• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun!

19:20 : 08/09/2017
në OP-ED

Nga Ylli Rakipi

U mbyll një javë, që kolegët e mi, gazetarë të shumtë, miq, të afërt dhe të largët, më telefononin orë e çast dhe më flisnin vetëm për Blendi Fevziun.“Mitoman, i rrjedhur, i çmendur, i ikur nga kjo botë… si s’ka turp… si s’ka cipë…”

Të them të drejtën nuk kam dëgjuar kurrë kaq fjalë kundër një njeriu, dhe të mendosh që gjithë kjo shfryrje, ky lumë sharjesh, kjo batare e papërmbajtur, bëhet kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu. Se për të qenë të saktë, duhet të themi që Fevziu është vërtet një njeri i mirë. Ai nuk flet kurrë keq për askënd, nuk përgojon kërkënd. Po përse kjo gojështhurje, përse kjo mëri kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu?!

Mesditën e sotme, deri në orët e para të mëngjesit, Blendi Fevziu ka filluar të festojë 20 vjetorin e emisionit të tij Opinion. Në fakt, festa dhe përvjetorë të tillë, njerëzit e kësaj bote bëjnë dendurisht, por festa e Fevziut nuk është thjesht një festë e madhe. Kjo festë, ka kohë që ka filluar dhe i kalon të gjitha përmasat e një feste. Ky 20 vjetor i Opinionit të Blendi Fevziut, ka marrë gjatë këtyre ditëve dhe në vijim, më shumë kohë dhe hapësirë se inagurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo festë, nuk ngjan aspask me përmasat e dasmës së Bes Kallakut, apo festat e panumërta të Konsullit të Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqit. Kjo që ndodhi dhe po ndodh, këto 24 orë në Shqipëri, në 20 vjetorin e Opinionit të Blendi Fevziut, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë, në asnjë vend të botës demokratike dhe jo demokratike.

Lexo edhe:

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

E megjithatë të gjithë këtë teprim le ta quajmë për një moment normal. Teprimet janë pjesë e kësaj bote të shkujdesur dhe shpesh qesharake. Por kjo ngjarje nuk është thjesht një teprim. Kjo është një marrëzi.

Në këtë festë, njeriu i mirë dhe i pafajshëm, Blendi Fevziu, ka thirrur dhe ka vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës ka anulluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pa mandatuar, me në krye zotin Edi Rama. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut. Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës Shqiptare, elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq. Për 20 vjetorin e Opinionit, po gatuajnë gjellëbërës dhe kuzhinierë të ndritur, po sfilojnë vajza të përndritura. Dhe sigurisht nuk mungon Henri Çili, këtë herë me një gjetje origjinale, me albumin me fotografitë e Fevziut, nga foshnjëria deri në këtë 20 vjetor, botim i posaçëm i UET-së. Baton Haxhija, korrieri suprem Kosovë – Shqipëri, ka ditë që është paraqitur dhe lëviz gjithandej shend e verë.

Të gjithë të gjallët janë prezent në 20 vjetorin e Opinionit, por edhe të gjithë të vdekurit, që kanë parakaluar në emision këto 20 vjet. Shqipëria ka ndalur frymën para Blendi Fevziut. S’ka ndodhur një pjesëmarrje dhe solemnitet i tillë, që nga koha e vdekjes së Enver Hoxhës. Lajmet për çmendurinë e Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë kaluar në plan të dytë dhe kjo, sepse çmenduria, siç thonë, del me çmenduri. Një çmenduri më e madhe ka përfshirë sot gjithë botën shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Lajmet me stuhitë dhe uraganet, që kanë pushtuar Amerikën kanë ndaluar. Uragani Irma, është zëvendësuar nga uragani Fevzi. Sandri është detyruar të bëjë atë që nuk ja ka marrë mendja kurrë, ka ndaluar për 24 orë novelat Turke.

Është nata e njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu… Them i pafajshëm, sepse një njeri, qoftë ky edhe Blendi Fevziu, mund të çmendet. Mund të çmenden edhe dhjetë apo njëqind njerëz. Kështu është kjo botë. Por kur është çmendur e gjithë kjo që ne i themi elita e Shqipërisë, kur është çmendur Edi Rama, Hashim Thaçi, Ilir Meta, oligarkët, ministrat, si mund të ngarkojmë me faj dhe të dënojmë Blendin tonë të mirë?!

Paralel me 20 vjetorin e Opinionit të Fevziut, rastisi edhe 20 vjetori i emisionit të famshëm të BBC-së, “Hard Talk”. Në BBC, nuk pati festë, por vetëm një episod 30 minuta, me gazetarët Tim Sebastian, Sarah Montague, Stephen Sackur dhe Zeinab Badawi, gazetarë të famshëm, të cilët kanë drejtuar ndër vitë këtë program. Vetëm në 30 minuta ata e përkujtuan këtë përvjetor.

Në Britani, nuk u paraqit as Mbretëresha Elizabetë, as Kryeministrja May, dhe as kuzhinieri më i mire i botës, Gordon Ramsey. Në Angli nuk u çmend askush. Ndërsa këtu në Shqipëri, në Kosovë, në rajon, ndoshta dhe më gjerë, Fevziu na ktheu të gjithëve në një pavion të marrësh.

Them na ktheu të gjithëve, sepse edhe unë që po shkruaj këto rradhë, nuk mund ta përjashtoj veten nga kjo turmë e çmendur. S’ka mundësi të mos jem edhe unë njëri prej tyre. Por pyetja më e rëndësishme është, si ka mundësi që kjo ndodh me të gjithë njerëzit që drejtojnë këtë vend, elitat e artit, politikës, kultures? Si mund të ndodhë që gjithë këta njerëz, të rreshtohen në mënyrë kaq hipokrite dhe kur dalin jashtë fillojnë të tallen me Fevziun. Si nuk e kuptojmë, që para se të tallemi me Fevziun, jemi tallur me vetëveten?! Çfarë hipokrizie! Çfarë maskarade!

Unë e kam mik Blendi Fevziun. E kam pranuar ashtu siç ai është, siç më ka pranuar edhe ai mua, kështu siç jam dhe ndoshta kjo më detyroi, që unë t’i shkruaj këto pak rradhë, së pari për mikun tim Fevzi, por mbi të gjitha, këto fjalë unë i shkruaj për të gjithë ata njerëz që e rrethuan Fevziun, duke i dhënë udhë çmendurisë së tij dhe çmendurisë tonë të përbashkët.

Duke ndjekur të gjithë këto skena që ndodhin vetëm tek ne, skena kaq qesharake dhe të çmendura, së brendshmi klitha; – O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun! Por më kot… Askush nuk mu përgjigj… Ndoshta edhe vetë Zoti, nuk është aq i fuqishëm, sa të na shpëtojë të gjithëve nga marrëzia e madhe që na ka pllakosur…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025
AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
BOTA

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025
Para

Fatos Nano: Politikanët e sotëm, kanë mungesë mirënjohje!

TË GJITHA

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com