• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

“Rilindja” urbane, fasadat e Ramës kushtuan plot 440 milionë USD

21:38 : 14/06/2017
në EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në katër vitet e mandatit të qeverisë shpenzimet për programin e Rilindjes Urbane llogariten në rreth 440 milionë dollarë.

Programi ka financuar qindra projekte, kryesisht në qendrat urbane por jo vetëm, të cilat kanë ndryshuar fytyrën e shumë qyteteve të vendit.

Por opozita akuzon se Rilindja Urbane është shpërdorim i fondeve publike për fasadë, ndërkohë që vendi ka nevoja të tjera më urgjente.

“Katër vite ka harxhuar 16 miliardë euro buxhet. Rilindja urbane, 400 mln euro. 16 mln euro ka kushtuar sheshi. Vetëm fishekzjarret kanë kushtuar midis 200 dhe 400 mijë euro sipas ekspertëve. Sa vetë do të kishin marrë subvencione me këto para po të kishin shkuar për fermerët? Sa familje do të kishin marrë ndihmë ekonomike?”, deklaroi Basha në një nga takimet elektorale.

Por akuzave të kryetarit të opozitës, kryeministri iu përgjigj menjëherë dhe në stilin e tij. “Kritikët, Rilindjen Urbane e kanë përcaktuar si fasadë. Unë nuk e konsideroj fjalë negative fasadën. Ia thashë edhe Lulit, që nëse nuk e konsideron të rëndësishme fasadën, pse krihesh? E njëjta gjë vlen edhe për hapësirat urbane”, tha Rama në një takim të ngjashëm.

Lexo edhe:

“Black out” në Berlin/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

Ronela Hajati publikon FOTOT me partnerin “misterioz”

Por Rilndja Urbane nuk është sulmuar vetëm nga opozita, por edhe nga aleati katërvjeçar i Ramës në qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim. Përveç përplasjeve politike të javëve të fundit, sulmi i LSI ndaj Rilindjes Urbane mund të ketë edhe një motiv tjetër.

Në katër vjet, programi ka devijuar 440 milionë dollarë investime nga Ministria e Transporteve që kontrollohet nga LSI-në tek fondi i zhvillimit të rajoneve, që është nën varësinë direkte të Ramës.

“Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI. Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja”, tha ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.

Por kryeministri e ka një përgjigje edhe për aleatët mbi efektin që Rilindja Urbane ka patur në ekonominë kombëtare.

“Kemi ngritur 641 kantiere nga Tropoja deri në Konispol. Këto projekte kanë injektuar para’ në ekonominë kombëtare, duke krijuar punësim. Besojmë që nëse turistët janë rritur si numër në Shqipëri, kjo lidhet edhe me këtë program të Rilindjes Urbane”, tha Rama. /  TCH

Lajme të lidhura

BOTA

“Black out” në Berlin/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

17:47 : 09/09/2025
SHOW BIZ

Ronela Hajati publikon FOTOT me partnerin “misterioz”

17:44 : 09/09/2025
SPORT

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

17:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier! Makina përplas 4-vjeçarin në mes të fshatit

17:27 : 09/09/2025
AKTUALITET

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025
AKTUALITET

Regjistrimet në rënie të ndjeshme/ Në pesë fshatra të Bulqizës, vetëm një nxënës në klasën e parë

17:17 : 09/09/2025
Para

Vetëm vota për Blushin mban shpresën gjallë

TË GJITHA

“Black out” në Berlin/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

17:47 : 09/09/2025

Ronela Hajati publikon FOTOT me partnerin “misterioz”

17:44 : 09/09/2025

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

17:39 : 09/09/2025

Aksident i rëndë në Fier! Makina përplas 4-vjeçarin në mes të fshatit

17:27 : 09/09/2025

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025

Regjistrimet në rënie të ndjeshme/ Në pesë fshatra të Bulqizës, vetëm një nxënës në klasën e parë

17:17 : 09/09/2025

Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington

17:16 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com