• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ja trendi i ndërhyrjeve plastike te shqiptarët! (Video)

15:27 : 02/08/2017
në KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Çmimet 50% më lirë se rajoni, fluks pacientësh të huaj për operacionet plastike në Spitalin Amerikan

Intervistë me Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike pranë Spitalit Amerikan

Çmime të përgjysmuara dhe cilësi tejet e lartë e ndërhyrjeve! Bisturia është në duart e ekspertëve më të mirë të fushës, çka  ka bërë që të shtohet ndjeshëm numri i pacientëve të huaj të cilët i drejtohen Spitalit amerikan për përmirësimin e pamjes së tyre. Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike pranë Spitalit Amerikan sqaron se veç çmimit, cilësia dhe teknikat e reja që ofron spitali amerikan për një sërë operacionesh plastike janë bërë gjithnjë e më shumë shtysë për interesin në rritje  të të huajve. “Pjesa më e madhe e pacientëve vijnë nga  vendet e rajonit kryesisht nga Greqia dhe Italia për të marrë shërbime në Spitalin amerikan, për shkak të çmimeve  që janë të 50 për qind më të  në krahasim me këto vende por edhe standardeve të shërbimit të cilat janë tepër të larta , për të mos thënë që kemi edhe teknika më të avancuara se disa spitale të rajonit”, shprehet mjekja. Sipas saj, kirugjia plastike në spitalin amerikan është avangarde në  teknologji e staf mjekësor, duke iu ofruar pacientëve gjithçka që kanë nevojë. “Gama e ndërhyrjeve është e gjerë dhe përveç të huajve, kirurgjia plastike po kërkohet gjithnjë e më shumë dhe nga shqiptarët, të cilët duan të përmirësojnë pamjen. Vëmë re se tendenca e disa viteve më parë, për të ekzagjeruar ka rënë dhe tani janë vetë vajzat dhe gratë të cilat kërkojnë një pamje sa më natyrale për ccdo ndërhyrje që kryejnë”, thotë Dr. Kapaj.

Rinoplastika, këtë verë 1000 euro

Kirurgia plastike, sqaron se rinoplastika, apo operacioni i hundës është e kërkuar si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. “Meshkujt i nënshtrohen këtij operacioni, përgjithësisht kur kanë dëmtime, por edhe për të hequr kurrizin e hundës. Ndërsa vajzat dhe gratë në pjesën më të madhe e kryejnë këtë operacion edhe në moshë të re, për të pasur një pamje sa më të këndshme që u rrit vetëbesimin”, shprehet mjekja. Sipas saj, me teknikat e reja operacioni i hundës nuk ka dhimbje dhe periudha e shërimit është 10 ditë. “ Kërkesat që kemi për një pamje sa më natyrale janë gjithnjë e më në rritje. Nuk kërkohet më hunda super e vogël, por kërkohet një hundë në proporcion me fytyrën që të ngjajë sa më natyrale”, thotë mjekja. Gjatë verës çmimi për këtë ndërhyrje në Spitalin Amerikan do të jetë 1000 euro, e cila është një ndër ofertat për kirurgjinë plastike.

Lexo edhe:

Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e afganëve nga SHBA

Heqja e dhjamit

Pas lindjes kryesisht, ose për shkak të luhatjeve të mëdha në peshë, një tjetër operacion mjaft i kërkuar është heqja e masës dhjamore me bisturi. “Ky operacion gjithashtu kryhet edhe gjatë verës dhe kërkesat ne i kemi  më të mëdha në numër nga nënat e reja, pas lindjeve”, thotë mjekja, e cila sqaron se janë operacione tashmë të kthyera në rutinë në spitalin Amerikan.  “Heqja e dhjamit në pjesa e poshtme e barkut apo strijat e shtuara nga luhatjet e mëdha në peshë, janë ndërhyrje që ne i kryejmë prej vitesh dhe teknikat kanë ardhur gjithnjë në përsosje”, thotë mjekja.

Trendi i ri-Rmodelimi i fundshpinës

Bel i hollë e fundshpinë tërheqëse, këto janë dy nga trendet më të reja për realizimin e të cilave kërkohet një ndërhyrje plastike. Kirurgia pohon se nuk dalin asnjëherë nga moda, veçanërisht kur nuk kërkohen ekzagjerime. Nga ana tjetër mjekja sqaron se   gjithnjë e më në rritje është numri i vajzave që zmadhojnë gjoksin. “Gjithashtu zvogëlimi i gjoksit për arsye shëndetësore, bëhet vazhdimisht në Spitalin Amerikan, pasi u ka krijuar pacienteve probleme me qëndrimin, cilësinë e jetës, hernie diskale, e sigurisht edhe pamjen e jashtme”, thotë mjekja.

2

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

09:56 : 15/07/2025
BOTA

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e afganëve nga SHBA

09:44 : 15/07/2025
BOTA

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

09:43 : 15/07/2025
AKTUALITET

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

09:40 : 15/07/2025
BOTA

Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën

09:30 : 15/07/2025
AKTUALITET

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

09:17 : 15/07/2025
Para

Qeveria shqiptare dy muaj pa mbledhje! Gjosha: Shkarkimet masive për të ardhur keq!

TË GJITHA

Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

09:56 : 15/07/2025

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e afganëve nga SHBA

09:44 : 15/07/2025

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

09:43 : 15/07/2025

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

09:40 : 15/07/2025

Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën

09:30 : 15/07/2025

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

09:17 : 15/07/2025

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

09:16 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com