• Kontakt
Saturday, August 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Jo debatit shterues, po harmonizimit të qasjeve!

22:31 : 02/07/2017
në BOLD BLOG

Nga Sokol Gjoni

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit, ku PD-ja mori një rezultat të pamenduar, debati politik i këtyre ditëve të nxehta është zhvendosur në selinë blu, duke mbajtur të ngërthyer në poligone tabore dhe formacione, të cilat më së shumti janë përvijuar dhe shpërfaqur si grupe me tendenca për “larje hesapesh”.

Linçimi dhe retorika përjashtuese ndaj njëri-tjetrit i bën palët “palë” në absurdin e trajtimit të situatës, duke anashkaluar thelbin e debatit dhe duke mohuar rrugët e daljes nga gjendja e pazakontë  në të cilën ndodhet PD-ja që nga krijimi i saj. Duke ndjekur dinamikën e zhvillimeve të brendshme, artikulimet dhe retorikat, të cilat tejkalojnë masën e politikës së ditës, befas kuptojmë, se përplasjet esencialisht nuk janë parimore dhe opsionale, por kanë brenda tharmin e interesave të tyre personale, të cilat i kanë të lidhura ngushtësisht me politikën.

Si njëri prej dhjetëra e mijëra demokratëve anëkënd Shqipërisë, presim ngjizjen e një debati të shëndetshëm, ku të shtrohet imperativisht vizioni dhe platforma për ringritjen e PD-së, duke çmuar dhe konsideruar shkaqet dhe faktorët e situatës aktuale. Askujt nuk i  shërben kjo leqendisje, pa pikën e shijes së debatit, por thjeshtë tendosje në nivelin e pakuptimësisë, çka e vë anëtarësinë në dilema dhe pikëpyetje të mëdha. Ne presim nga ju, reflektim të thellë, duke artikuluar mesazhe ndjesore dhe përmbajtësore ndaj qytetarëve në përgjithësi, dhe demokratëve në veçanti. Shkrehja e kobureve (me gjasmë dhe e topave) ndaj formacioneve të zbritura në këtë fushëbetejë e bën akoma më të mjegullt horizontin e gjetjes së zgjidhjeve racionale. Le të mendojmë për pak çaste anëtarin e thjeshtë, i cili i mbrujtur me idealet e tij, i brumosur shpirtërisht me doktrinën ideologjike që përfaqëson PD-ja, shikon i shastisur këtë palodebat, ku kryefjalë mbetet denigrimi dhe anatemimi.

Ç’mund të kërkojmë nga anëtarësia, nga votuesit tanë, të cilët përmes kësaj paloshfaqjeje, përmes akuzave të ndërsjella, përmes zhargonit anatemues dhe intonacionit mllefosës,  mësojnë cilësinë reale të përfaqësimit dhe të qeverimit të tyre kur PD-ja ishte në pushtet. Asnjëri prej këtyre fjalamanëve që kapardisen me paradigma stutore dhe me sintagma proceduriale nuk është dëgjuar të flasë për gjendjen reale në të cilën ndodhen mbështetësit dhe votuesit e PD-së, të cilët përtej bëmave të sojit në fjalë, vazhdojnë ta mbështetin fuqishëm PD-në.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, këmbësori në gjendje kritike

Tragjedi në Prishtinë/ 24-vjeçarja humb jetën pas plagosjes me armë në poligon

Këta të kapardisur, kanë harruar diskriminimin politik  që u bëhet mbështetësve tanë, nuk vlerësojnë vështirësitë me të cilat përballet elektorati i djathtë, nuk çmojnë qëndresën e anëtarësisë, por merakun e kanë në protagonizmin e tyre dhe në mbajtjen e fijeve që sigurojnë të mira personale. Broçkullnajat e ngritura dhe të proklamuara përmes një debati shterues, pa artikulim perspektive dhe vizioni, nuk shërbejnë në fomësimin e një zgjidhje të matur dhe racionale, por do të projektonte thellimin e një krize brenda radhëve tona, përgjegjësit e së cilës, pa mëdyshjen më të vogël janë ata që po inspirojnë këtë debat të sforcuar.

I bindur, se brenda radhëve tona ka shumë punë për të bërë në drejtim të evidentimit dhe analizimit me përgjegjësi të situatës, duhet sa më parë të adresohen rrugët e daljes, të cilat vijnë përmes evitimit të gjuhës përjashtuese dhe të harmonizimit të qasjeve të ndryshme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, këmbësori në gjendje kritike

17:50 : 30/08/2025
RAJONI

Tragjedi në Prishtinë/ 24-vjeçarja humb jetën pas plagosjes me armë në poligon

17:34 : 30/08/2025
AKTUALITET

Moti i keq largon pushuesit, trafik i rënduar në akset Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot

17:19 : 30/08/2025
AKTUALITET

Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s

16:57 : 30/08/2025
AKTUALITET

Trageti turistik maqedonas përfundon pranë brigjeve shqiptare për shkak të stuhisë

16:40 : 30/08/2025
AKTUALITET

Përmbytje masive në Vlorë pas reshjeve të dendura të shiut, bashkia në gjumë, qyetarët në ujë…

16:39 : 30/08/2025
Para

Profil Gjergj Bojaxhi/ Nga akuzat për pastrim parash e deri tek skemat e fajdeve

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, këmbësori në gjendje kritike

17:50 : 30/08/2025

Tragjedi në Prishtinë/ 24-vjeçarja humb jetën pas plagosjes me armë në poligon

17:34 : 30/08/2025

Moti i keq largon pushuesit, trafik i rënduar në akset Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot

17:19 : 30/08/2025

Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s

16:57 : 30/08/2025

Trageti turistik maqedonas përfundon pranë brigjeve shqiptare për shkak të stuhisë

16:40 : 30/08/2025

Përmbytje masive në Vlorë pas reshjeve të dendura të shiut, bashkia në gjumë, qyetarët në ujë…

16:39 : 30/08/2025

Shqipëria nën ujë dhe erë: Përmbytje, dëme dhe pasiguri, ndërhyrjet e bashkive mbeten të vonuara

16:29 : 30/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com