• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dekomunistizimi i Partisë Demokratike si një mision i pamundur

20:49 : 17/07/2017
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga JETMIR OLLDASHI

Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet e brendshme në 22 korrik, ndërsa grupimet brenda saj janë të ndara më shumë se asnjëherë tjetër. Por më shumë sesa të bëjë zgjedhje me garë ose pa garë forca që rrëzoi komunizmin ka nevojë të dekomunistizohet. Në 22 korrik, ndoshta Partia Demokratike duhet të zhvillojë një seminar trajnimi për lidershipin dhe anëtarët e saj për t’i larguar nga teoritë marksiste dhe leniniste që kanë zënë vend anembanë kësaj partie.

Demokracia e brendshme e kësaj partie ka qënë në këto nivele edhe 20, 15, 10 apo pesë vjet më parë dhe askush nuk ka folur. Të gjitha grupimet kanë parë dhe shohin Zeusin te figura e Sali Berishës, ndërkohë që askujt nuk i intereson procedura apo demokracia.

Partia Demokratike ka një histori humbjesh të njëpasnjëshme nga 2007 e këtej dhe asnjëherë nuk ka bërë një analizë të sinqertë dhe të vërtetë. Zgjedhjet brenda kësaj Partie kanë qënë farsë edhe fasadë, kanë qënë votime. Përzgjedhja e kandidaturave për deputetë ose këshilltarë lokal kanë qënë gjithashtu një gjë e rreme dhe pavërtetë.

Askush nuk ngriti zërin dy vjet më parë kur Basha bëri listat e Këshillit Bashkiak të Tiranës pa përfaqësim as intelektual, as politik, por një mish mash emrash që kontributet e tyre për shoqërinë i kanë zero për të mos thënë minus. (njerëz që kanë menduar si të grabisin pasuritë publike)

Lexo edhe:

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

Kamëz/ Vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me kallash për ta kanosur, arrestohen nga policia (VIDEO)

Sidoqoftë po të analizosh përplasjen e fundit të bie në sy se gjuha e përdorur nuk ka asgjë të përbashkët me një forcë politike demokratike ose së paku që mëton të jetë demokratike në mendësinë e saj. Anëtarët e të gjitha niveleve politike të kësaj partie nuk ofrojnë argumenta, por vetëm fyerje pa fund. Sigurisht kulmi ishte dalja e Jemin Gjanës, (shfaqja e tij i ngjan shfaqjes së një fantazme të së kaluarës) i cili kërcënoi Jozefina Topallin me heshtje se ndryshe do fliste shumë gjëra që ai i dinte. Ky është një kod tipik banditesk dhe marksist ku shantazhi dhe kërcënimet mbajnë të lidhur njerzit vetëm nga frika dhe represioni.

Pastaj gjuha e përdorur nga disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës kundër kryetarit të Partisë së tyre, të zgjedhur me votë, i ngjan atyre letrave anonime që i shkruanin shokut Enver për të goditur elementët armiqësorë në kooperativa dhe ndërmarrje bujqësore. Kurajoja e tyre i ngjan një tufe lepujsh që vrapon pa ditur se ku shkon, por që e ka mposhtur frikën nga të qënit një tufë e madhe.

Doli lepuri në Rrogozhinë, Lushnja shpalli gadishmërinë. Për fatin e keq kësaj lukunie ju përgjigj kreu i PD-së Lushnjë, Myslym Murrizi, njëherazi edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Zoti deputet, me një fjalor tepër rrugaçëror dhe të ndyrë, etiketoi një gazetar njësoj si lakejtë e sigurimit të shtetit. Ata që e mbrojtën thonë se është antikomunist. E çfarë pastaj???!! Pyetja është nëse është normale që ky fjalor të përdoret nga një deputet?! Imagjinojeni Ministër të Brendshëm nesër këtë zotërinë! (Mos e dhëntë zoti dhe votat e shqiptarëve)

Pastaj Marksizmi u bë ideologji nga Komisioni Elektoral i PD-së, i cili nuk publikoi emrat e listës së votuesve me pretendimin se demokratët do ktheheshin në gjueti shtrigash. Një anëtar i Partisë Demokratike që fsheh emrin, si mund të bëjë fushatë elektorale kur ka kaq shumë frikë?! (Duket se lepuri po bëhet simboli i ri I PD-së) Ky veprim i vë vulën marksizmit në atë parti. Ky quhet turp.

Ngado që ta kthesh dhe çfarëdolloj gjëje të kujtosh rreth situatës në PD, vetëm marksizmi të vjen në mendje. Sigurisht kjo është një ditë e zezë dhe dhimbje shumë e madhe, por është e vërteta. Sigurisht gojët e shthurura do flasin sërish për këtë shkrim, për shkrime të tjera, për deklarata, por më mirë të harrojnë zgjedhjet dhe të kafshojnë gjuhën. Më mirë të shkojnë të bëjnë seminare se çfarë është demokracia.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

10:33 : 10/06/2025
AKTUALITET

Kamëz/ Vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me kallash për ta kanosur, arrestohen nga policia (VIDEO)

10:21 : 10/06/2025
AKTUALITET

Padia nga Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK për të dëshmuar

10:20 : 10/06/2025
BOTA

Izraeli sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

09:59 : 10/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

09:49 : 10/06/2025
AKTUALITET

Mungesë dokumentacionin dhe shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

09:42 : 10/06/2025
Para

Kryemadhi i tregon forcën e LSI-së Ramës

TË GJITHA

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

10:33 : 10/06/2025

Kamëz/ Vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me kallash për ta kanosur, arrestohen nga policia (VIDEO)

10:21 : 10/06/2025

Padia nga Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK për të dëshmuar

10:20 : 10/06/2025

Izraeli sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

09:59 : 10/06/2025

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

09:49 : 10/06/2025

Mungesë dokumentacionin dhe shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

09:42 : 10/06/2025

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

09:42 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com