• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Shoqëri makabër që po “ha” gratë! Na fal Desi! Thuaju dhe shoqeve!

20:53 : 04/09/2017
në OP-ED

Nga Dorina Bilbili

Desi, lejomë të të drejtohem siç ty të thërrisnin ata që kishin veshë, por nuk deshën të dëgjonin. Teksa të flijuam, na ulërite në fytyre atë ç’ka jemi si shoqëri: Burra që e trajtojnë femrën si pronë, shoqëri vrastare.

Desi, me ikjen tënde nuk le vetëm fëmijët jetimë, por i re fort këmbanës së alarmit për të gjitha vajzat dhe gratë që pavarësisht profesionit, nuk ndjehen të sigurta. Në mos rrezikojnë të vriten nga ish-partnerë, janë në rrezik nga çdo mendje që i duket vetja Zot i tyre. Kurse shoqëria me shtetin si pjesë e saj, nuk ka bërë gjë tjetër veç i ka dhënë krahë ndër vite fenomenit të vrasjes së femrave.

Desi, ti na tregove se burrat nuk vrasin nga “dashuria”, ata vrasin nga një dëshirë për të kontrolluar. “Nëse unë nuk mund të të mbaj, askush nuk mund të të ketë”.

Desi, akoma ndjejmë tronditjen e humbjes së Arlindës, një tjetër grua intelektuale, e cila i dha fund jetës pikërisht nga barra e rëndë e një shoqërie makabër, që të vret natën dhe të qan ditën.

Lexo edhe:

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

Profesorët Rebecca dhe Russell Dobash, kriminologë në Universitetin e Mançesterit, kaluan 10 vite duke intervistuar vrasësit e partnereve, që vuajnë dënime të përjetshme në burgje. Hulumtimi i tyre nxorri në pah çështje shqetësuese shoqërore. Më e rëndësishmja, ata gjetën që shumë gra vriten nga burra xhelozë, posedues dhe kontrollues.

“Pasi gruaja nuk e duron më dhunën dhe e braktis, ndodh që burri e dëshiron dhe mendon se gruaja është e tija. Kështu që ai përpiqet ta rikthejë atë. Shpesh, ai përpiqet ta mashtrojë ose, për ironi, duke e rrahur atë. Në këto raste, kur përfundimisht ata e kuptojnë se ajo nuk do të kthehet, ndryshojnë projektin: Mendojnë për ta asgjësuar gruan”, shpjegon eksperti.

Çdo ditë, tre gra vriten nga partnerët e tyre abuzivë ose ish-partnerët. Madje shkencërisht dihet se gratë janë në rrezik më të madh të lëndimit ose dhunës kur ata largohen ose përpiqen të largohen nga abuzuesit e tyre. Psikologët thonë se këto burra do të preferonin t’i shihnin gratë të vdekura sesa të pranonin refuzimin ose idenë se gratë janë të lira për të bërë zgjedhjet e tyre në lidhje me jetën e tyre.

Desi, media dhe policia duan që ne të besojmë se vrasjet si e jotja të cilësohen si “krim pasioni”, por duke drejtuar armën dhe shkrepur atë, nuk më duket si një “krim pasioni”. Duket qartë se kemi të bëjmë me një burrë, që kërkon ta dënojë ish-gruan për “krimin” e të qenit e lirë pa të.

Dhe ne si shoqëri sa më shumë që flasim për dhunën e meshkujve ndaj grave si “krim pasioni” ose si diçka e lidhur me dashurinë ose dhimbjen, aq më shumë justifikojmë gjëra si dhuna në familje.

Ka shumë gra në këtë botë, edhe burra padyshim, të cilët edhe pse nuk e kanë pranuar një ndarje, emocionet nuk i kanë bërë ata të vrasin. Ky lloj i dhunës është një krim gjinor dhe ne duhet ta emërojmë atë si të tillë.

Desi, ne duhet të vajtojmë për ty, por jo në Facebook e as në deklarata shtypi. Lipset të nisim urgjentisht një fushatë që i bën thirrje qeverisë të hapë një hetim publik për të hetuar pse viktimat e dhunës në familje ende nuk po marrin mbrojtjen që meritojnë nga policia dhe agjencitë e tjera shtetërore.

Desi na fal që të bëmë kurban! Thuaji dhe Natashës, Dijes e të tjera shoqeve që vramë këtë vit, me duart e atyre që duhet t’ju lumturonin!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
Para

“Aftësitë” e kryeministrit që trullosin Vlahutinin

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com