DASHI
Puna: nuk jeni të kënaqur me statusin tuaj profesional. Megjithatë, gjatë këtij muaji keni mundësinë të shkëlqeni, duke pasur edhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve. Nëse keni biznis personal, mund të rregulloni horizontin e suksesit tuaj. Nëse dëshironi të përforconi lidhjet në punë, duhet të përmirësoni komunikimin me të gjithë që keni interesin e mirë. Nuk rekomandohet marrja e parave hua nga persona që nuk keni besim. Gjysma e parë e muajit do të jetë më shumë e dobishme se gjysma e dytë.
Dashuria: gjysma e dytë e muajit do të jetë shumë përfituese për ju, sidomos nëse jeni diku në pushim dhe mund të shijoni ndonjë aventurë të dashurisë. Gjithçka varet nga ju se si e shfrytëzoni momentin. Kushtoni rëndësi shenjës së Binjakëve sidomos nëse nuk jeni akoma në ndonjë lidhje. Ky muaj do të jetë shumë i mirë në aspektin familjar, duke u fokusuar në gjërat që nuk jeni të kënaqur.
Shëndeti: sistemi juaj nervor është i stërmunduar andaj edhe duhet të pushoni mirë. Përndryshe, problemet shëndetësore mund të jenë pengesë në funksionimit e mëtejmë të trupit tuaj. Mjafton ta ndryshoni pak ambientin ku ndodheni.
DEMI
Puna: ju nervozon stagnimi momental në fushën profesionale. Duhet të përmirësoni komunikimin tuaj nëse dëshironi përmirësim, mundohuni të jeni mbështetje për bashkëpunëtorët dhe personat përreth jush. Mundohuni të konsultoheni me persona të besueshëm para se të realizoni ndonjë projekt të mundshëm.
Dashuria: nëse akoma nuk e keni gjetur dashurinë, para jush ekziston një pengesë dhe detyrë më e vështirë. Mundohuni të udhëtoni diku ose në ndonjë institucion financiar. Kushtoni vëmendje Binjakkëve dhe Virgjëreshës. Nëse jeni në lidhje, mënyra më e mirë për ta forcuar lidhjen është të shkoni diku në pushime. Keni përmirësim në planin familjar.
Shëndeti: edhepse keni ngarkesë psikike, ky muaj do të jetë përmirësim i parametrave tuaj shëndetësor. Me mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit, me shumë pemë dhe perime mund të përmirësoni problemet më të mëdha si dhe qarkullimin e gjakut. Pushoni sa herë që ndjeni lodhje.
BINJAKËT
Puna: në aspektin e punës, gjërat do të përmirësohen pas gjysmës së muajit. Nëse i merrni obligimet me përgjegjësi më të madhe dhe seriozitet, sigurisht do të arrini efektin e dëshiruar. Përforconi komunikimin, armën tuaj më të fortë. Energjinë e madhe që e keni do të ju sjell përfitime të mëdha financiare. Nëse ju duhet një partner për biznesin tuaj, kërkoni ndihmë nga Gaforrja apo Luani.
Dashuria: ky është muaji më i mirë për dashuri, kur bëhet fjalë për shenjën tuaj. Nëse nuk keni partner, kushtoni rëndësi Demit apo Peshores. Nëse keni lidhje të gjatë, freskoni lidhjen duke shkuar në ndonjë destinacion që nuk keni qenë më parë apo ndonjë pushim relaksues.
Shëndeti: jeni të lodhur nga obligimet e përditshme. Duhet të gjeni patjetër kohë të lirë që t’ia kushtoni vetes. Vlerësoni veten sepse nëse e bëni këtë edhe të tjerët do të ju duan e respektojnë.
GAFORRJA
Puna: nuk jeni aspak të kënaqur me planin profesional. Nëse ju intereson se çfarë ju pengon, përgjigja e saktë do të ishte emocionet tuaja. Këto janë pengesa më e madhe në arritjet dhe përparimin tuaj në punë. Mundohuni të përmbani veten dhe do të vëreni përmirësim mënjëherë.
Dashuria: nëse shkoni për pushime jashtë vendit, aty mund të njoftoni ndonjë dashuri të re. Nëse nuk keni planifikuar ndonjë pushim të mundshëm, atëherë duhet të prisni më gjatë deri sa të takoni dikë. Nëse jeni në lidhje, do të stabilizoni marrëdhëniet tuaja emocionale në gjysmën e dytë të muajit.
Shëndeti: periudha stresive nga muaji i kaluar do të ju ndjekë edhe deri në gjysmën e dytë të këtij muaji. Ndani kohë për pushim të përditshëm, përndryshe do të keni probleme me rrugët e frymëmarrjes.
LUANI
Puna: muaji i kaluar ishte një mundësi e mirë për karrierën tuaj. Nëse nuk i shfrytëzoni paramterat, do duhet pastaj të mundoheni shumë. Komunikimi i mirë është çelësi për mirëqënie dhe përparim në ambientin e punës. Kërkoni mbështetjen nga Binjakët dhe bashkëpunoni me persona të besueshëm.
Dashuria: mund të gjeni dashuri të re në ndonjë udhëtim të shkurtër apo në ambientin ku punoni. Nëse ju intereson ndonjë person kërkojeni në shenjën e Peshores apo ndonjë person të këndshëm. Nëse jeni në lidhje, mund të arrini përmirësim në gjysmën e muajit. Çelësi i një lidhje të shëndetshme është raporti i sinqertë.
Shëndeti: nëse nuk keni mundësi të shkoni diku në pushim atraktiv, atëherë krijoni vetes hapësirën e nevojshme për të pushuar. Ndryshimi i rutinës ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.
VIRGJËRESHA
Puna: gjatë këtij muaji do të realizohen planet tuaja profesionale. Nëse keni qenë të vyeshëm do të arrini satisfaksion të madh. Duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni me maturi përfitimet financiare. Përmirësoni akoma më shumë komunikimin tuaj me bashkëpunëtorët, do të arrini mundësi të shkëlqyera.
Dashuria: në gjysmën e dytë të muajit do të keni oferta për lidhje. Nëse nuk jeni akoma në lidhje, apo jeni të pakënaqur me partnerin tuaj aktual, mund të kërkoni personin tek shenja e Peshqve apo Shigjetarit. Mos u shqetësoni, do të vijnë ditë më të mira të dashurisë.
Shëndeti: stresi ndikon shumë në gjendjen tuaj emocionale, andaj mundohuni të pushoni sa më shumë, të mirreni me ndonjë rekreacion, të balansoni dietën ushqyese dhe të shkoni nëpër pushime verore – më mirë të harxhoni të holla për pushime se sa për mjekim dhe barëra.
PESHORJA
Puna: gjatë këtij muaji do të përparoni në aspektin e punës andaj edhe shfrytëzojeni në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse jeni të vyeshëm edhe do të shpërbleheni, kuptohet në mënyrë financiare. Ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me të arriturat tuaja por me mund dhe përkushtim do të arrini majat e suksesit.
Dashuria: raporti juaj me aferat është afatshkurtë. Nëse nuk jeni të kënaqur me partnerin do të gjeni shumë lehtë mënyra për kënaqësi. Nëse kërkoni dashuri të re, mund ta gjeni gjatë ndonjë udhëtimi apo ndoshta në rrethin më të afërt të ambientit punues.
Shëndeti: mund të keni probleme me mbipeshën dhe shtimin e kilogramëve të tepërt si pasojë e mos ngrënies së balansuar. Zvogëloni ushqimin e pashëndetshëm dhe shtoni aktivitetet fizike. Shtoni më shumë lëngje që të ruani linjën trupore dhe shëndetin.
AKREPI
Puna: situata në aspektin profesional do të rregullohet në gjysmën e dytë të muajit. Përgatituni për lodhje të shumta dhe strese të vazhdueshme por që do të shpërbleheni për mundin e dhënë. Merruni me realizimin e projekteve të ndryshme, angazhohuni në punë dhe mos i besoni të gjithëve, ngushtoni rrethin tuaj.
Dashuria: ky muaj do të jetë i përmbushur me shumë flirtime të fshehta, të paktën kështu thonë yjet. Nëse nuk keni partner, kërkoni tek Peshorja. Nëse jeni në lidhje dhe keni konflikte që duhet t’i zgjidhni, këtë më së miri mund ta bëni me dhurata dhe raport seksual intim.
Shëndeti: stresi është faktori kryesor i problemeve shëndetësore. Pushoni më shumë, rregulloni gjumin dhe krijoni balans ndërmjet ushqimit dhe ushtrimeve.
SHIGJETARI
Puna: nuk jeni të kënaqur me punën momentale profesionale, por mos humbni shpresën. Punët do të rregullohen shumë shpejtë. Karriera juaj shumë shpejtë do të lulëzojë dhe do të merrni profesionin që ju jep kënaqësi. Gjysma e dytë e muajit do të ju sjell shumë të ardhura dhe përfitime.
Dashuria: ky është vit i fillimeve të reja, pa marrë parasysh a jeni në lidhje apo beqar. Nëse jeni të lirë, kërkojeni dashurinë nëpër ambiente ku ka më shumë lëvizje të njerëzve si nëpër shopingje, qendra tregtare, kafene, restorane etj.
Shëndeti: jeni të lodhur nga angazhimet e përditshme andaj është mirë të merrni pushim vjetor. Stresi i vazhdueshëm ju dëmton shëndetin, kështuqë ruani imunitetin me sa më shumë lëngje, fruta dhe përime.