• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Erion Veliaj, ky mashtrues i pandreqshëm si një rrezik për shoqërinë shqiptare…

11:54 : 24/08/2017
në OP-ED

“Sot u martova nesër në punë shkova”- ishte kjo një nga mashtrimet më bajate që Erion Veliaj i rezervoi publikut shqiptar menjëherë sapo mori detyrwn e tij si Ministër i Çështjeve Sociale në vitin 2013. Një ditë pasi kishte zhvilluar dasmën e dytë në Pezë pas asaj në Gjirokastër, Erion Veliaj u shfaq para publikut shqiptar në kamera gjoja në një aktivitet si për të thënë se ai nuk i bënte bisht detyrës ndryshe nga dhëndurët e tjerë rishtarë.

Mjaftuan vetëm pak orë për ta kuptuar atë ditë të hënë të 2013-ës se aktiviteti ishte regjistruar disa dite me parë, dhe që te merrej vesh meseleja u kujdesën vetë rivalët e tij në PS, nën rrogoz. Akoma pa u mbyllur reja e talljes publike për këtë shfaqje bajate të Veliajt, ai prodhoi një tjetër mashtrim publik, kur i pyetur për harxhet e dasmave madhështore njëra në Kalanë e Gjirokastrës dhe tjetra në “Il Paese” e Dash Pezës në fshatin e Babë Myslymit, ai deklaroi në Neës24 se paratë ia kishte dhënë e ëma që i kish kursyer nga pensioni.

Ekoja e talljes publike për këtë mashtrim të paturp vijon edhe sot pas 4 vitesh… Por ajo që u duk si një dhijasje e aty për atyshme e Erion Veliajt, në fakt nuk qe veçse preambula e një karriere te bazuar mbi sharlatanizmin e një njeriu që nuk zhvesh dot lëkurën e mashtruesit dhe të korruptuesit në të njëjtën kohë. Erion Veliaj ka minimalisht 4 vite që kur flet mashtron, kur hesht mashtron edhe më shumë, gënjen ndërsa mashtron, korrupton ndërsa mashtron, dhe mashtron duke korruptuar e gënjyer këdo që i del përpara. Për të gjithë këtë sistem, ai ka ngritur edhe një skemë perfekte propagande e barabarte me një zyrë në Bashkinë e Tiranës ku punojnë mbi 30 veta, e barabartë me te paktën një portal online të personalizuar dhe financuar drejtpërdrejtë nga ai (TiranaPost.al), e barabartë edhe me korruptimin e pastër dhe klientelist të të gjithë kanaleve televizive me në krye Top Channel e News24, pasur nga TvKlan, Vizion Plus, Report TV, Ora News, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare, Gazeta Mapo, GazetaTema.net po e po, Balkanweb, Panorama Online e te tjera media me pak te rëndësishme. Nëse mendonit se Edi Rama ishte mjeshtër i keqpërdorimit te medias ne shërbim të pushtetit, kjo ndodhte se ne ende nuk kishim pare asgjë…, me Erion Veliajn. Ajo që ka ndodhur në 15 ditët e fundit është akoma më flagrante. Sipas të dhënave të siguruar në sistemin TIMS (burimi Boldnews.al), Veliaj ka qëndruar jashtë Shqipërisë nga data 28 korrik deri më 19 gusht, duke udhëtuar da në Gjermani e sa në Slloveni. Dhe nga verifikimi i fakteve, kjo nuk e ka penguar atë të dalë në ekran 18 herë sikur ishte në krye të punëve, madje edhe 2 here në ditë. Ajo që dukej si një lajthitje prej narçizi e një deliranti në karrierë, tashmë është kthyer seriozisht në një marri tipike e një njeriu që me shumë gjasë e ka shkëputur kontaktin me realitetin dhe jeton në një univers paralel.

Dhe pikërisht këtu kanë filluar problemet për qytetin e Tiranës dhe qytetarët e saj. Një qytet ku merren gjithmonë e më pak shërbime dhe paguhet gjithmonë e më shumë. Paguhet 60% me shtrenjtë uji, kur furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm jo për 4 vjet, po për 40 me gjasë nuk do të jetë i mundur. Të parkosh në Tiranë është po aq e shtrenjtë mos më shumë sesa në qytete të njohura europiane. Dhe ajo që duhet të ishte një kontribut për Bashkinë e Tiranës, në fakt është një skemë e pastër vjedhjeje nën siglën Tirana Parking, pas së cilës për momentin fshihet motra e shefit të urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha. (Për këtë do t’iu flasim në ditët në vazhdim). Grumbullimi i plehrave nën siglën Eço Tirana është një tjetër aferë okulte vjedhjeje, e për te cilin Erion Veliaj në alibinë e një Tirane më të pastër, ne fakt po gjeneron miliona në xhepin e tij. (Edhe për këtë do t’iu flasim gjerë e gjatë në ditët ne vazhdim). Punët publike të Bashkisë së Tiranës janë gjthashtu një gropë septike e pisët në veprimtarinë okulte të Erion Veliajt si Kryetar Bashkie dhe për këtë e garantojmë personin në fjalë se realisht nuk ka parë akoma asgjë në denoncimet me fakte që Syri.net ka bërë gati për publikun. Me pak fjalë sot ne jemi defakto duke u përballur me një rrezik real për shoqërinë shqiptare që mban fytyrën e një mashtruesi të pafytyrë si Erion Veliaj, sot dhe nesër. Sot në Bashkinë e Tiranës, nesër nën projektimin e qartë të vetes së tij dhe enturazhit të Rilindjes që i ka vënë shpatullat karrierës së Veliajt për ta bërë atë pasardhës te Edi Ramës, gjithmonë nëse Saimir Tahiri është dorëzuae njëherë e mirë në këtë betejë brenda llojit. Por derisa Partia Socialiste dhe socialistët të ndërgjegjësohen për murtajën politike që po e infekton këtë forcë politike nën velenin Veliaj, është koha qe qytetaria e Tiranës sot, e shqiptarët e lirë nesër ti thonë jo këtij modeli okult e të dëmshëm. Italianët kanë një shprehje “uomo avissato, mezzo salvato”…, njeriu i paralajmëruar, gjysmë i shpëtuar.

Dhe për gjithçka tjetër duhet të kishte opozitë./ Syri.net

Lexo edhe:

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025
AKTUALITET

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025
BOTA

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025
AKTUALITET

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025
Para

U qëllua nga 27 plumba, ja kush është makina e blinduar e Dash Gjokës

TË GJITHA

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com