• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Banorët u mashtruan për zgjedhje, nis shembja e banesave në Shkozë

19:10 : 19/09/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Rreth 153 familje në zonën e Shkozës rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve, pasi shtëpitë e tyre pritet të rrafshohen për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Ata kërkojnë vlerësimin dhe kompensimin e banesave, duke refuzuar ofertat e bashkisë për bonus strehimi.  

Banor i Shkozës prej 33 vitesh, ish-mësuesi i letërsisë Osman Hysa ka dalë në protestë për të parandaluar prishjen e shtëpisë së tij-pasuria e vetme e një jete punë. 53-vjeçari me origjinë nga Puka i tha BIRN se shtëpinë e kishte ndërtuar në vitin 1984 me një leje ndërtimi të dhënë nga ish-këshilli administrativ i ndërmarrjes “Gjergj Dimitrov” dhe prej më shumë se dy dekadash, ka pritur marrjen e lejes së legalizimit.

Por shpresat u shuan pak ditë më parë, kur në vend të lejes i mbërriti një letër nga ALUIZNI që e lajmëronte se shtëpia e tij ishte përjashtuar nga procesi i legalizimit.

“Kjo shkresë është me hile; nuk na thonë që do na shembin shtëpitë, por që jemi përjashtuar nga procesi i legalizimit. Unë kam  vite këtu, si mund të jetë shtëpia ime e paligjshme? Kudo që shkojmë nuk na pret askush ndaj na ka mbetur protesta,” thotë i irrituar ai.

Osman Hysa është vetëm njëri prej 153 familjeve që rrezikojnë të mbeten pa strehë në zonën e Shkozës në Tiranë, për t’i hapur rrugën projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Lexo edhe:

Këshilltari i Khameneit bën paralajmërimin e fortë: Loja nuk ka mbaruar…

Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion, uraniumi u largua para sulmit të SHBA-së

Prej katër ditësh, fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit janë shfaqur në zonë, ndërkohë që banorët protestojnë në kërkim të një zgjidhjeje, duke akuzuar institucionet për mungesë transparence dhe vendime të njëanshme, në dëm të interesave të tyre.

Protestuesit i thanë BIRN se shumica e shtëpive në zonë janë ndërtuar para viteve ’90 dhe se askush përgjatë viteve nuk i kishte informuar për projektet infrastrukturore. Ata pretendojnë se janë lënë qëllimisht jashtë procesit të legalizimit për t’u përjashtuar më pas nga programet e kompensimit të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama e përforcoi këtë dyshim përmes një postimi në Facebook, ku deklaroi se “ndërtimet pa leje në mes të një rruge kryesore në Tiranë duhet të prishen…”.

“Familjet këtë e dinë prej kohësh dhe s’ka asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve, spitaleve, për të hapur rrugën që është e të gjithëve!”-deklaroi Rama në Facebook.

Kryeministri sugjeroi që bashkia e Tiranës duhet t’u ofrojë bonuse qeraje si të pastrehë për banorët e Shkozës. I kontaktuar nga BIRN, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës tha se për këtë çështje është ngritur një grup pune që po vlerëson gjendjen ekonomiko- sociale të banorëve.

“ Në bazë të këtij vlerësimi ekonomiko-social, banorëve u është ofruar bonuesi i qerasë si të pastrehë ose dhe dhënia e kredisë së butë. Është në dorën e tyre të zgjedhin  një nga këto oferta të bashkisë,” tha Kalemi.

Por banorët protestues e kundërshtojnë me forcë këtë ofertë.

Fadromat e IKMT-së duke shëmbur shtëpi në Shkozë pë t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës | Foto nga : LIndita Cela

“Vetëm po shkelën mbi trupin tonë mund të na shembin shtëpinë, sepse unë kam ardhur këtu që në vitin 1960. Kam leje ndërtimi nga ish- komiteti ekzekutiv i asaj kohe pasi zona ishte përcaktuar vijë e verdhë ndërtimi,” tha Mimoza Çoku-një tjetër protestuese për BIRN.

Çoku sqaroi se më pas kishte bërë një shtesë shtëpie dhe në vitin 2011, sipas saj i kishte ardhur shkresa miratuese për legalizimin.

“Nuk kisha lekë për të paguar atëherë dhe tani më vjen shkresa tjetër, që nuk më miratohet. Kë shtet të besoj unë?!”pyet Çoku.

Banorët pretendojnë se askush nuk i ka pritur dhe sqaruar për ndërtimin e Unazës së Madhe, edhe pse nën zë projekti përflitej që prej viteve ’90. Madje, disa prej banorëve janë njohur privatisht me projektin, por autoritetet i kanë qetësuar duke u dhënë siguri se nuk do të prekte shtëpitë e tyre.

“Për herë të parë janë njohur privatisht për ndërtimin e këtij projekti në vitin 2003.  Në një nga zyrat urbanistike të bashkisë së Tiranës pashë hartën dhe zyrtari i kohës më garantoi se projekti nuk do bjerë mbi shtëpinë time,” tha Julian Mema për BIRN.

“Shtëpia  ime është me leje ndërtimi të vitit 1991, por që asnjëherë nuk na është lejuar të bënim regjistrimin e pronës,” shtoi ai.

Në mungesë të një dere të hapur komunikimi me qeverinë, banorët e Shkozës iu drejtuan dy ditë më parë për ndihmë ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

“Çfarë kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, të trajtohemi si qytetarë normalë të një vendi që pretendon të futet në Bashkimin Europian….Ne si banorë nuk jemi kundër zhvillimit urban të zonës, por as nuk pranojmë të hidhet poshtë gjithë djersa dhe mundi ynë prej vitesh të tëra,” shruhet në letrën drejtuar ambasadorëve./BIRN

Lajme të lidhura

BOTA

Këshilltari i Khameneit bën paralajmërimin e fortë: Loja nuk ka mbaruar…

21:04 : 22/06/2025
AKTUALITET

Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion, uraniumi u largua para sulmit të SHBA-së

20:51 : 22/06/2025
AKTUALITET

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

20:41 : 22/06/2025
BOTA

Ngushtica e Hormuzit, 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

20:27 : 22/06/2025
BOTA

Çfarë është superbomba e përdorur nga SHBA për të shkatërruar centralet bërthamore iraniane

20:15 : 22/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

20:00 : 22/06/2025
Para

Fjalimi frymëzues i Ben Blushit që nuk u transmetua kurrë (Video)

TË GJITHA

Këshilltari i Khameneit bën paralajmërimin e fortë: Loja nuk ka mbaruar…

21:04 : 22/06/2025

Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion, uraniumi u largua para sulmit të SHBA-së

20:51 : 22/06/2025

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

20:41 : 22/06/2025

Ngushtica e Hormuzit, 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

20:27 : 22/06/2025

Çfarë është superbomba e përdorur nga SHBA për të shkatërruar centralet bërthamore iraniane

20:15 : 22/06/2025

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

20:00 : 22/06/2025

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com