• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Zbulohen 74 bizneset “VIP” që janë në listën e zezë të Tatimeve

09:13 : 24/08/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Në listën e borxhlinjve të këqij në tatime janë 74 biznese të mëdha të përshirë në kategorinë VIP (tatimpaguesit e mëdhenj), të cilat tashmë janë objekt i bllokimit të llogarive bankare dhe të sekuestrimit me forcë të detyrimeve.
Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa gjykata e falimentit të marrë vendimin e likuidimit.

Në listën e zezë të tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, Bankers Petroleum, Deveron Oil Albania, TEA Construksion, Çilotaj Group, Filanto, Petrolimpex, ERI Fruit, Transpetrol, Rrajca etj.

Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet me se shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin Rira, Anoil, Viloil, FIT-MEK-OIL, Globoil, Petrol impex, Transpetroli, Kuid, Taci Oil, ARMO, Bankers etj.

Nga sektori i agropërpunimit spikasin kompanitë Olim, Amla, Eri Fruit dhe Floryhen.
Nga sektori i ndërtimit dhe energjisë spikasin emrat e njohur si, Vigand Konstruksion, Alpine Bau GMBH, Çilotaj, TEA Construksion, Balfas industrial, Kalivaç Energy, Construksion Energyk dhe Amadeus Group.

Pjesë e e litës është edhe qendra e njohur tregtare City Park dhe ish kompania e supermarketeve, Carrefour (qendra e Distribucionit Ushqimor).

Lexo edhe:

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshe

Fillon numërimi i votave në Kukës

Nga sektori i lojërave të fatit në listën e zezë të tatimeve si biznese VIP janë Astra 200, Xhoi Lloto dhe Top Bast.

Një pjese e subjekteve e kundërshtojnë detyrimin dhe kanë hapur proces gjyqesor, por kjo gjithsesi kërkon pagimin apo garantimin e pagimit të detyrimit.
Borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. Bizneseve u është dashur të operojnë në një ambient të vështirë ku ka dominuar rritja e taksave, rënia e kërkesës dhe mungesa e kredisë bankare.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet borxhi ndaj institucionit arriti në fund të vitit 2016 në më shumë se 147 miliardë lekë (1.07 miliardë euro). Kjo shumë zotërohet nga rreth 780 mijë biznesë dhe individë në të gjithë vendin. Një pjesë e këtij borxhi (ajo para vitit 2010) po fshihet tashmë nga tatimet, në kuadër të amnistisë që do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare stoku i borxhit, deri më ne fund te 2016 përbëhej kryesisht nga detyrimet tatimore të lindura nga 2-5 vite me një peshë prej 34% të totalit të borxhit.
Mundësi potencialisht më e madhe për t’u arkëtuar nga ana e drejtorive rajonale, është vlera e borxhit me moshë deri në 2 vjet, e cila përbën 41% të stokut të borxhit, kanë referuar më herët tatimet.
Nga të dhënat rezulton se edhe në vitin 2016 është shënuar rekord përsa i përket krijimit të borxhit tatimor, që në total për periudhën në fjalë arrin në 45 miliardë lekë (330 milionë euro), apo gati 31% e stokut të borxhit tatimor të krijuar në vite. (4.2% borxhi deri në 3 muaj; 3.8% deri në 6 muaj dhe 22.65 borxhi i moshës nga 6 në 12 muaj)
Në fund të vitit 2016, referuar ndarjes sipas llojit të tatimit, vërehen detyrimet për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në masën 35 % e stokut të borxhit.

Në ndarjen e borxhit sipas llojit të tatimit, TVSH-ja zë peshën më të madhe të totalit të stokut të borxhit, ndjekur nga zëri Të Tjera me 29%, dhe më pas nga Tatim Fitimi, Sigurime Shoqërore Shëndetësore dhe TAP.
Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme përditësoi listën e bizneseve debitor, që i kalon 18 mijë subjekte. Ajo sqaroi tatimpaguesit se afati për të paguar një borxh tatimor sipas rasteve është:

Në rastin e vetëdeklarimit brenda 10 ditëve nga data e vetëdeklarimit.
Nëse borxhi nuk është apeluar bëhet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftim vlerësimit

Brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, vetëm detyrimin tatimor dhe kamatëvonesën lidhur me të, edhe në rastin kur tatimpaguesi ka apeluar borxhin tatimor.

Me plotësimin e afateve proceduralë të mësipërme, sistemi në mënyrë automatike ju dërgon në e-filing tuaj “Njoftim dhe kërkesë për pagimin e detyrimit tatimor”.
Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së këtij njoftimi, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin e tij tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit.

Masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor, janë:

Hapi I-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka logaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar në rast mosarkëtimi të detyrimeve 10 ditë pas njoftimit të tij.

Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekarë mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi i III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekarë.

Hapi i IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga Administrata Tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.
Administrata Tatimore i dërgon gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar.

Në rastet e moslikuidimit të plotë të detyrimit tatimor pas ndjekjes së hapave të mësipërme kalohet në nxjerrjen e njoftimit, i cili urdhëron palët e treta për pagesën e detyrimit tatimor./Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshe

23:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025
Para

Kryeinfermierja fshikullon Ramën: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

TË GJITHA

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshe

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com