• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dita e heshtjes zgjedhore dhe “të heshturit” e kësaj fushate!

20:41 : 24/06/2017
në BOLD BLOG

Nga Sokol Gjoni

Si pa e kuptuar dhe si pa e ndjerë arritëm në ditën e heshtjes zgjedhore, çka presupozon përfundimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit 2017. Të çorollopsur nga butaforia e shfaqur e palëve pjesëmarrëse në këtë mizanskenë zgjedhore, padyshim ajo që krijoi kontrastin e zbehtë të ngjyrave të kësaj fushate këtu në Pukë është Partia Demokratike, së cilës më shumë se sa impenjimi i mungoi kredibiliteti dhe strategjia për mbledhur vota.

Mes zhurmës mediatike të dy subjekteve PS dhe LSI, që ndanë pushtetin për katër vite, duke sjellë dështim katastrofal në sektorët jetikë të vendit me pasoja të mëdha në varfërimin e qytetarëve, me tregues negativë në bilancet e tyre qeverisëse dhe që e thërrmuan dhe e shkërmoqën administratën në thelpinj për interesat  e tyre politike, kjo fushatë u përmbyll këtu në Pukë me më të pazakonten e saj, dhe me befasinë e shumëkujt që prisnin të shihnin qasje alternativash dhe ballafaqimesh programore. Retorika prej opozite e dy forcave qeverisëse, ngasja e opozitës ndaj legjendës së sajuar të bashkëqeverisjes, përveçse devijuan fokusin real të përmbajtjes së fushatave, modeloi dhe një aferë sa korruptive aq dhe okulte mes drejtuesve të degës së PD-së dhe pjesës tjetër të spektrit politik.

Aspektet keqqeverisëse, jo vetëm nuk u artikuluan nga partia opozitare, por përkundrazi, drejtuesit e fushatës pranë kësaj force politike me diletantizmin e tyre krijuan portretin e “kodoshëve” të ardhshëm të bashkëpushtetit, çka prodhoi paradoksin e mënjanimit më të madh të ndodhur ndonjëherë të figurave, të personaliteteve, të kontributeve të partisë duke zbehur ndjeshëm rolin elektoralist të kësaj force. Nuk kishte ndodhur që nga krijimi i saj, që PD-ja këtu në Pukë, të degdisej monopateve për të improvizuar takime, të strukej kafeneve të fshatrave për të inskenuar aktet episodike të kllounadës propaganduese.

Mungesa e kredibilitetit në vlerat përfaqësuese të drejtuesve, e trasnformoi PD-në e Pukës në një formacion politik që vegjeton në lëtyrën e veseve dhe të ambicieve të paskrupullta të drejtuesve, të cilët e projektojnë veten e tyre në karrige të përhershme pushteti, duke evituar kontribuitetin dhe meritokracinë si premisa të bashkudhëtimit të kësaj force me vlerat demokratike. Të përfshirë në zjarrminë e ethshme të andrrallave me pushtet të stolisur bashkëqeverisjeje, këta drejtues, kanë braktisur anëtarësinë e kësaj force, dhe madje e kanë tradhëtuar në misionin e tyre dhe kanë hedhur baltë mbi peripecitë e shumta që kjo anëtarësi ka kaluar në katër vitet e pushtetit Rama-Meta.

Lexo edhe:

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

Prej kohësh, kam patur bindjen se drejtuesit e PD-së, së këtushme, janë të kapur nga fijet e pushtetit, duke promovuar klonimin e një opozite që do t’i shërbente interesave të klaneve të caktuara të rilindjes. Ndryshe, s’ka se si të justifikohet mungesa e debateve të organizuara me qytetarët, mungesa  e përballjeve ideore dhe programore me kundërshtarët politikë, evitimi i qëndrestarëve dhe mospërfshirja e drejtpërdrejtë e strukturave të partisë në fushatë, mungesa e denoncimit të fakteve implikuese në prishjen e procesit të zgjedhjeve, si: shitblerja e votës, punësimet e paligjshme, të ndodhura së fundi në dy ndërmarrje të mëdha, presionet mbi administratën, moskontrolli i policisë mbi territorin, me pasojë influencimin e grupeve dhe bandave mbi votuesit me mjete të dhunshme, etj, etj.

Të gjitha këto, padyshim janë një këmbanë alarmi për pritshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve këtu në Pukë,  dhe për drejtuesit e PD-së, të cilët i kanë bërë llogaritë e tyre personalizuese sipas motos “ të humbur, por të pushtet-uar ”.

Së fundi, përtej fushatës së vagullt që ka bërë PD-ja e Pukës,  kam besim në sqimën e bashkëqytetarëve të mi pukjanë,  për të mosvotuar alternativën e përdhosjes së tyre dhe të varfërimit të mëtejshëm të qytetarëve shqiptarë që ofron qeverisja e rilindjes, por me datë 25 qershor 2017, të përgjigjen në lartësinë e tyre civile dhe të konsiderimit  si përmbushje detyre ndaj atdheut, duke votuar për Partinë Demokratike si premisa e duhur për çrrënjësimin e sistemit oligarkik,  dhe e zhvillimit ekonomik real që do të ndihmonte Shqipërinë në perspektivën e saj evropiane.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

07:55 : 09/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025
BOTA

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
Para

Demiraj "blindon" Elbasanin, dyshime për përplasje të forta mes militantëve

TË GJITHA

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

07:55 : 09/08/2025

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com