shteti është i kapur nga bandat politike, si mund të besojmë se jashtë kësaj kapjeje ka mbetur dhe arsimi!? Përkundrazi, arsimi është sistemi më i politizuar në Shqipëri dhe më i kapuri nga darat e klientelës politike. Mjafton një vështrim i beftë për të krijuar qasjen e duhur të politizimit të tejskajshëm të këtij dikasteri, si dhe të zhvillimeve regresive që i ofron “gjeneratës tjetër”. Kaotizmi dhe butaforizmi janë kolonat që mbajnë këtë ngrehinë, e cila yshtet në korsinë e shterpësisë së vizionit për një standard integrues të arsimit shqiptar. Nga skaji verior, e deri më jug të vendit, përfshirë dhe qendrat e urbanizuara, sot, sistemi arsimor në tërësinë e tij, përveçse i dështuar, në aspekte të veçanta ka prodhuar dhe reminishencat e totalitarizmit. Drejtorë shkollash, të cilët përtej meritës dhe kriterit profesional që mungon dukshëm në cv-të e tyre, dhe shpeshherë rastësorë në arsim, janë emërime qartësisht politike, dhe madje me flagrancë proceduriale, duke shkallmuar përpjekjen serioze të implementuar në ligjin 69/2012 për nxjerrjen e arsimit nga kthetrat e politikës. E gjitha kjo nuk është e pamenduar dhe e paqëllimtë nga ana e përfaqësuesve të kësaj ministrie, e cila duhej të ishte flamurmbajtëse e reformave integruese në këtë sektor, ndoshta më i rëndësishmi për sensin e aspiratave tona.

Lexo edhe:

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

Kjo për shumë arsye që dihen, meqë arsimi dhe punonjësit e tij janë një mundësi e mirë për t’u targetuar nga politika dhe për t’u stampuar si mall elektoral…!!!

Arsimi është parë nga qeverisja aktuale si “lëkura e dashtë”, ku me çdo mjet apo përmes çdo mekanizmi duhet mbërthyer në darat e saj. Dhe më mirë se përmes dhunimit të dinjitetit profesional dhe civil të mësuesve, të shantazhimit dhe të ushtrimit të ndikimit politik nëpër institucionet arsimore, të mosmbajtjes së premtimeve që iu jepen mësuesve nëpër fushata, të mohimit të të drejtave të tyre, të mosinvestimeve nëpër objekte mësimore, të akteve nënligjore shpeshherë deri dhe në absurd, nuk ka se si të ndërtonte piketat e një strategjie për të mbajtur të uzupuar politikisht këtë armatë të madhe punonjësish, të cilëve ministrja u dërgon “përqafime” në prag festash të fundvitit, por asnjëherë gjatë këtyre 5 viteve nuk u dha atë që u takon me ligj, shpërblimin vjetor.

Të vjen keq kur sot, dëshpërimisht konstaton se shkollat janë poligon ku ushtron ndikimin e saj politika dhe ku punësohen militantë partiakë. Kujtojmë vetëm veprimet e ministres apo dhe të zyrtarëve të partisë nëpër qarqe me drekat dhe darkat shtruar mësuesve të “dalluar” të arsimit si dhe me premtimet e pareshtura për ngritje pagash!? E dhimbshme, vërtet. Çfarë regresi është bërë në këtë sektor. Të mendosh që mësuesit, sot thirren për të mbushur sallat e kryeministrit, të minstres apo të çdo tekanjozi apo karagjozi tjetër që e lidh veten e tij me pushtetin, është padyshim e dhimbshme, e trishtë, por dhe e pafalshme.

 

Nuk ka kategori shoqërore ndër ne që aq me përbuzje ka përjetuar tranzicionin.

Mësuesit vërtet janë dërrmuar nga kjo gjendje. Ata më nuk e kanë hall gjendjen e rëndë sociale, por e kanë hall gjendjen e tyre shpirtërore, sepse tashmë ata nuk janë personat që gëzojnë respektin e duhur, sepse politikat e ndjekura nga dikasteri e kanë bjerrur shpirtërisht qënien mësues.

Ata e kanë të qartë, se po synohet me çdo formë që të bëhen instrumente në duar të politikës dhe si të tillë nuk duhet të durojnë këtë gjendje.

Ata, paradoksalisht, tashmë punojnë në të zezë, sepse nuk kanë as kontrata pune prej 6 muajsh, ndërsa presin dhe ndoshta do të duhet të protestohet fuqishëm që të nëshkruhet sërish kontrata kolektive e radhës!

 

 

 

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
AKTUALITET

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025
AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
SPORT

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025
BOTA

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025
Para

Emri i Kryeprokurorit të ri, përplasje brenda Partisë Socialiste

TË GJITHA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com